Makita VC005GL Instruction Manual page 33

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC005GL:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Një aksesor me funksionin e kyçjes mund
të instalohet vetëm në folenë e thithjes me funksionin
e kyçjes.
► Fig.24: 1. Aksesori me funksionin e kyçjes 2. Foleja
e thithjes me funksionin e kyçjes 3. Foleja e
thithjes pa funksionin e kyçjes
Kur përdorni aksesorin pa funksionin e kyçjes
Aksesorë opsionalë
Futni një aksesor në hyrjen e thithjes së fshesës, duke
e shtyrë dhe vidhosur me dorë në vend.
Përdridheni dorën dhe shkëputeni aksesorin nga hyrja e
thithjes pas përdorimit.
► Fig.25
Rregullimi i gjatësisë së tubit
zgjatues me rrëshqitje
Një tub zgjatues me rrëshqitje mund të kombinohet
për gjatësi të mëdha e të vogla. Ai mundëson arritjen e
zonave të vështira dhe opsione komode pozicionimi.
Tërhiqeni brenda dhe jashtë tubin rrëshqitës për të ndryshuar
gjatësitë e tubit ndërsa shtypni e mbani butonin e rrëshqitjes.
Lirojeni butonin e rrëshqitjes për të kyçur tubin
rrëshqitës në pozicionin që dëshironi.
► Fig.26: 1. Tubi rrëshqitës 2. Butoni i rrëshqitjes
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Përpara se të përpiqeni të kryeni
kontroll apo mirëmbajtje, sigurohuni gjithmonë
që makineria të jetë fikur dhe që kutitë e baterive
të jenë hequr.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Ruajtja e aksesorëve
Aksesorët dhe pjesët që nuk janë në përdorim, si p.sh.
kokat dhe furçat, mund të kapen dhe ruhen në multigrep
në pjesën e pasme të fshesës.
► Fig.27: 1. Multigrepi 2. Aksesorët dhe pjesët që nuk
janë në përdorim
Tubat (me ndalues opsional të instaluar) mund të
vendosen në mbajtësen e tubit kur fshesa nuk përdoret
për një kohë të shkurtër.
► Fig.28: 1. Ndaluesi (aksesor opsional) 2. Mbajtësi i tubit
Një zorrë mund të mbështillet dhe ruhet përreth kasës
së fshesës në leqe të mëdha. Mbajeni skajin e poshtëm
të vendosur në hyrjen e zorrës dhe varini zorrët derisa
të lidhet multigrepi me skajin e lirë.
► Fig.29
Pastrimi i filtrit prej pëlhure
Pastrojeni filtrin e pëlhurës në intervale të rregullta pasi filtri i
bllokuar i pëlhurës mund të shkaktojë rendiment të ulët në thithje.
Fshijeni dhe shkundeni herë pas here me dorë pluhurin
nga filtri i pëlhurës.
► Fig.30: 1. Filtri prej pëlhure
Pastrimi i filtrit të pluhurit (HEPA)
dhe parafiltrit
Aksesorë opsionalë
Pastrojeni filtrin e pluhurit, parafiltrin dhe amortizatorin
në intervale të rregullta pasi filtrat dhe amortizatori i
bllokuar mund të shkaktojë rendiment të ulët në thithje.
Fshijeni dhe shkundeni rregullisht pluhurin nga filtrat
dhe amortizatori.
Me raste lani filtrin e pluhurit me ujë, shpëlajeni dhe thajeni mirë në
hije përpara përdorimit. Mos i lani kurrë filtrat në makinën larëse.
► Fig.31
SHËNIM: Mos i fërkoni dhe kruani filtrin e pluhurit,
parafiltrin ose amortizatorin me objekte të forta si
furçë apo me spatul.
SHËNIM: Filtrat konsumohen me kalimin e kohës.
Rekomandohet që të mbani disa të tillë rezervë.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Tubi
Unazat e përparme (22, 24, 38)
Tubi i drejtë
Tubi zgjatues
Hundëza me kënd
Furça e rrumbullakët
Filtri i pluhurit, HEPA (për pluhur të thatë)
Amortizatori
Parafiltri
Filtri prej pëlhure
Montimi i hundëzës
Tubi i lakuar
Qese polietileni
Paketa prej letre
Adaptori MAKPAC
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
33 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vc005glz

Table of Contents