Makita 2012NB Instruction Manual page 20

Thicknesser
Hide thumbs Also See for 2012NB:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
KUJDES:
Përmes pajisjes zdrukthuese të trashësisë
mund të kalohen krah për krah dy ose më
shumë copa materiali të ngushta, por me
trashësi të ngjashme. Megjithatë, lejoni pak
hapësirë ndërmjet materialit për të bërë të
mundur që cilindrat ushqyes të kapin edhe
pjesët më të holla të materialit. Përndryshe,
pjesa pak më e hollë mund të zmbrapset nga
koka prerëse.
Përdorni gjithmonë kunjin shtytës në rast se
ekziston rreziku që duart ose gishtat tuaj të
afrohen te thika.
► Fig.21
Vendoseni materialin e punës rrafsh mbi pjesën e
sipërme të tavolinës.
Përcaktoni thellësinë e prerjes siç përshkruhet më sipër.
Ndizni veglën dhe prisni derisa thikat të marrin shpejtësi
të plotë. Materiali i punës nuk duhet të ketë prekur
cilindrat ushqyes kur ndizni veglën.
Më pas, futeni materialin e punës rrafsh me pjesën e
sipërme të tavolinës.
Gjatë prerjes së një materiali të gjatë ose të rëndë pune,
ngrini paksa fundin e tij në fillim dhe në fund të prerjes
për të shmangur formimin e kanaleve ose copëtimin në
skajet fundore të materialit të punës.
Përdorimi i pjesës së sipërme të veglës mundëson
kthimin e shpejtë dhe pa mundim të materialit të
punës drejt anës së tavolinës së prerjes. Kjo gjë është
veçanërisht praktike kur punojnë dy përdorues.
► Fig.22
KUJDES:
Materiali i punës me dimensionet e mëposhtme
nuk mund të shtyhet drejt veglës pasi intervali
ndërmjet dy cilindrave ushqyes është 129 mm.
Mos provoni ta prisni atë.
1
Më pak se 130 mm
Më shumë se 130 mm
2
130 mm
3
KUJDES:
Fikeni veglën në rast se materiali i punës ka
ngecur. Vazhdimi i përdorimit të veglës me
material pune të ngecur shkakton konsumimin e
shpejtë të cilindrave ushqyes.
Ruajtja e kunjit shtytës
► Fig.23: 1. Shufra për shtyrje
Kur nuk e përdorni, mbërthejeni kunjin shtytës siç
tregohet në figurë.
Më pak se 130 mm gjatësi
Kryerja e një brazde më shumë
se 130 mm e gjerë
Kryerja e brazdave në intervale
prej 130 mm gjerësi
20 ALBANIAN
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Rregullimi i lartësisë së tavolinës së
poshtme
► Fig.24: 1. Vizorja 2. Për kartolinë 3. Vida rregulluese
► Fig.25: 1. Çelësi heksagonal
Lartësia e tavolinës së poshtme është rregulluar në
fabrikë. Nëse nevojiten rregullime të mëtejshme,
veproni si më poshtë.
Vendosni një kartolinë mbi tavolinë dhe mbi kartolinë
vendosni një vizore. Rrotulloni vidën rregulluese me
çelësin hekzagonal derisa fundi i tavolinës së poshtme
të prekë vizoren. Në këtë moment, fundi i tavolinës
së poshtme qëndron nga 0,1 mm deri në 0,3 mm mbi
sipërfaqen e tavolinës.
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.26: 1. Shenja kufizuese
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen zëvendësuar
në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm karbonçina identike.
► Fig.27: 1. Kapaku i mbajtëses së karboncinave
2. Kaçavida
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Ruajtja e mprehtësisë së thikave
Thikat jo të mprehta mund të shkaktojnë sipërfaqe
të ashpra, mbingarkesë të motorit dhe zmbrapsje të
rrezikshme të materialit të punës. Ndërrojini menjëherë
thikat jo të mprehta.
Vajosja
► Fig.28: 1. Kolona 2. Vida 3. Zinxhiri
Vajosni zinxhirin (pasi të keni hequr kapakun anësor
R), te katër kolonat dhe te vidat për ngritjen e skeletit
kryesor. Ky lubrifikim periodik duhet të kryhet me vaj
makinerie.
KUJDES:
Vajosja dhe e gjithë mirëmbajtja duhet të kryhen
me veglën të fikur dhe të hequr nga priza.
Pastrimi
Pastroni gjithmonë me furçë papastërtitë, ashklat dhe
lëndën e huaj të mbetur te sipërfaqet e cilindrit ushqyes,
te ventilatorët e motorit dhe te cilindrat.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents