Makita VC005GL Instruction Manual page 27

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC005GL:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
7.
Mos thithni kurrë material toksike,
kancerogjene, të djegshme ose të rrezikshme,
si asbesti, arseniku, bariumi, beriliumi, plumbi,
pesticidet ose materiale të tjera të rrezikshme
për shëndetin.
8.
Gjithmonë vendoseni fshesën në një sipërfaqe të
sheshtë horizontale për të parandaluar rrëzimin
ose lëvizjen e saj në mënyrë aksidentale.
9.
Mos e përdorni kurrë fshesën jashtë kur bie shi.
10. Për Finlandën, kjo makineri nuk duhet të
përdoret në ambiente të brendshme në
temperaturë të ulët.
11.
Mos përdorni burime që janë pranë nxehtësisë
(soba etj.).
12. Nëse ajri që del kthehet në dhomë, është e
nevojshme që të lejohet një normë e përshtatshme
shkëmbimi e ajrit në dhomë. Është e nevojshme t'u
referoheni rregulloreve kombëtare.
13. Mos bllokoni folenë e thithjes/daljen/tubat
e ftohjes. Këta tuba mundësojnë ftohjen e
motorit. Duhet treguar kujdes për të shmangur
bllokimin, përndryshe motori do të digjet për
shkak të mungesës së ventilimit.
14. Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
15. Mos e palosni, tërhiqni ose shkelni tubin.
16. Ndalojeni menjëherë fshesën nëse vëreni
performancë të dobët ose diçka anormale gjatë
përdorimit.
17. HIQNI BATERINË(TË). Kur nuk është në punë,
para shërbimit dhe kur ndërroni aksesorët.
18. Pastrojeni dhe bëjini shërbim fshesës
menjëherë pas çdo përdorimi për ta mbajtur në
gjendje sa më të mirë pune.
19. MIRËMBAJENI FSHESËN ME KUJDES. Mbajeni
fshesën të pastër për performancë më të mirë
e më të sigurt. Ndiqni udhëzimet për ndërrimin
e aksesorëve. Mbajini dorezat të thata, të
pastra dhe pa vaj dhe graso.
20. KONTROLLONI PJESËT E DËMTUARA. Para
përdorimit të mëtejshëm të fshesës, mbrojtëset
ose pjesët e tjera të dëmtuara duhen kontrolluar
me kujdes për të përcaktuar nëse do të
funksionojnë siç duhet dhe nëse do të kryejnë
funksionin e synuar. Kontrolloni centrimin e
pjesëve lëvizëse, lidhjen e pjesëve lëvizëse,
dëmtimin e pjesëve, montimin dhe ndonjë
rrethanë tjetër që mund të ndikojë te përdorimi i
saj. Mbrojtëset ose pjesët e tjera që janë dëmtuar
duhen riparuar siç duhet ose duhen zëvendësuar
nga një qendër shërbimi e autorizuar, përveç
rastit kur tregohet ndryshe në këtë manual
përdorimi. Ndërrojini çelësat me defekt në një
qendër shërbimi të autorizuar. Mos e përdorni
fshesën nëse çelësi nuk e ndez ose e fik.
21. Për shërbim nga përdoruesi, makineria duhet të
çmontohet, pastrohet dhe shërbehet, për aq sa
është logjikisht praktike, pa shkaktuar rrezik për
personelin e mirëmbajtjes dhe të tjerët.
22. Makineria duhet të inspektohet teknikisht
të paktën një herë në vit nga prodhuesi ose
nga një person i trajnuar, që konsiston,
për shembull, në inspektimin e filtrave për
dëmtime, të izolimit të ajrit të makinerisë dhe të
funksionit të duhur të mekanizmit të kontrollit.
23. Kur kryeni shërbime apo riparime, duhen
hedhur të gjitha materialet e ndotura të
cilat nuk mund të pastrohen siç duhet;
këto materiale duhen hedhur në qese të
papërshkueshme sipas rregulloreve aktuale të
hedhjes së mbeturinave të tilla.
24. PJESËT E KËMBIMIT. Kur bëni shërbim,
përdorni vetëm pjesë këmbimi identike.
25. RUAJTJA E FSHESËS KUR NUK ËSHTË NË
PUNË. Kur nuk është në punë, fshesa duhet
ruajtur në një ambient të brendshëm.
26. Trajtojeni fshesën me kujdes. Trajtimi pa
kujdes mund të shkaktojë thyerje edhe te
fshesat më të forta.
27. Mos provoni të pastroni pjesën e jashtme
ose të brendshme me benzinë, hollues ose
kimikate pastrimi. Mund të shkaktohen krisje
ose çngjyrime.
28. Mos e përdorni fshesën në hapësirë të mbyllur
ku bojërat me vaj, holluesit e bojës, benzina,
disa substanca kundër molës etj. mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm, shpërthyes ose
helmues ose në vende ku ka prani pluhuri të
ndezshëm.
29. Mos e përdorni këtë vegël ose asnjë vegël tjetër
kur jeni nën ndikimin e drogave ose alkoolit.
30. Si rregull sigurie bazë, përdorni gjithmonë
syze mbrojtëse ose syze sigurie me mbrojtëse
anësore.
31. Përdorni maskë kundër pluhurit në ambiente
pune me pluhur.
32. Kjo makineri nuk është synuar të përdoret nga
persona apo fëmijë me aftësi fizike, ndijore ose
mendore të kufizuara, ose që kanë mungesë të
përvojës ose të njohurive.
33. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
se nuk luajnë me fshesën.
34. Mos e prekni kurrë baterinë(të) apo fshesën
me duar të njoma.
35. Tregoni kujdes maksimal kur pastroni shkallët.
36. Mos e përdorni fshesën si stol ose si bankë.
Pajisja mund të rrëzohet dhe mund të
shkaktohet lëndim personal.
37. Mos thithni shkumë ose lëng sapuni. Mund të
shkaktojë daljen e shkumës nga dalja e ajrit,
duke rezultuar në eletroshok dhe dëmtim të
fshesës.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
1.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
2.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
3.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
27 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vc005glz

Table of Contents