Makita VC009G Instruction Manual page 46

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC009G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur pajisa/bateria vihet në punë në një mënyrë që
e bën atë të tërheqë një korrent më të lartë nga
normalja, pajisja fiket automatikisht. Në këtë situatë,
fikeni pajisjen dhe ndaloni përdorimin që shkaktoi
mbingarkesën e pajisjes. Pastaj ndizeni pajisjen për ta
rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur pajisja/baterisë nxehet tepër, ajo ndalon
automatikisht. Në këtë situatë, lëreni pajisjen/baterinë
të ftohet përpara se ta ndizni sërish pajisjen.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, pajisja ndalon
automatikisht. Nëse produkti nuk funksionon edhe kur
shtypen çelësat, hiqni bateritë nga pajisja dhe karikojini
ato.
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të
tjera që mund ta dëmtojnë pajisjen dhe i lejon pajisjes
të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjitha hapat e
mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur pajisja ka arritur
në ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të punës.
1.
Fikeni pajisjen dhe pastaj rindizeni për të rifilluar.
2.
Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të
karikuara.
3.
Lëreni pajisjen dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e
sistemit të mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të
shërbimit të Makita.
Regjistrimi i rripave
Mund të regjistrohet shtrëngimi i rripave të shpatullave,
rripave të sipërm dhe të poshtëm. Futni në fillim krahët
nëpër rripat e shpatullave dhe më pas shtrëngoni rripat
e poshtëm dhe të sipërm. Për ta shtrënguar, tërhiqni
fundin e rripit siç ilustrohet. Për ta liruar, tërhiqni lart
fundin e shtrëngueses.
Rripi i poshtëm
► Fig.4: 1. Rripi 2. Shtrënguesi
Rripat e krahut
► Fig.5: 1. Rripi 2. Shtrënguesi
Rripi i sipërm
► Fig.6: 1. Rripi 2. Shtrënguesi
Grepi i transportit
Përdorini pjesët e varjes/montimit
KUJDES:
vetëm për qëllimin e tyre të synuar. Përdorimi për
qëllime të pasynuara, mund të shkaktojë aksident ose
lëndim personal.
Gjithmonë mbajeni nga grepi i transportit kur lëvizni
trupin e fshesës.
► Fig.7: 1. Grepi i transportit
Çelësi i pushimit
Çelësi i pushimit është çelësi për të aktivizuar/
çaktivizuar funksionin e aktivizimit me valë. Fshesa me
korrent është në gjendje pushimi pavarësisht pozicionit
të çelësit dhe vihet në punë kur shtypet butoni
► Fig.8: 1. Çelësi i pushimit
Pozicioni i
çelësit
Fshesa me korrent është në gjendje
AUTO
I
pushimi dhe funksioni i aktivizimit me valë
(ON)
është i disponueshëm.
Fshesa me korrent është në gjendje
O
pushimi, megjithatë funksioni i aktivizimit
(OFF)
me valë nuk është i disponueshëm.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.9: 1. Butoni i ndryshimit të fuqisë së thithjes
2. Butoni "ON/OFF" (Ndezur/Fikur)
Për të ndezur fshesën, thjesht shtypni butonin "ON/
OFF" (Ndezur/Fikur). Për ta fikur, shtypni butonin "ON
OFF" (Ndezur/Fikur) përsëri.
Ju mund ta ndryshoni fuqinë e thithjes së fshesës në
tri hapa, duke shtypur butonin e ndryshimit të fuqisë së
thithjes. Çdo shtypje e këtij butoni përsërit modalitetin 1
deri në 3 në një cikël.
Niveli
1
2
3
SHËNIM: Ju mund ta ndryshoni fuqinë e thithjes
përpara se të ndizni fshesën.
SHËNIM: Fshesa e fillon punën me të njëjtën fuqi
thithjeje si përdorimi i fundit.
SHËNIM: Nëse e hiqni menjëherë baterinë pasi e
keni fikur pajisjen, ndërkohë që motori është duke u
rrotulluar, pastruesi mund të mos fillojë të punojë me
të njëjtën fuqi thithjeje si veprimi i fundit.
Rripi i zorrës
Rripi i zorrës mund të përdoret për të mbajtur zorrën
ose grykëzën e lirë.
Për të siguruar zorrën në trupin e fshesës me korrent,
kalojeni rripin e zorrës përmes të çarës në trup. Mund ta
vendosni rripin e zorrës në secilën anë.
► Fig.10: 1. Rripi i zorrës 2. E çara 3. Zorra
Laku në rripin e poshtëm mund të përdoret për mbajtjen
e hundëzave siç ilustrohet.
► Fig.11: 1. Laku 2. Hundëza
46 SHQIP
Statusi
Treguesi
Regjimi
Regjimi i
shpejtësisë
normale
Regjimi i
shpejtësisë së lartë
Regjimi i
shpejtësisë
maksimale
.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents