Makita 2012NB Instruction Manual page 18

Thicknesser
Hide thumbs Also See for 2012NB:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Gjithmonë uleni skeletin kryesor kur përputhni
pllakën treguese me shkallëzimin që tregon
dimensionin përfundimtar që dëshironi. Nëse
e ngrini skeletin kryesor në dimensionin
përfundimtar që dëshironi, në vidë mund të
ketë xhoko shtesë. Kjo mund të shkaktojë
mosarritjen e dimensionit përfundimtar të
dëshiruar.
Gjithmonë vendoseni materialin e punës rrafsh
mbi pjesën e sipërme të tavolinës kur përcaktoni
thellësinë e prerjes. Në të kundërt, thellësia e
paracaktuar e prerjes do të jetë e ndryshme nga
thellësia reale e prerjes.
Matësi i rregullimit të thellësisë
► Fig.6: 1. Doreza me manivelë 2. Brazda 3. Matësi i
rregullimit të thellësisë
Përdorni matësin e rregullimit të thellësisë kur ju
duhet të caktoni paraprakisht në mënyrë më të saktë
thellësinë e prerjes. Për ta bërë këtë, veproni si më
poshtë.
1.
Fillimisht zdrukthoni materialin në thellësinë e
paracaktuar të prerjes. Matni trashësinë e pjesës
së zdrukthuar për të parë sesa material ju duhet të
hiqni.
2.
Rrotulloni matësin e rregullimit të thellësisë
në dorezën me manivelë derisa gradimi 0 të
përputhet me kanalin në vegël.
3.
Pastaj rrotulloni dorezën me manivelë në drejtim
kundërorar derisa gradimi për thellësinë e
dëshiruar të prerjes të përputhet me kanalin në
vegël.
4.
Kur ju duhet të hiqni më shumë sesa vlera e
specifikuar në tabelën që jepet në seksionin
"Rregullimi i thellësisë së prerjes", caktojeni
thellësinë e prerjes diçka më të vogël se vlera
përfundimtare dhe realizojeni prerjen në dy ose
më shumë hapa.
Bllokuesi
► Fig.7: 1. Ndaluesi 2. Butoni i bllokuesit 3. Çelësi i
bllokuesit 4. Pjesa e sipërme e tavolinës
Përdoreni bllokuesin kur ju duhet të zdrukthoni disa
pjesë me të njëjtën trashësi. Për ta bërë këtë, veproni
si më poshtë.
1.
Rrotulloni dorezën me manivelë derisa pllaka
treguese të tregojë në shkallëzimin e vizores
dimensionin përfundimtar që dëshironi.
2.
Shtypni butonin e bllokuesit dhe uleni bllokuesin
derisa të prekë pjesën e sipërme të tavolinës.
3.
Nëse nevojiten rregullime të sakta të bllokuesit,
rrotulloni çelësin e bllokuesit.
KUJDES:
Gjatë kohës që bllokuesi nuk përdoret, ngrijeni
gjithmonë në pozicionin e tij më të lartë. Mos
ushtroni asnjëherë forcë mbi dorezën me
manivelë kur bllokuesi ka prekur pjesën e
sipërme të tavolinës. Kjo mund të shkaktojë
dëmtimin e veglës.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Ndërrimi i thikave
KUJDES:
Përdorini thikat me shumë kujdes gjatë heqjes
ose vendosjes së thikave për të parandaluar
prerjet ose lëndimin nga thikat dhe për të
parandaluar dëmtimin e thikave. Ato janë të
mprehta brisk.
Përpara vendosjes së thikave, pastroni të gjitha
ashklat, pluhurin, blozën ose lëndën e huaj të
mbetur te cilindri ose te thikat.
Përdorni thika me njëjtat dimensione dhe peshë,
përndryshe do të shkaktohen luhatje/dridhje të
cilindrit duke rezultuar në prerje të dobët dhe,
me kalimin e kohës, prishje të veglës.
Ndërrojini të dyja thikat në të njëjtën kohë.
Thikat që nuk ndërrohen kanë skaj prerës
në të dyja anët. Pasi njëri skaj prerës humb
mprehtësinë, mund të përdorni skajin tjetër
prerës. Hiqeni gjithmonë rrëshirën dhe
papastërtitë që ngjisin në anën e kundërt të
thikës përpara se të përdorni skajin tjetër
prerës. Kjo thikë nuk duhet të mprihet sërish.
Pasi të dyja skajet prerëse të kenë humbur
mprehtësinë, thika duhet të hidhet me kujdes.
Heqja e thikave
Lironi vidën me vesh që siguron kapakun e ashklave
dhe hiqeni kapakun e ashklave. Hiqni vidat që sigurojnë
kapakun e anës së djathtë. Më pas, hiqni kapakun e
anës së djathtë. Rrotullojeni pulexhën derisa cilindri të
mund të bllokohet në pozicionin ku bulonat e vendosjes
së thikës janë drejtuar për lart.
► Fig.8: 1. Pllaka e bllokuesit 2. Pulexha 3. Tamburi
4. Zinxhiri 5. Dado me vesh
Vetëm për thikat me një përdorim
Vendosni dy mbajtësit magnetikë në pllakën e kompletit
dhe shtyjini në drejtimin e shigjetës derisa nofulla të
prekë thikën. Hiqni gjashtë bulonat e vendosjes së
thikës me anë të çelësit hekzagonal. Kapni mbajtësit
magnetikë dhe ngrijini vertikalisht për të hequr pllakën
e kompletit dhe thikën nga cilindri. Shtyni pllakën
bllokuese dhe rrotullojeni pulexhën 180° për të bllokuar
cilindrin. Hiqeni thikën tjetër siç përshkruhet më sipër.
► Fig.9: 1. Bulonat e vendosjes së thikës 2. Pllaka e
vendosjes 3. Mbajtësi magnetik 4. Tamburi
5. Fleta 6. Nofulla
► Fig.10: 1. Çelësi hekzagonal 2. Mbajtësit magnetikë
18 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents