Makita 2012NB Instruction Manual page 17

Thicknesser
Hide thumbs Also See for 2012NB:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3.
Mos e përdorni veglën në prani të lëngjeve ose
gazeve të djegshme.
4.
Sigurohuni që të gjithë kapakët të jenë
instaluar përpara përdorimit.
5.
Mbajini thikat me shumë kujdes.
Kontrollojini disqet me kujdes për krisje ose
6.
dëmtim përpara përdorimit. Zëvendësoni
menjëherë disqet e krisura ose të dëmtuara.
7.
Shtrëngojini mirë bulonat e instalimit të thikës.
8.
Hiqni gozhdët dhe pastroni materialin e punës
përpara se të prisni. Gozhdët, rëra ose lënda e
huaj mund të shkaktojnë dëmtim të thikës.
9.
Mos i hiqni ashklat nga kanali i ashklave
ndërkohë që motori punon. Pastrojini ashklat
pasi thikat të kenë ndaluar plotësisht. Përdorni
gjithmonë një shkop etj., kur i pastroni.
10. Mos e lini veglën në funksionim.
11.
Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos
e tërhiqni me forcë kordonin për ta hequr
nga priza. Mbajeni kordonin larg nxehtësisë,
lubrifikantit, ujit dhe pjesëve të mprehta.
12. Vegla duhet të përdoret vetëm për dru dhe
material të ngjashme.
13. Kurrë mos kryeni punë të lëna përgjysmë
(d.m.th. prerje që nuk përfshijnë të gjithë
gjatësinë e materialit të punës).
14. Mos e përdorni kurrë këtë vegël për të bërë
thellime, kllapa ose forma.
15. Mos e përdorni kurrë për zdrukthimin e
drurit të harkuar keq kur ka kontakt të
pamjaftueshëm në tavolinën e prerjes.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e
rregullave të sigurisë të cituara në këtë
manual udhëzimesh mund të shkaktojë
dëmtim të rëndë personal.
INSTALIMI
Zhvendosja dhe transporti i pajisjes
zdrukthuese të trashësisë
► Fig.1: 1. Doreza mbajtëse 2. Tavolina e poshtme
3. Doreza mbajtëse
KUJDES:
Bëni kujdes kur zhvendosni këtë vegël.
Palosni tavolinat e poshtme. Shtrëngoni mirë dorezat e
transportimit kur zhvendosni veglën.
Kur e transportoni me makinë, lidheni me litar ose me
ndonjë mjet tjetër për të parandaluar përmbysjen ose
zhvendosjen.
Pozicionimi i pajisjes zdrukthuese të
trashësisë
► Fig.2: 1. Bulon ose vidë
Vendoseni veglën në një zonë të ndriçuar mirë dhe
të niveluar ku të keni mbështetje të mirë dhe të keni
ekuilibër. Mbërthejeni me vida/bulona mbi tavolinën e
punës ose bazament (aksesor opsional), duke përdorur
vidat për bulona që ndodhen në bazën e pajisjes.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.3: 1. Llamba pilot 2. Çelësi
KUJDES:
Përpara se të lidhni veglën me korrentin,
sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur. Drita
treguese ndizet kur spina e veglës lidhet me
korrentin.
Për të ndezur veglën, shtypni butonin ON ( 1 ) (ndezur).
Për ta fikur shtypni butonin OFF ( O ) (fikur).
Rregullimi i dimensioneve
► Fig.4: 1. Doreza me manivelë 2. Shkalla 3. Skeleti
kryesor 4. Pllaka e treguesit
Ulni skeletin kryesor duke rrotulluar dorezën me
manivelë në drejtim kundërorar derisa pllaka treguese
të tregojë në shkallëzimin e vizores dimensionin
përfundimtar që dëshironi. Një rrotullim i plotë i dorezës
me manivelë e ul ose e ngre skeletin kryesor me 2 mm.
Vizorja ka shkallëzim me inç në krahun e djathtë dhe
shkallëzim metrik me milimetra në krahun e majtë të
saj.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
Thellësia maksimale e prerjes luhatet në varësi nga
gjerësia e materialit që do të pritet. Referohuni në
tabelë. Kur ju duhet të hiqni më shumë sesa vlera e
specifikuar në tabelë, caktojeni thellësinë e prerjes
diçka më të vogël se vlera përfundimtare dhe realizojeni
prerjen në dy ose më shumë hapa.
Gjerësia e materialit të punës që do të pritet
Më pak se 150 mm
150 mm - 240 mm
240 mm - 304 mm
Për të rregulluar thellësinë e prerjes veproni siç vijon.
► Fig.5: 1. Matësi i thellësisë
Futeni materialin e punës rrafsh mbi pjesën e sipërme
të tavolinës. Ulni skeletin kryesor duke rrotulluar
dorezën me manivelë në drejtim kundërorar. Matësi i
thellësisë do të ngrihet dhe vlera e ngritjes së matësit
tregon thellësinë e prerjes.
17 ALBANIAN
Thellësia maksimale e prerjes
3,0 mm
1,5 mm
1,0 mm

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents