Makita VC009G Instruction Manual page 49

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC009G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
mjet të mbështetur me fshesën, mund ta përdorni
fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin e
funksionimit të veglës.
► Fig.33
Sigurohuni që t'i referoheni manualit
VINI RE:
të përdorimit të veglës kur përdorni fshesën me
funksionin e aktivizimit me valë.
Mos e çmontoni ose dëmtoni njësinë
VINI RE:
me valë.
Për të parandaluar hyrjen e pluhurit
VINI RE:
në folenë e njësisë me valë, mbylleni gjithmonë
kapakun mirë gjatë përdorimit dhe magazinimit.
Mos e hiqni njësinë me valë ndërsa
VINI RE:
furnizohet me energji. Në të kundërt, mund të
shkaktohet keqfunksionim i njësisë me valë.
Butonin e aktivizimit të lidhjes me valë
VINI RE:
mos e shtypni fort dhe/ose me objekt me majë të
mprehtë.
SHËNIM: Aktivizimi me valë ka nevojë për vegla
Makita të pajisura me njësi me valë.
SHËNIM: Përpara përdorimit fillestar të funksionit
të aktivizimit me valë me secilën vegël, kërkohet
regjistrimi i veglës. Pasi të përfundojë regjistrimi me
veglën, nuk nevojitet regjistrimi për së dyti përveçse
kur ai anulohet.
SHËNIM: Përpara regjistrimit, sigurohuni që njësia
me valë të jetë futur siç duhet.
SHËNIM: Një njësi me valë mund të regjistrojë deri
në 10 lidhje me njësitë e tjera me valë. Nëse janë
regjistruar mbi 10 njësi të tjera me valë me një njësi
me valë, njësia që është regjistruar më herët do të
fshihet automatikisht.
SHËNIM: Pozicioni i butonit të aktivizimit me valë
ndryshon në varësi të veglës.
SHËNIM: Fshesa gjithashtu ndizet duke shtypur
kur çelësi i pushimit është vendosur në "I
butonin
(NDEZUR)".
Megjithatë, butoni
nuk do të funksionojë kur
përdoret funksioni i aktivizimit me valë.
Instalimi i njësisë me valë
Kur instaloni njësinë me valë,
KUJDES:
vendoseni fshesën në një sipërfaqe të sheshtë
dhe të qëndrueshme.
Përpara se të instaloni njësinë me
VINI RE:
valë, pastroni pluhurin dhe papastërtitë në
fshesë. Pluhuri ose papastërtitë mund të shkaktojnë
keqfunksionim nëse hyjnë në folenë e njësisë me
valë.
Për të parandaluar keqfunksionimin
VINI RE:
që shkaktohet nga elektriciteti statik, përpara se
të ngrini njësinë me valë, prekni një material që
shkarkon elektricitetin statik, si p.sh. një pjesë
metalike.
Kur instaloni njësinë me valë,
VINI RE:
sigurohuni gjithmonë që njësia me valë të jetë e
vendosur në drejtimin e duhur dhe kapaku të jetë i
mbyllur plotësisht.
1.
Hapni kapakun në fshesë siç tregohet në figurë.
► Fig.34: 1. Kapaku
2.
Vendosni njësinë me valë në fole dhe më pas
mbyllni kapakun.
Kur vendosni njësinë me valë, bashkërenditni pjesët e
dala me pjesët e futura në fole.
► Fig.35: 1. Njësia me valë 2. Pjesa e dalë 3. Kapaku
4. Pjesa e futur
Kur hiqni njësinë me valë, hapni ngadalë kapakun.
Grepat në pjesën e pasme të kapakut do ta ngrenë
njësinë me valë ndërsa ju tërhiqni lart kapakun.
► Fig.36: 1. Njësia me valë 2. Grepi 3. Kapaku
Pasi ta hiqni njësinë me valë, vendoseni në kasën e
dhënë ose në një enë pa elektricitet statik.
Përdorni gjithmonë grepat në pjesën e
VINI RE:
pasme të kapakut kur hiqni njësinë me valë. Nëse
grepat nuk e kapin njësinë me valë, mbyllni plotësisht
kapakun dhe hapeni sërish ngadalë.
Regjistrimi i veglës për fshesën
SHËNIM: Për regjistrimin e veglës nevojitet vegël
Makita që mbështet funksionin e aktivizimit të lidhjes
me valë.
SHËNIM: Përfundoni instalimin e njësisë me valë në
vegël përpara se të nisni regjistrimin e veglës.
SHËNIM: Gjatë regjistrimit të veglës, mos e tërhiqni
këmbëzën e çelësit në vegël ose mos shtypni çelësin
e fshesës për të fshirë.
SHËNIM: Gjithashtu, referojuni manualit të përdorimit
të veglës.
Nëse dëshironi të aktivizoni fshesën bashkë
me mekanizmin e funksionimit të veglës, kryeni
paraprakisht regjistrimin e veglës.
1.
Instaloni përkatësisht njësitë me valë në fshesë
dhe në vegël.
2.
Instaloni bateritë në fshesë dhe në vegël.
49 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents