Makita UC016G Instruction Manual page 39

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for UC016G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6.
Mbajini këmbët në mënyrën e duhur dhe
përdoreni sharrën me zinxhir vetëm kur
qëndroni në sipërfaqe të palëvizshme, të sigurt
dhe të niveluar. Sipërfaqet e rrëshqitshme apo
të paqëndrueshme mund shkaktojnë humbjen e
ekuilibrit apo kontrollit të sharrës me zinxhir.
7.
Bëni kujdes nga zmbrapsjet kur prisni degë
të tendosura. Dega e tendosur mund ta godasë
punëtorin dhe/ose ta nxjerrë sharrën me zinxhir
jashtë kontrolli kur ndodh lëshimi i fibrave të drurit.
Bëni shumë kujdes kur prisni degë të thata
8.
ose pemë të reja. Materiali i hollë mund të kapë
zinxhirin e sharrës dhe t'ju godasë ose t'ju rrëzojë.
9.
Mbajeni sharrën me zinxhir nga doreza e
përparme kur sharra të jetë e fikur dhe larg nga
trupi. Vendosni kapakun e shufrës udhëzuese
sa herë që transportoni ose magazinoni
sharrën me zinxhir. Transportimi i duhur i
sharrës me zinxhir pakëson mundësinë e kontaktit
aksidental me zinxhirin e sharrës.
10. Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin, tendosjen e
zinxhirit dhe ndërrimin e shufrës dhe zinxhirit.
Zinxhiri i tendosur ose i lubrifikuar në mënyrë
jo të duhur mund të thyhet ose mund të shtojë
mundësinë e forcave zmbrapsëse.
Prisni vetëm dru. Mos e përdorni sharrën
11.
me zinxhir për qëllime për të cilat nuk është
prodhuar. Për shembull: mos e përdorni
sharrën me zinxhir për prerjen e materialeve
metalike, plastike, materialeve prej tulle ose
materialeve të ndërtimit jo prej druri. Përdorimi
i sharrës me zinxhir për veprime të ndryshme nga
ato për të cilat është prodhuar mund të rezultojë
në situata të rrezikshme.
12. Mos u përpiqni të rrëzoni një pemë derisa të
keni kuptuar rreziqet dhe se si t'i shmangni
ato. Mund të ndodhin lëndime të rënda ndaj
përdoruesit ose personave rrotull gjatë rrëzimit të
një peme.
13. Shkaqet dhe parandalimi i forcave zmbrapsëse
të punëtorit:
Forcat zmbrapsëse mund të ndodhin kur pjesa e
përparme ose maja e shufrës udhëzuese prekin
një objekt ose kur druri afrohet dhe bllokon
zinxhirin e sharrës në pikëprerje.
Në disa raste, kontakti me majën mund të
shkaktojë një reagim të kundërt të papritur, duke e
goditur shufrën udhëzuese lart dhe drejt punëtorit.
Bllokimi i zinxhirit të sharrës përgjatë shufrës
udhëzuese mund ta kthejë shufrën menjëherë
mbrapa drejt punëtorit.
Secili prej këtyre reagimeve mund t'ju shkaktojnë
humbjen e kontrollit të sharrës, gjë e cila mund
të rezultojë në lëndim të rëndë personal. Mos
u mbështetni vetëm në pajisjet mbrojtëse të
integruara në sharrë. Si përdorues i sharrës
me zinxhir, duhet të ndërmerrni disa hapa që të
shmangni aksidente ose lëndime gjatë prerjeve.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/
ose procedurave ose kushteve të pasakta të
përdorimit të sharrës me zinxhir dhe mund të
shmanget duke marrë masat e mëposhtme
parandaluese:
Mbajeni sharrën me zinxhir të shtrënguar,
duke i vendosur gishtat rreth dorezave
të saj dhe të dyja duart mbi sharrë, dhe
poziciononi trupin dhe krahun në mënyrë që
të mund t'i rezistoni forcave zmbrapsëse.
Nëse merren masat e duhura parandaluese,
punëtori mund t'i kontrollojë forcat zmbrapsëse.
Mos e lëshoni sharrën me zinxhir.
► Fig.1
Mos e kaloni dhe mos prisni mbi lartësinë
e shpatullave. Kjo ndihmon parandalimin
e kontaktit të pasynuar me majën dhe
mundëson kontroll më të mirë të sharrës me
zinxhir në situata të papritura.
Përdorni vetëm shufrat udhëzuese dhe
zinxhirët e sharrës të specifikuar nga
prodhuesi. Shufrat udhëzuese dhe zinxhirët
e sharrës jo të duhur mund të shkaktojnë
këputjen e zinxhirit dhe/ose zmbrapsje.
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit mbi
mprehjen dhe mirëmbajtjen e zinxhirit të
sharrës. Ulja e nivelit të matësit të thellësisë
mund të shkaktojë zmbrapsje të tepërt.
14. Ndiqni të gjitha udhëzimet kur pastroni
materialet e ngecura, kur magazinoni ose
i kryeni shërbimin sharrës me zinxhir.
Sigurohuni që çelësi të jetë i fikur dhe të jetë
hequr paketa e baterisë. Aktivizimi i papritur i
sharrës me zinxhir gjatë pastrimit të materialit të
ngecur ose shërbimit mund të rezultojë në lëndime
të rënda personale.
Udhëzime shtesë mbi sigurinë
Pajisjet për mbrojtjen personale
1.
Rrobat duhet të jenë të puthitura pas trupit, por të
mos pengojnë lëvizjen.
2.
Vishni rrobat e mëposhtme mbrojtëse gjatë punës:
Helmetë sigurie të testuar, nëse rreziku paraqitet
nga degë që bien ose ndonjë gjë e ngjashme;
Maskë për fytyrën ose syze mbrojtëse;
Mbrojtëse të përshtatshme për veshët (kufje të
mëdha, tapa të zakonshme ose elastike për veshët).
Analiza "Octave" e markës sipas kërkesës.
Doreza sigurie të qëndrueshme prej lëkure;
Pantallona të gjata prej materiali të fortë;
Rroba pune mbrojtëse prej materiali
rezistues ndaj prerjes;
Këpucë ose çizme me shuall jo të
rrëshqitshëm, me maja çeliku dhe prej
materiali izolimi rezistues ndaj prerjes;
Maskë për frymëmarrjen kur kryhen punë që
prodhojnë pluhur (p.sh. prerja e drurëve të thatë).
Përdorimi
Përpara se të filloni punën, kontrolloni që
1.
zinxhiri i sharrës punon siç duhet dhe që
gjendja e tij është në përputhje me rregullat e
sigurisë. Veçanërisht kontrolloni që:
Freni i zinxhirit funksionon siç duhet;
Freni i ndalimit funksionon siç duhet;
Kapaku i fletës dhe i rrotës udhëzuese të jetë
vendosur siç duhet;
Zinxhiri të jetë mprehur dhe tendosur në
përputhje me rregulloret.
39 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Uc015gUc014gUc017gUc017gzUc015gz

Table of Contents