Makita M3602 Instruction Manual page 26

Hide thumbs Also See for M3602:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Udhëzuesi i makinës buzëprerëse (lloji B)
Aksesorë opsionalë
Instaloni udhëzuesin e makinës buzëprerëse në
udhëzuesin e drejtë me anë të vidave me veshë (B).
Futeni udhëzuesin e drejtë në vrimat e bazës së veglës
dhe shtrëngojeni vidën me veshë (A). Për të rregulluar
distancën ndërmjet puntos së frezës dhe udhëzuesit
të makinës buzëprerëse, lironi vidat me veshë (B). Kur
rregulloni harkun e udhëzuesit lart ose poshtë, lironi
vidën me veshë (C). Pas rregullimit shtrëngoni fort të
gjitha vidat me veshë.
► Fig.17: 1. Harku i udhëzuesit 2. Udhëzuesi i
makinës buzëprerëse
Gjatë prerjes lëvizeni veglën me harkun e udhëzuesit
në anë të materialit të punës.
► Fig.18: 1. Puntoja e frezës 2. Harku i udhëzuesit
3. Materiali i punës
Kapaku për pluhurin (për veglën me
dorezë)
Aksesorë opsionalë
Kapaku për pluhurin parandalon tërheqjen e pluhurit të
sharrës brenda veglës në pozicion të anasjelltë.
Vendosni kapakun për pluhurin siç tregohet kur përdorni
veglën me mbështetësen e frezës që disponohet në treg.
Hiqeni kur ta përdorni veglën në pozicionin normal.
► Fig.19: 1. Vida 2. Kapaku për pluhurin
Distancatori (për veglën me çelës)
Aksesorë opsionalë
Distancatori pengon rënien e puntos së frezës në
mandrino kur ndërrohet puntoja e frezës në pozicionin
përmbys.
Futeni distancatorin sipas ilustrimit kur e përdorni
veglën me një mbështetëse freze që gjendet në treg.
► Fig.20: 1. Dadoja e mandrinës pincetë 2. Koni i
mbledhjes 3. Distancatori
Heqja e pluhurave
Aksesorë opsionalë
Hundëzën e pluhurit përdoreni për shkarkimin e
pluhurit.
► Fig.21: 1. Hundëza e pluhurit
Instalimi i hundëzës së pluhurit
► Fig.22: 1. Mbështetja 2. Leva e bllokimit
Ngrini levën e bllokimit të hundëzës së pluhurit.
1.
Vendoseni hundëzën e pluhurit mbi bazën e
2.
veglës në mënyrë që pjesa e sipërme e tij të kapet në
grepin e bazës së veglës.
Futni mbështetëset në hundëzën e pluhurit te
3.
grepat përpara bazës së veglës.
Shtyni për poshtë levën e bllokimit në bazamentin
4.
e veglës.
Lidhni një fshesë me korrent me hundëzën e
5.
pluhurit.
► Fig.23
Heqja e hundëzës së pluhurit
Ngrini levën e bllokimit.
1.
Tërhiqni hundëzën e pluhurit jashtë bazës së
2.
veglës ndërsa mbani mbështetëset mes gishtit të madh
dhe një gishti tjetër.
MIRËMBAJTJA
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
KUJDES:
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
VINI RE:
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.24: 1. Shenja e kufizimit
Kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini ato kur të konsumohen deri në shenjën
e kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të
hyjnë lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat
duhen zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e
1.
mbajtëseve të furçave.
Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të rejat dhe
2.
siguroni kapakët e mbajtëseve të karbonçinave.
► Fig.25: 1. Kapaku i karbonçinës
Për veglën me dorezë
Sigurohuni që ta rivendosni sërish
KUJDES:
dorezën pasi të futni karbonçinën e re.
Lironi levën e bllokimit dhe hiqni dorezën duke e kthyer
në drejtim kundërorar.
► Fig.26: 1. Doreza
SHËNIM: Susta e ngjeshjes do të dalë nga doreza,
kështu që bëni kujdes të mos e humbni sustën e
ngjeshjes.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
26 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents