Makita RP1802 Instruction Manual page 27

Router
Hide thumbs Also See for RP1802:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
► Fig.1: 1. Leva e bllokimit 2. Buloni hekzagonal
rregullues 3. Bllokuesi i pajisjes fiksuese
4. Çelësi i rregullimit 5. Treguesi i thellësisë
6. Mbështetësi i pajisjes fiksuese 7. Dadoja
e vendosjes së mbështetëses së pajisjes
fiksuese 8. Butoni i furnizimit të shpejtë
1.
Vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë.
Lironi levën e bllokimit dhe ulni trupin e veglës derisa
puntoja e frezës të prekë pak sipërfaqen e sheshtë.
Shtrëngoni levën e bllokimit për të bllokuar trupin e
veglës.
2.
Rrotulloni dadën e vendosjes së mbështetëses
së pajisjes fiksuese në drejtim kundër orar. Ulni
mbështetësen e pajisjes fiksuese derisa të bjerë
në kontakt me bulonin hekzagonal të rregullimit.
Bashkërenditni shigjetën e thellësisë me gradimin
"0". Thellësia e prerjes tregohet në shkallë me anë të
shigjetës së thellësisë.
3.
Ndërkohë që shtypni butonin e furnizimit të
shpejtë, ngrini mbështetësin e pajisjes fiksuese derisa
të përftoni thellësinë e dëshiruar të prerjes. Rregullime
të vogla të thellësisë mund të përftohen duke rrotulluar
dorezën e rregullimit (1 mm për rrotullim).
4.
Duke rrotulluar dadon e vendosjes së
mbështetësit të pajisjes fiksuese mund ta shtrëngoni
fort mbështetësin e pajisjes fiksuese.
5.
Tani thellësia e paracaktuar e prerjes mund të
përftohet duke liruar levën e bllokimit dhe më pas
duke ulur trupin e veglës derisa mbështetësi i pajisjes
fiksuese të bjerë në kontakt me bulonin hekzagonal të
rregullimit të bllokuesit të pajisjes fiksuese.
Dadoja
KUJDES:
Mos e ulni shumë dadon. Puntoja e
frezës do të dalë duke krijuar rrezik.
Kufiri i sipërm i trupit të veglës mund të rregullohet duke
rrotulluar dadon.
► Fig.2: 1. Dadoja
MOS lejoni që njohja
Bllokuesi i pajisjes fiksuese
KUJDES:
Meqë prerja e tepërt mund të
shkaktojë mbingarkim të motorit ose vështirësi në
kontrollin e veglës, thellësia e prerjes nuk duhet
të jetë më e madhe se 15 mm për çdo kalim gjatë
prerjes së kanaleve me një punto me diametër 8
mm.
KUJDES:
Gjatë prerjes së kanaleve me punto
me diametër 20 mm, thellësia e prerjes nuk duhet
të jetë më e madhe se 5 mm për çdo kalim.
KUJDES:
Për punime me kanale me thellësi jo
të zakonshme, bëni dy ose tre kalime duke rritur
në mënyrë progresive parametrat e thellësisë së
puntos.
Duke qenë se blloku fiksues ka tre bulona hekzagonalë
rregullimi që ngrijnë ose ulin me 0,8 mm për rrotullim,
mund të përftoni me lehtësi tri thellësi të ndryshme
prerjeje pa rirregulluar pajisjen fiksuese.
► Fig.3: 1. Pajisja fiksuese 2. Buloni hekzagonal
rregullues 3. Bllokuesi i pajisjes fiksuese
Rregulloni bulonin e poshtëm rregullues hekzagonal
për të përftuar thellësinë më të madhe të prerjes duke
ndjekur metodën "Rregullimi i thellësisë së prerjes".
Rregulloni dy bulonat e mbetur rregullues hekzagonalë
për të përftuar thellësi më të vogla prerjeje. Ndryshimet
në lartësi të këtyre bulonave rregullues hekzagonalë
janë të barabarta me ndryshimet e thellësive të prerjes.
Për të rregulluar bulonat rregullues hekzagonalë
rrotullojini me një kaçavidë ose çelës. Bllokuesi i
pajisjes fiksuese është gjithashtu i përshtatshëm për të
bërë tre kalime me parametra më të thellë në mënyrë
progresive kur prisni kanale të thella.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në
korrent, kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza
e çelësit është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "FIKUR" kur lirohet.
KUJDES:
Sigurohuni që bllokuesi i boshtit të
lirohet përpara se të ndizet çelësi.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, ka një buton bllokimi.
► Fig.4: 1. Butoni i bllokimit 2. Këmbëza e çelësit
Për ta ndezur veglën lëshoni butonin e bllokimit dhe
tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e
çelësit për ta ndaluar.
Për punë të vazhdueshme, shtypeni më tej butonin e
kyçjes ndërsa tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Për të ndaluar veglën tërhiqni këmbëzën e çelësit
në mënyrë të tillë që butoni i bllokimit të kthehet
automatikisht. Më pas lëshoni këmbëzën e çelësit.
Pasi të keni liruar këmbëzën e çelësit, funksioni i
zhbllokimit funksionon për të parandaluar tërheqjen e
çelësit.
KUJDES:
Mbajeni veglën me forcë kur e fikni
atë që të mposhtni reagimin.
27 SHQIP

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents