Makita RP1802 Instruction Manual page 29

Router
Hide thumbs Also See for RP1802:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
gjithnjë që mbështetësja e pajisjes fiksuese të
jetë e siguruar mirë nga dadoja e vendosjes së
mbështetëses së pajisjes fiksuese. Përndryshe
thellësia e prerjes mund të ndryshojë gjatë
funksionimit dhe të shkaktojë lëndim personal.
KUJDES:
Përpara punës, sigurohuni
gjithmonë që trupi i veglës të ngrihet
automatikisht në kufirin e sipërm dhe puntoja e
frezës të mos dalë nga baza e veglës kur lirohet
leva e bllokimit.
KUJDES:
Gjithnjë përdorni të dyja mbajtëset
dhe mbani fort veglën nga të dy mbajtëset gjatë
punës.
KUJDES:
Përpara nisjes së punës sigurohuni
gjithmonë që deflektori i ashklave të jetë instaluar
siç duhet.
► Fig.9: 1. Devijuesi i ashklave
1.
Vendoseni bazën mbi materialin që do të pritet pa
bërë asnjë kontakt me punton e frezës.
2.
Ndizni veglën dhe prisni derisa puntoja e frezës të
marrë shpejtësinë e plotë.
3.
Ulni trupin e veglës dhe lëvizeni veglën përpara
mbi sipërfaqen e materialit të punës duke e mbajtur
bazën rrafsh me të dhe duke avancuar me ngadalë
derisa të përfundojë prerja.
► Fig.10
Kur bëni prerjen e skajeve sipërfaqja e materialit të
punës duhet të jetë në të majtë të puntos së frezës në
drejtim të furnizimit.
► Fig.11: 1. Materiali i punës 2. Drejtimi i rrotullimit të
puntos 3. Pamje nga lart e veglës 4. Drejtimi
i furnizimit
SHËNIM: Lëvizja e veglës përpara me shpejtësi
mund të shkaktojë prerje me cilësi të dobët ose
dëmtim të puntos së frezës ose të motorit. Lëvizja
e veglës përpara me ngadalë mund të djegë ose
dëmtojë prerjen. Niveli i duhur i furnizimit do të varet
nga përmasat e puntos së frezës, lloji i materialit të
punës dhe thellësia e prerjes.
Përpara se të nisni prerjen në materialin e punës,
është e këshillueshme që të bëni një prerje për provë
në material druri që keni për të hedhur. Kjo do të
tregojë me saktësi si do të duket prerja dhe do t'ju
mundësojë të kontrolloni dimensionet.
SHËNIM: Kur përdorni udhëzuesin e drejtë ose
udhëzuesin e makinës buzëprerëse, sigurohuni që
ta instaloni në të djathtë të drejtimit të furnizimit. Kjo
do të ndihmojë ta mbajë ngjitur me anën e materialit
të punës.
► Fig.12: 1. Drejtimi i furnizimit 2. Drejtimi i rrotullimit
të puntos 3. Materiali i punës 4. Udhëzuesi
i drejtë
Përpara punës, sigurohuni
Udhëzuesi i drejtë
Udhëzuesi i drejtë përdoret me efikasitet për prerje të
drejta gjatë prerjes me kënd ose kanaleve.
1.
Instaloni udhëzuesin e drejtë në mbajtësin e
tij duke përdorur një vidë shtrënguese (B). Futeni
mbajtësin e udhëzuesit në vrimat e bazës së veglës dhe
shtrëngojeni me vida shtrënguese (A). Për të rregulluar
distancën ndërmjet puntos së frezës dhe udhëzuesit të
drejtë, lironi vidën shtrënguese (B) dhe rrotulloni vidën
e hollë të rrotullimit (1,5 mm për rrotullim). Në distancën
e dëshiruar shtrëngoni vidën shtrënguese (B) për t'u
siguruar se udhëzuesi i drejtë është vendosur siç duhet.
► Fig.13: 1. Vida e shtrëngimit (A) 2. Udhëzuesi i
drejtë 3. Mbajtësja e udhëzuesit 4. Vida e
kalibrimit të imët 5. Vida e shtrëngimit (B)
2.
Gjatë prerjes lëvizeni veglën me udhëzuesin e
drejtë të vendosur rrafsh me anën e materialit të punës.
Mund të krijohet një udhëzues i drejtë më i gjerë me
përmasat e dëshirueshme duke përdorur vrimat e
përshtatshme në udhëzues për ta shtrënguar me
bulona në copa druri shtesë.
Kur përdorni punto freze me diametër të madh
udhëzuesit të drejtë bashkëngjitini copa druri
me trashësi më të madhe se 15 mm (5/8") për të
parandaluar që puntoja e frezës të godasë udhëzuesin
e drejtë.
► Fig.14: 1. Udhëzuesi i drejtë 2. Dru
A=55 mm (2-3/16")
B=55 mm (2-3/16")
C=15 mm (5/8") ose më i trashë
Nëse distanca ndërmjet materialit të punës dhe
pozicionit të prerjes është shumë e gjerë për
udhëzuesin e drejtë ose nëse ana e materialit të punës
nuk është e drejtë, atëherë udhëzuesi i drejtë nuk mund
të përdoret. Në këtë rast shtrëngoni fort me vida një
dërrasë të drejtë mbi materialin e punës dhe përdoreni
si udhëzues kundrejt bazës. Drejtojeni veglën në drejtim
të shigjetës.
► Fig.15
Udhëzues i drejtë i hollë rregullues
Aksesorë opsionalë
Futni dy shufrat në foletë e montimit të mbajtësit të
udhëzuesit dhe sigurojini duke shtrënguar dy vidat e
shtrëngimit (B). Sigurohuni që vida me veshë (A) të
shtrëngohet, futni dy shufrat në bazë dhe shtrëngoni
vidat me veshë (A).
► Fig.16: 1. Vida e shtrëngimit (B) 2. Vida me veshë
(A) 3. Vida e shtrëngimit (A)
Funksioni i rregullimit të imët për
pozicionimin e tehut në raport me
udhëzuesin e drejtë
► Fig.17: 1. Vida me veshë (A) 2. Vida me veshë (B)
3. Unaza e shkallëzimit
1.
Lironi vidën me veshë (A).
2.
Ktheni vidën me veshë (B) për të rregulluar
pozicionin (një rrotullim rregullon pozicionin me 1 mm)
sipas nevojës.
29 SHQIP

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents