Makita HW1200 Instruction Manual page 34

Hide thumbs Also See for HW1200:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA DHE
RUAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pastrimi i hundëzës
Përdorni kunjin e pastrimit për të hequr papastërtitë ose
për të zhbllokuar hundëzën.
► Fig.33: 1. Kunji i pastrimit
VINI RE:
Mos i hiqni me forcë papastërtitë ose
mbetjet. Kjo mund të rezultojë në lëndime personale
ose dëmtim të vrimës së nxjerrjes duke shkaktuar
devijim të këndeve të currilit ose performancë të
dobët.
Pastrimi i filtrit
Shkëputeni bashkuesin e zorrës dhe hiqni papastërtitë
dhe mbetjet nga pjesa e brendshme e filtrit.
► Fig.34: 1. Bashkuesi i zorrës së ujit 2. Filtri
3. Unaza izoluese
Kur përdorni setin e zorrës së thithjes (aksesor
opsional), nxirrni filtrin nga kutia e filtrit dhe hiqni
papastërtitë dhe mbetjet.
► Fig.35: 1. Filtri 2. Kutia e filtrit
SHËNIM: Për të ruajtur performancën optimale,
pastrojeni filtrin periodikisht.
Magazinimi
Mbështilleni zorrën dhe kordonin. Vendosni në xhepa
pistoletën me këmbëz dhe grykëzat.
HW1200
► Fig.36
HW1300
► Fig.37
KUJDES:
Gjithmonë magazinojeni në një
vendndodhje të mbyllur ku temperatura nuk shkon nën
zero. Nëse larësja me presion të lartë ngrin dhe keqfunksionon,
kontaktoni me qendrën e shërbimit lokal për riparime.
KUJDES:
Gjithmonë përdorni dorezën e
transportit kur lëvizni larësen me presion të lartë.
Mos e transportoni nga zorra apo kordoni. Zorra
ose kordoni mund të dëmtohet.
KUJDES:
Mos e transportoni larësen me presion
të lartë me zorrën dhe/ose kordonin të çmbështjellë.
Zorra ose kordoni i zgjatur mund të dëmtohet ose mund
të ngatërrohet me objekte të tjera, duke rezultuar në
lëndim personal ose prishje të pajisjes.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
34 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hw1300

Table of Contents