Makita VC009G Instruction Manual page 42

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC009G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Para përdorimit, sigurohuni që kjo fshesë të
1.
përdoret nga persona që janë udhëzuar siç
duhet mbi përdorimin e kësaj fshese.
Mos e përdorni fshesën pa filtër. Zëvendësoni
2.
menjëherë filtrat e dëmtuar.
Mos provoni të thithni materiale të ndezshme,
3.
fishekzjarrë, cigare të ndezura, hi të nxehtë, copa të
nxehta metali, materiale të mprehta si brisqe, age,
qelq të thyer ose sende të ngjashme.
4.
MOS E PËRDORNI ASNJËHERË FSHESËN
PRANË BENZINËS, GAZIT, BOJËS, LËNDËVE
NGJITËSE OSE SUBSTANCAVE TË TJERA
SHPËRTHYESE. Çelësi lëshon shkëndija kur
është NDEZUR dhe FIKUR. Kështu bën edhe
komutatori i motorit gjatë përdorimit. Mund të
shkaktohet një shpërthim i rrezikshëm.
Kjo fshesë nuk është e përshtatshme për
5.
thithjen e pluhurave të rrezikshme.
Mos thithni kurrë material toksike, kancerogjene, të
6.
djegshme ose të rrezikshme, si asbesti, arseniku,
bariumi, beriliumi, plumbi, pesticidet ose materiale
të tjera të rrezikshme për shëndetin.
Mos e përdorni kurrë fshesën jashtë kur bie shi.
7.
Për Finlandën, kjo makineri nuk duhet të
8.
përdoret në ambiente të brendshme në
temperaturë të ulët.
Mos përdorni burime që janë pranë nxehtësisë
9.
(soba etj.).
10. Mos i bllokoni tubat e ftohjes. Këto tuba
mundësojnë ftohjen e motorit. Duhet treguar kujdes
për të shmangur bllokimin, përndryshe motori do të
digjet për shkak të mungesës së ventilimit.
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
11.
duhur dhe ruani ekuilibrin.
12. Mos e palosni, tërhiqni ose shkelni tubin.
13. Ndalojeni menjëherë fshesën nëse vëreni
performancë të dobët ose diçka anormale gjatë
përdorimit.
14. SHKËPUTENI BATERITË. Kur nuk është
në punë, para shërbimit dhe kur ndërroni
aksesorët.
15. Pastrojeni dhe bëjini shërbim fshesës
menjëherë pas çdo përdorimi për ta mbajtur në
gjendje sa më të mirë pune.
16. MIRËMBAJENI FSHESËN ME KUJDES. Mbajeni
fshesën të pastër për performancë më të mirë
e më të sigurt. Ndiqni udhëzimet për ndërrimin
e aksesorëve. Mbajini dorezat të thata, të
pastra dhe pa vaj dhe graso.
17. KONTROLLONI PJESËT E DËMTUARA. Para
përdorimit të mëtejshëm të fshesës, mbrojtëset ose
pjesët e tjera të dëmtuara duhen kontrolluar me
kujdes për të përcaktuar nëse do të funksionojnë
siç duhet dhe nëse do të kryejnë funksionin e
synuar. Kontrolloni centrimin e pjesëve lëvizëse,
lidhjen e pjesëve lëvizëse, dëmtimin e pjesëve,
montimin dhe ndonjë rrethanë tjetër që mund të
ndikojë te përdorimi i saj. Mbrojtëset ose pjesët
e tjera që janë dëmtuar duhen riparuar siç duhet
ose duhen zëvendësuar nga një qendër shërbimi
e autorizuar, përveç rastit kur tregohet ndryshe në
këtë manual përdorimi. Ndërrojini çelësat me defekt
në një qendër shërbimi të autorizuar. Mos e përdorni
fshesën nëse çelësi nuk e ndez ose e fik.
18. PJESËT E KËMBIMIT. Kur bëni shërbim,
përdorni vetëm pjesë këmbimi identike.
19. RUAJTJA E FSHESËS KUR NUK ËSHTË NË
PUNË. Kur nuk është në punë, fshesa duhet
ruajtur në një ambient të brendshëm.
20. Trajtojeni fshesën me kujdes. Trajtimi pa
kujdes mund të shkaktojë thyerje edhe te
fshesat më të forta.
21. Mos provoni të pastroni pjesën e jashtme
ose të brendshme me benzinë, hollues ose
kimikate pastrimi. Mund të shkaktohen krisje
ose çngjyrime.
22. Mos e përdorni fshesën në hapësirë të mbyllur
ku bojërat me vaj, holluesit e bojës, benzina,
disa substanca kundër molës etj. mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm, shpërthyes ose
helmues ose në vende ku ka prani pluhuri të
ndezshëm.
23. Mos e përdorni fshesën kur jeni nën ndikimin e
drogave ose alkoolit.
24. Si rregull sigurie bazë, përdorni gjithmonë
syze mbrojtëse ose syze sigurie me mbrojtëse
anësore.
25. Përdorni maskë kundër pluhurit në ambiente
pune me pluhur.
26. Kjo makineri nuk është synuar të përdoret nga
persona apo fëmijë me aftësi fizike, ndijore ose
mendore të kufizuara, ose që kanë mungesë të
përvojës ose të njohurive.
27. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
se nuk luajnë me fshesën.
28. Mos e prekni kurrë baterinë(të) apo fshesën
me duar të njoma.
29. Tregoni kujdes maksimal kur pastroni shkallët.
30. Mos e përdorni fshesën si stol ose si bankë.
Pajisja mund të rrëzohet dhe mund të
shkaktohet lëndim personal.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar nga
1.
prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm për një
lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik zjarri kur
përdoret me një paketë tjetër baterie.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
2.
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
3.
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
4.
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
5.
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
42 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents