Makita DFR452 Instruction Manual page 24

Cordless auto feed screwdriver
Hide thumbs Also See for DFR452:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
kutinë e baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë
nëse çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë në
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta
ndaluar.
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e
çelësit, shtypni butonin e bllokimit dhe më pas lëshojeni
këmbëzën. Për ta hequr veglën nga pozicioni i bllokimit,
tërhiqni plotësisht këmbëzën e çelësit dhe pastaj
lëshojeni.
► Fig.7: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i bllokimit
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
KUJDES:
rrotullimit përpara përdorimit.
Përdorni çelësin e ndryshimit
KUJDES:
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
Kur nuk e përdorni veglën,
KUJDES:
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
► Fig.8: 1. Leva për ndryshimin e lëvizjes në anën e
kundërt
Regjimi i punës me shtypje
Në regjimin e punës me shtypje, maja e kaçavidës
rrotullohet vetëm duke ushtruar forcë mbi sipërfaqen e
vidhosjes me bazën e ndaluesit, duke i lejuar veglës të
ndërpresë energjinë te motori për të kursyer energjinë e
baterisë gjatë qëndrimit pa punë.
Për të përzgjedhur regjimin e punës me shtypje, tërhiqni
pak këmbëzën e çelësit, më pas lëshojeni dhe shtypni
shpejt butonin e përzgjedhjes së regjimit. Do të ndizet
në vijim llamba treguese në zgjedhësin e regjimit të
punës me shtypje.
► Fig.9: 1. Butoni i përzgjedhjes së regjimit 2. Llamba
treguese
SHËNIM: Regjimi i punës me shtypje do të
çaktivizohet automatikisht pas tetë orësh me
këmbëzën e çelësit të kyçur dhe pa veprim të
mëtejshëm të çelësit. Për ta rindezur veglën, tërhiqni
plotësisht këmbëzën e çelësit për ta lëshuar butonin e
kyçjes dhe tërhiqni përsëri këmbëzën.
Përpara se ta vendosni
MONTIMI
Sigurohuni gjithmonë që vegla
KUJDES:
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Heqja dhe instalimi i majës së
kaçavidës
Kini kujdes të mos prekni
KUJDES:
skajet e mprehta të vidave gjatë rimontimit të
komponentëve dhe të shtojcave.
Manovrojini me kujdes aksesorët
KUJDES:
dhe shtojcat. Sigurohuni gjithmonë t'i mbani
mirë aksesorët dhe shtojcat kur instaloni dhe
çinstaloni për të shmangur rënien ose rrëshqitjen
nga duart.
Shtypni dhe mbani butonat e lëshimit në secilën
1.
anë të kasës dhe pastaj zbërtheni kasën.
► Fig.10: 1. Butonat e lëshimit 2. Kasa
Për të hequr majën e kaçavidës, tërhiqeni duke
2.
shtyrë dhe mbajtur boshtin në folenë e ingranazheve.
► Fig.11: 1. Maja e kaçavidës 2. Boshti 3. Foleja e
ingranazheve
Për të instaluar një majë kaçavide, vendoseni në
3.
vrimën e boshtit deri sa të shkojë gjatë shtyrjes dhe
mbajtjes së boshtit në folenë e ingranazheve. Më pas
lëshojeni boshtin për të siguruar majën e kaçavidës.
Rivendoseni kasën përsëri mbi folenë e
4.
ingranazheve duke ia mbajtur mirë trupin derisa butonat
e lëshimit në secilën anë të kasës të kyçen në vend.
Instalimi i rripit të vidave
Futni një rrip vidash përmes udhëzuesit të rripit të
vidave në kasë dhe futeni përmes udhëzuesit të
mbushjes së vidave në kutinë e mbushjes.
► Fig.12: 1. Maja e kaçavidës 2. Udhëzuesi i rripit të
vidave 3. Kasa 4. Udhëzuesi ngarkimit të
vidave 5. Kutia e mbushjes
Sigurohuni të vendosni vidën e parë në
VINI RE:
rreshtin e dytë pranë pozicionit të vidhosjes.
► Fig.13: 1. Vida e parë 2. Pozicioni i vidhosjes
Heqja e rripit të vidave
Për të hequr rripin e vidave, tërhiqeni lart nga kutia e
mbushjes.
► Fig.14
Rripi i vidave mund të tërhiqet për poshtë jashtë kutisë
së mbushjes duke shtypur butonin mbrapsht në kutinë
e mbushjes.
► Fig.15: 1. Butoni i rrotullimit mbrapsht 2. Kutia e
mbushjes
24 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dfr551

Table of Contents