Makita UC016G Instruction Manual page 44

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for UC016G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi i zinxhirit të sharrës
Për të instaluar zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e
mëposhtëm:
1.
Lironi frenin e zinxhirit duke tërhequr mbrojtësen e
përparme të duarve.
2.
Tërhiqni levën lart ndërkohë që shtypni fundin e saj.
► Fig.9: 1. Leva
3.
Rrotullojeni levën në drejtim të akrepave të orës
derisa të hiqet kapaku i rrotës së dhëmbëzuar.
► Fig.10: 1. Leva 2. Kapaku i rrotës së dhëmbëzuar
4.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
5.
Kontrolloni drejtimin e zinxhirit të sharrës.
Përputhni drejtimin e zinxhirit të sharrës me atë të
shenjës në trupin e zinxhirit të sharrës.
► Fig.11: 1. Shenja në trupin e zinxhirit të sharrës
6.
Montoni njërin skaj të zinxhirit të sharrës në
pjesën e sipërme të shufrës drejtuese.
7.
Vendosni skajin tjetër të zinxhirit të sharrës
rreth rrotës së dhëmbëzuar, më pas montoni shufrën
udhëzuese në trupin e sharrës me zinxhir.
► Fig.12: 1. Rrotëza e dhëmbëzuar
8.
Rrotulloni diskun e rregullimit në drejtim "-" për të
rrëshqitur kunjin rregullues në drejtimin e shigjetës.
► Fig.13: 1. Disku rregullues 2. Kunji rregullues
9.
Vendoseni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar mbi
sharrën me zinxhir në mënyrë që kunji rregullues të
vendoset në një vrimë të vogël të shufrës udhëzuese.
► Fig.14: 1. Kapaku i rrotës së dhëmbëzuar 2. Shufra
udhëzuese 3. Vrima
10. Rrotulloni levën plotësisht në drejtim të akrepave
të orës dhe kthejeni pak levën mbrapa për të mbajtur
lirshmërinë e përshtatjes së tendosjes së zinxhirit.
11. Rregulloni tendosjen e zinxhirit. Për procedurën,
shihni seksionin për rregullimin e tendosjes së zinxhirit
të sharrës.
12. Rrotulloni levën në drejtim të akrepave të orës
derisa kapaku i rrotës me dhëmbëzim të jetë i siguruar
dhe më pas kthejeni në pozicionin fillestar.
► Fig.15: 1. Leva 2. Kapaku i rrotës së dhëmbëzuar
Heqja e zinxhirit të sharrës
Për të hequr zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e
mëposhtëm:
1.
Lironi frenin e zinxhirit duke tërhequr mbrojtësen e
përparme të duarve.
2.
Kthejeni diskun e rregullimit në drejtim "-" për të
liruar tendosjen e zinxhirit të sharrës.
► Fig.16: 1. Disku rregullues
3.
Tërhiqni levën lart ndërkohë që shtypni fundin e saj.
► Fig.17: 1. Leva
4.
Rrotullojeni levën në drejtim të akrepave të orës
derisa të hiqet kapaku i rrotës së dhëmbëzuar.
► Fig.18: 1. Leva 2. Kapaku i rrotës së dhëmbëzuar
5.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar dhe më
pas hiqni zinxhirin e sharrës dhe shufrën udhëzuese
nga trupi i sharrës me zinxhir.
Rregullimi i tendosjes së zinxhirit të
sharrës
KUJDES:
Procedurën për heqjen ose
instalimin e zinxhirit të sharrës kryejeni në një
vend të pastër pa tallash dhe gjëra të ngjashme.
KUJDES:
Mos e shtrëngoni zinxhirin e
sharrës më shumë se sa duhet. Një tendosje tepër
e madhe e zinxhirit të sharrës mund të shkaktojë
prishjen e zinxhirit të sharrës, konsumimin e shufrës
udhëzuese dhe prishjen e diskut rregullues.
KUJDES:
Një zinxhir jo i tendosur sa duhet
mund të dalë nga shufra dhe mund të shkaktojë
aksident të rëndë.
Zinxhiri i sharrës mund të lirohet pas shumë orësh
përdorimi. Herë pas here kontrolloni tendosjen e
zinxhirit përpara përdorimit.
1.
Tërhiqni levën lart ndërkohë që shtypni fundin e saj.
► Fig.19: 1. Leva
2.
Rrotullojeni pak levën në drejtim të kundërt të
akrepave të orës për të liruar paksa kapakun e rrotës së
dhëmbëzuar.
► Fig.20: 1. Leva 2. Kapaku i rrotës së dhëmbëzuar
3.
Ngrijeni lart lehtë majën e shufrës udhëzuese
dhe rregulloni tendosjen e zinxhirit. Rrotulloni diskun
rregullues në drejtimin "-" për ta liruar, rrotullojeni në
drejtimin "+" për ta shtrënguar. Shtrëngoni zinxhirin e
sharrës derisa ana e poshtme e zinxhirit të sharrës të
puthitet në shinën e shufrës udhëzuese si në ilustrim.
► Fig.21: 1. Disku rregullues 2. Shufra udhëzuese
3. Zinxhiri i sharrës
4.
Mbajeni lehtë shufrën udhëzuese dhe shtrëngoni
kapakun e rrotës së dhëmbëzuar. Sigurohuni që zinxhiri
i sharrës të mos lirohet në anën e poshtme.
5.
Kthejeni levën në pozicionin e saj fillestar.
Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të puthitet ngushtë me
anën e poshtme të shufrës.
PËRDORIMI
Vajosja
KUJDES:
Mos e përdorni sharrën me zinxhir
kur depozita është bosh. Rimbusheni me vaj në
kohën e duhur përpara se depozita të zbrazet.
KUJDES:
Mos lejoni që vaji të prekë lëkurën
dhe sytë. Kontakti në sy shkakton irritim. Në
rast se prek sytë, shpëlajini mirë sytë menjëherë
me ujë të pastër, pastaj paraqituni menjëherë te
mjeku.
KUJDES:
Asnjëherë mos përdorni vaj të
përdorur. Vaji i përdorur përmban substanca
kancerogjene. Ndotësit në vajin e përdorur
përshpejtojnë konsumimin e pompës së vajit, të
shufrës dhe të zinxhirit. Vaji i përdorur është i
dëmshëm për mjedisin.
44 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Uc015gUc014gUc017gUc017gzUc015gz

Table of Contents