Download Print this page

Makita CE002G Instruction Manual page 50

Cordless power cutter
Hide thumbs Also See for CE002G:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i veglës
VINI RE:
Mos e lani mjetin me ujë.
Pas çdo përdorimi, hiqni baterinë dhe diskun, më pas
pastroni pluhurin ose papastërtitë e grumbulluar brenda
kapakut të diskut. Pastrojeni trupin e veglës duke fshirë
tallashin dhe papastërtitë me një leckë të thatë ose
me një të njomur me ujë me sapun dhe të shtrydhur.
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë papastërtitë nga
lentja e llambës. Bëni kujdes të mos gërvishtni lenten e
llambës, në të kundërt ajo do të ulë ndriçimin.
► Fig.33: 1. Kapaku i diskut 2. Lentja e llambës
Pastrimi i vrimave të ajrit
Pastrojini rregullisht vrimat e ajrit të veglës ose sa herë
që nisin të bllokohen.
► Fig.34: 1. Vrima e ajrimit
Ndërrimi i sinkro-rripit
1.
Hiqni kutitë e baterisë dhe diskun.
2.
Lironi bulonat hekzagonalë duke përdorur majën e
çelësit me tub, dhe më pas hiqeni kapakun.
► Fig.35: 1. Çelësi me tub 2. Buloni hekzagonal
3. Kapaku
3.
Shtyjeni butonin e bllokuesit të boshtit dhe
mbajeni për ta fiksuar pulexhon e madhe, dhe më pas
rrotulloni dadon në drejtim të kundërt të akrepave të
orës duke përdorur anën e hollë të çelësit me tub.
► Fig.36: 1. Pulexho e madhe 2. Butoni i bllokuesit
të boshtit
4.
Shtyjeni butonin e bllokuesit të boshtit dhe
mbajeni për ta fiksuar pulexhon e madhe, dhe më
pas rrotulloni diskun e vogël në drejtim të kundërt të
akrepave të orës duke përdorur anën e trashë të çelësit
me tub për të liruar sinkro-rripin.
► Fig.37: 1. Butoni i bllokuesit të boshtit 2. Pulexho e
madhe 3. Disk i vogël
5.
Hiqni rripin.
6.
Me foletë në anën e brendshme të rripit, lidheni
njërën anë të rripit në pulexhon e vogël, dhe më pas
lidheni anën tjetër të rripit në pulexhon e madhe.
► Fig.38: 1. Rripi 2. Pulexho e madhe 3. Pulexho e vogël
7.
Shtyjeni butonin e bllokuesit të boshtit dhe
mbajeni për ta fiksuar pulexhon e madhe, dhe më pas
rrotulloni diskun e vogël në drejtim të akrepave të orës
duke përdorur anën e trashë të çelësit me tub për të
shtrënguar rripin.
► Fig.39: 1. Butoni i bllokuesit të boshtit 2. Pulexho
e madhe
SHËNIM: Sigurohuni që disku i vogël të jetë në
pozicion siç tregohet në figurë.
► Fig.40: 1. Disk i vogël
8.
Shtyjeni butonin e bllokuesit të boshtit dhe
mbajeni për ta fiksuar pulexhon e madhe, dhe më pas
rrotulloni dadon në drejtim të akrepave të orës duke
përdorur anën e hollë të çelësit me tub.
► Fig.41: 1. Butoni i bllokuesit të boshtit
SHËNIM: Kur shtrëngoni dadon, aplikoni 19 - 21 N•m
si forcë shtrëngimi.
9.
Vendoseni kapakun dhe më pas shtrëngoni
bulonat hekzagonalë duke përdorur majën e çelësit.
► Fig.42: 1. Çelësi me tub 2. Buloni hekzagonal
3. Kapaku
50 SHQIP

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Ce002gz01