Makita 2012NB Instruction Manual page 19

Thicknesser
Hide thumbs Also See for 2012NB:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Vetëm për thikat standarde.
Hiqni gjashtë bulonat e vendosjes me anë të çelësit
hekzagonal. Ngrijeni pllakën e kompletit dhe thikën
vertikalisht për t'i hequr nga cilindri. Shtyni pllakën
bllokuese dhe rrotulloni cilindrin duke e kthyer pulexhën
180° për të bllokuar cilindrin. Hiqeni thikën tjetër siç
përshkruhet më sipër. Hiqni pllakën e kompletit nga
thika.
► Fig.11: 1. Çelësi hekzagonal 2. Pllaka e bllokuesit
3. Buloni i vendosjes së thikës
► Fig.12: 1. Pllaka e vendosjes
Vendosja e thikave
KUJDES:
Përdorni vetëm çelësin hekzagonal të Makita-s
të dhënë për të shtrënguar bulonat e vendosjes
së thikës. Përdorimi i ndonjë çelësi tjetër
hekzagonal mund të shkaktojë shtrëngim të
tepërt ose të pamjaftueshëm të bulonave, duke
rezultuar në lëndim të rëndë.
Vetëm për thikat me një përdorim
Merrni një pllakë të sheshtë druri afërsisht 300 mm
të gjatë dhe 100 mm të gjerë. Vendoseni thikën dhe
pllakën e kompletit mbi pllakën e drurit në mënyrë që
dhëmbi i vendit të thikës në pllakën e kompletit të futet
në kanalin e thikës. Rregullojeni pllakën e kompletit
në mënyrë që të dyja skajet e thikës të dalin rreth 1
mm përtej skajit të pllakës së kompletit. Vendosni dy
mbajtësit magnetikë në pllakën e kompletit dhe shtyjini
derisa nofulla të prekë thikën.
► Fig.13: 1. Mbajtësi magnetik 2. Pllaka e vendosjes
3. Fleta
Kapni mbajtësin magnetik dhe rrëshqitni mbështetësen
e pllakës së kompletit në kanalin në cilindër. Vendosni
bulonat e vendosjes së thikës.
► Fig.14: 1. Bulonat e vendosjes së thikës 2. Pllaka e
vendosjes 3. Mbajtësi magnetik 4. Tamburi
5. Fleta 6. Nofulla
Pasi t'i keni shtrënguar lehtë dhe njëtrajtësisht të gjithë
bulonat e vendosjes së thikës nga qendra për jashtë,
shtrëngojini plotësisht duke ndjekur të njëjtin rend. Hiqni
mbajtësit magnetikë nga pllaka e kompletit.
► Fig.15: 1. Çelësi hekzagonal 2. Mbajtësit magnetikë
Vendosni thikën tjetër siç përshkruhet më sipër.
Rrotulloni cilindrin me ngadalë ndërkohë që shtyni
pllakën bllokuese për t'u siguruar që nuk ka asgjë
jonormale. Më pas, vendosni kapakun e ashklave dhe
kapakun anësor.
KUJDES:
Mos i shtrëngoni bulonat e vendosjes së thikës
nëse dhëmbi i vendit të thikës në pllakën e
kompletit nuk është futur siç duhet në kanalin e
thikës. Kjo mund të shkaktojë dëmtimin e thikës
dhe lëndimin e mundshëm të përdoruesit.
Mos e ndizni veglën me kapakun e ashklave të
hequr.
Gjatë vendosjes së kapakut të ashklave,
sigurohuni që zinxhiri të mos kapet nga kapaku i
ashklave.
Vetëm për thikat standarde.
Vendoseni thikën te matësi i thikës në mënyrë që
skaji i thikës të përputhet përsosmërish me pjesën
e brendshme të buzës së përparme (A). Vendoseni
pllakën e kompletit te thika dhe më pas shtyni lehtë
mbështetësen e pllakës së kompletit që të përputhet
me pjesën e pasme të matësit të thikës (B). Shtrëngoni
vidat për të fiksuar pllakën e kompletit te thika.
► Fig.16: 1. Vida 2. Pllaka e vendosjes 3. Fleta
4. Matësi i thikës
Rrëshqisni mbështetësen e pllakës së kompletit në
kanalin në cilindër. Vendosni bulonat e vendosjes së
thikës.
► Fig.17: 1. Pllaka e vendosjes 2. Brazda 3. Fleta
4. Tamburi
Pasi t'i keni shtrënguar fort dhe njëtrajtësisht të gjithë
bulonat e vendosjes së thikës nga qendra për jashtë,
shtrëngojini plotësisht duke ndjekur të njëjtin rend.
► Fig.18: 1. Çelësi hekzagonal 2. Pllaka e bllokuesit
3. Buloni i vendosjes së thikës
Vendoseni thikën tjetër siç përshkruhet më sipër.
Rrotulloni cilindrin me ngadalë ndërkohë që shtyni pllakën
bllokuese për t'u siguruar që nuk ka asgjë jonormale. Më
pas, vendosni kapakun e ashklave dhe kapakun anësor.
KUJDES:
Shtrëngojini bulonat e vendosjes së thikës në
mënyrë të sigurt gjatë vendosjes së thikave.
Mos e ndizni veglën me kapakun e ashklave të
hapur.
Gjatë vendosjes së kapakut të ashklave,
sigurohuni që zinxhiri të mos kapet nga kapaku i
ashklave.
Ndryshimi i llojit të thikës
Vegla mund të pranojë, ose thika me një përdorim, ose
thika standarde. Nëse dëshironi të ndryshoni llojin e
thikës, blini dhe përdorni pjesët e mëposhtme.
Kalimi nga thika standarde në
thikën me një përdorim
Pllakë kompleti -------------- 2 copë.
Thikë me një përdorim (306 mm) --- 2 copë.
Mbajtës magnetik ------------ 2 copë.
Kompleti i mbulesës
► Fig.19: 1. Kompleti i mbulesës
Kur dëshironi që gjatë përdorimit të ruani pastërtinë me
anë të thithjes së thjeshtë të pluhurave, lidhni fshesën
me korrent me pajisjen zdrukthuese të trashësisë
nëpërmjet kësaj mbulese.
► Fig.20: 1. Dado me vesh 2. Kapaku i ashklave
3. Zinxhiri 4. Kompleti i mbulesës
Lironi vidat me vesh që sigurojnë kapakun e ashklave.
Montojeni mbulesën te pajisja zdrukthuese e trashësisë
dhe fiksoni kapakun e ashklave dhe mbulesën së
bashku duke shtrënguar vidat me vesh.
KUJDES:
Gjatë vendosjes së kompletit të mbulesës,
sigurohuni që zinxhiri të mos kapet nga kapaku i
ashklave ose nga kompleti i mbulesës.
19 ALBANIAN
Kalimi nga thika me një përdorim
në thikën standarde
Pllakë kompleti -------------- 2 copë.
Vidë me kokë të rrafshët konike M 4 x 6 ----- 4 copë.
Thikë standarde ------------- 2 copë.
Matës thike ----------------1 copë.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents