Makita M3602 Instruction Manual page 23

Hide thumbs Also See for M3602:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e frezës
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse të
1.
izoluara të kapjes sepse prerësi mund të prekë
kordonin e tij. Prerja e një teli me rrymë mund të
elektrizojë pjesët metalike të ekspozuara të veglës
elektrike dhe mund t'i japë punëtorit goditje elektrike.
Përdorni morseta ose ndonjë mënyrë tjetër
2.
praktike për ta siguruar dhe për ta mbështetur
materialin e punës në një platformë të
qëndrueshme. Mbajtja e materialit me dorë ose
përkundrejt trupit tuaj e lë atë të paqëndrueshëm
dhe mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
Boshti i puntos së prerësit duhet të përputhet
3.
me mandrinën pincetë të projektuar.
Përdorni vetëm një punto që ka vlerësim të
4.
paktën sa shpejtësia maksimale në vegël.
Mbani mbrojtëse për dëgjimin gjatë periudhave
5.
të tejzgjatura të përdorimit.
Mbajini puntot e frezës me shumë kujdes.
6.
Kontrolloni punton e frezës me kujdes për krisje
7.
ose dëmtim përpara përdorimit. Zëvendësoni
menjëherë punton e krisur ose të dëmtuar.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni
8.
për gozhdë dhe hiqini të gjitha nga materiali i
punës përpara përdorimit.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
9.
10. Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
Sigurohuni që puntoja e frezës nuk e prek
11.
materialin e punës përpara se të ndizet çelësi.
12. Përpara se të përdorni veglën mbi një material
aktual, lëreni të punojë për ca kohë. Bëni kujdes
nga dridhjet ose lëkundjet që mund të tregojnë
se puntoja nuk është vendosur siç duhet.
13. Bëni kujdes nga drejtimi i rrotullimit të puntos
së frezës dhe nga drejtimi i shtyrjes.
14. Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
15. Gjithmonë fikeni veglën dhe prisni që puntoja
e frezës të ndalojë plotësisht përpara se ta
hiqni veglën nga materiali i punës.
16. Mos e prekni punton e frezës menjëherë pas
punës; mund të jetë shumë e nxehtë dhe mund
t'ju djegë lëkurën.
17. Mos e lyeni me pakujdesi bazën e veglës me
hollues, benzinë, vaj ose të tjera si këto. Ato
mund të shkaktojnë krisje të bazës së veglës.
18. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
19. Përdorni gjithmonë maskën kundër pluhurit/
respiratorin e duhur për materialin dhe për
aplikacionin me të cilët po punoni.
20. Vendoseni veglën në zonë të qëndrueshme.
Përndryshe mund të ndodhë aksident nga rrëzimi
dhe të shkaktojë lëndime.
21. Mbajeni kordonin larg këmbëve tuaja apo
objekteve. Përndryshe kordoni i ngatërruar mund
shkaktojë aksidente rrëzimi dhe të shkaktojë
lëndime.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
Sigurohuni gjithmonë që vegla
KUJDES:
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
Vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë. Lironi
levën e bllokimit dhe ulni trupin e veglës derisa
puntoja e frezës të prekë pak sipërfaqen e sheshtë.
Shtrëngoni levën e bllokimit për të bllokuar trupin e
veglës. Ndërkohë që shtypni butonin e furnizimit të
shpejtë, lëvizeni mbështetësen e pajisjes fiksuese lart
ose poshtë derisa të përftoni thellësinë e dëshiruar
të prerjes. Rregullime të vogla të thellësisë mund të
përftohen duke rrotulluar mbështetësen e pajisjes
fiksuese (1,5 mm (1/16") për rrotullim).
► Fig.1: 1. Dadoja 2. Mbështetësi i pajisjes fiksuese
3. Butoni i furnizimit të shpejtë 4. Buloni
rregullues hekzagonal 5. Bllokuesi i pajisjes
fiksuese 6. Leva e bllokimit
Thellësia e prerjes nuk duhet të
KUJDES:
jetë më e lartë se 20 mm (13/16") për çdo kalim
gjatë prerjes së kanaleve. Për punime me kanale
me thellësi të madhe, bëni dy ose tre kalime
duke rritur në mënyrë progresive parametrat e
thellësisë së puntos së frezës.
Dadoja
Për veglën pa dorezë
Kufiri i sipërm i trupit të veglës mund të rregullohet duke
rrotulluar dadon. Mos e ulni shumë dadon. Puntoja e
frezës do të dalë duke krijuar rrezik.
Për veglën me dorezë
Kufiri i sipërm i trupit të veglës mund të rregullohet duke
rrotulluar çelësin. Kur maja e puntos së frezës tërhiqet
më shumë sesa kërkohet, në lidhje kjo me sipërfaqen
bazë të pllakës, rrotulloni çelësin për të zvogëluar
kufirin e sipërm.
► Fig.2: 1. Doreza
23 SHQIP
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents