Makita VC009G Instruction Manual page 54

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC009G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për të ruajtur fuqinë optimale të thithjes
VINI RE:
dhe për të mbajtur daljen të pastër, pastrojeni
rregullisht filtrin HEPA. Nëse nuk arrihet fuqi
e mjaftueshme thithjeje edhe pas pastrimit,
ndërrojeni filtrin HEPA me një të ri.
Për të parandaluar dëmtimin e
VINI RE:
filtrit HEPA, mos përdorni kompresor veglat
e mëposhtme dhe artikuj të ngjashëm për ta
pastruar:
Kompresor me ajër
Larëse me presion të lartë
Vegla prej materialeve të forta si furçë
metalike
1.
Hapni kapakun dhe nxirrni qesen e filtrit. Lirojeni
grepin në filtrin HEPA dhe hiqeni nga trupi i fshesës me
korrent.
► Fig.46
2.
Nxirreni pluhurin nga filtri HEPA duke e shkundur.
Filtri HEPA mund të lahet me ujë. Shpëlani pluhurin dhe
grimcat në filtrin HEPA çdo 1 ose 2 muaj. Pas kësaj,
thajeni plotësisht filtrin HEPA në një vend në hije dhe të
ajrosur mirë për të parandaluar aromat e pakëndshme
ose keqfunksionimin.
3.
Për ta montuar filtrin HEPA, vendoseni anën pa
kapëse në mbajtëse dhe më pas shtyjeni filtrin HEPA
poshtë derisa kapësja të fiksohet mirë nga pjesa e dalë.
► Fig.47: 1. Mbajtësja 2. Filtri HEPA 3. Pjesa e dalë
4. Fleta
Pastrimi i qeses së pluhurit
Pastrojeni rregullisht qesen e pluhurit me sapun dhe
ujë. Kthejeni qesen e pluhurit nga ana tjetër dhe hiqni
pluhurin e ngjitur. Lajeni me delikatesë me dorë dhe
shpëlajeni mirë me ujë. Thajeni plotësisht përpara se të
montoni fshesën.
► Fig.48
Qeset e lagura të pluhurit ulin rendimentin
VINI RE:
e fshirjes si edhe jetëgjatësinë e motorit.
AKSESORË OPSIONALË
Këta aksesorë ose shtojca
KUJDES:
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Zorra (për tipin me shkarkim pluhuri)
Zorra (për tipin me fshesë me korrent)
Tubi zgjatues
Grykëza e lirë
Grykëza në formë T-je
Hundëza e folesë
Hundëza me kënd
Furça e rafteve
Furça e rrumbullakët
Grupi i tubit të lakuar
Qesja e filtrit
Qesja e pluhurit
Unaza e përparme
Filtri HEPA
Kapaku i pajimit
Njësia me valë
Aksesori Cyclone
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Aksesori Cyclone
SHËNIM: Kur përdorni aksesorin Cyclone me këtë
pajisje, nevojitet edhe tubi i lakuar.
► Fig.49: 1. Aksesori Cyclone
Rreth aksesorit Cyclone
Përdorimi i fshesës me aksesorin Cyclone të vendosur
redukton sasinë e pluhurit që hyn në qesen e pluhurit,
gjë që ndihmon në parandalimin e dobësimit të forcës
së thithjes. Gjithashtu, edhe pastrimi pas përdorimit
është i thjeshtë.
Sigurohuni gjithmonë që vegla
KUJDES:
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël. Nëse
kutia e baterisë lihet e futur, fshesa mund të niset
papritur dhe të rezultojë në lëndim.
Pastroni filtrin prej rrjete të
KUJDES:
aksesorit Cyclone dhe qesen e pluhurit të njësisë
së fshesës kur ato bllokohen. Vazhdimi i përdorimit
në gjendje të bllokuar mund të rezultojë në nxehje
ose tym.
Kur aksesori Cyclone është i vendosur,
VINI RE:
mos e përdorni aksesorin Cyclone në pozicion
horizontal ose lart. Nëse veproni kështu mund të
bëni që filtri prej rrjete të bllokohet.
Gjithmonë përdoreni fshesën me
VINI RE:
qesen e pluhurit të vendosur, edhe kur përdorni
aksesorin Cyclone. Përdorimi i fshesës pa qesen
e pluhurit mund të rezultojë në keqfunksionim të
motorit.
SHËNIM: Kontrolloni që aksesori Cyclone, fshesa
dhe tubi i drejtë të jenë kyçur mirë përpara përdorimit.
SHËNIM: Zbrazeni kutinë e pluhurit të aksesorit
Cyclone dhe qesen e pluhurit të fshesës kur është
grumbulluar pluhur. Vazhdimi i përdorimit do të
rezultojë në forcë të dobësuar thithjeje.
SHËNIM: Ju mund ta përdorni aksesorin Cyclone me
ose pa funksionin e kyçjes.
SHËNIM: Për të vendosur ose hequr aksesorin
Cyclone, referojuni seksionit "Përdorimi si fshesë".
54 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents