Makita HW1200 Instruction Manual page 30

Hide thumbs Also See for HW1200:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
5.
Kordonët e papërshtatshëm zgjatues mund të
jenë të rrezikshëm. Nëse përdoret një kordon
zgjatues, ai duhet të jetë i përshtatshëm për
përdorim në ambiente të jashtme dhe lidhja
duhet të mbahet e thatë dhe larg tokës.
Rekomandohet që kjo të kryhet përmes një
mbledhëseje kordoni që e mban prizën të paktën
60 mm mbi tokë.
Zbatoni sa më poshtë kur përdorni kordonë
6.
zgjatues:
Përdorni vetëm kordonë zgjatues që janë
prodhuar për përdorim të jashtëm.
Përdorni vetëm kordonë zgjatues me
kapacitet elektrik të barabartë ose më të
lartë se kapaciteti i produktit.
Mos përdorni kordonë zgjatues të
dëmtuar.
Kontrollojini kordonët zgjatues përpara
përdorimit dhe ndërrojini nëse dëmtohen.
Mos abuzoni me kordonët zgjatues dhe
mos i tërhiqni kordonët për t'i hequr nga
priza.
Mbajini kordonët larg nxehtësisë dhe
pjesëve të mprehta.
Gjithmonë shkëputeni kordonin zgjatues
nga priza përpara se të shkëputni
produktin nga kordoni zgjatues.
Lidhja e furnizimit me energji elektrike duhet
7.
të kryhet nga një elektricist i kualifikuar dhe të
jetë në pajtim me IEC 60364-1. Rekomandohet
që furnizimi me energji elektrike i kësaj
makinerie të përfshijë një pajisje për rrymën
e mbetur që do të ndërpresë furnizimin nëse
rryma e rrjedhjes me tokëzimin tejkalon 30 mA
për 30 ms ose një pajisje që të vërtetojë qarkun
e tokëzimit.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën elektrike
1.
Përpara përdorimit të produktit, lexoni të gjitha
udhëzimet.
2.
Mësoni si ta ndaloni larësen me presion të
lartë dhe si të çlironi presionin shpejt. Njihuni
plotësisht me kontrollet.
3.
Currilat me presion të lartë mund të jenë të
rrezikshëm nëse keqpërdoren. Currili nuk
duhet t'u drejtohet personave, pajisjeve
elektrike që kanë korrent apo vetë makinerisë.
4.
Kjo makineri nuk është prodhuar për përdorim
nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi fizike,
ndijore ose mendore të kufizuara, ose që kanë
mungesë të përvojës dhe të njohurive.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
5.
se nuk luajnë me pajisjen.
6.
Mos spërkatni lëngje të ndezshme dhe/ose
toksike. Kjo mund të shkaktojë shpërthim,
intoksikim ose dëmtim të makinerisë.
7.
Mos e drejtoni currilin kundër vetes suaj apo të
tjerëve për të pastruar rrobat apo këpucët.
8.
Zorrët me presion të lartë, aksesorët dhe
bashkuesit janë të rëndësishëm për sigurinë
e makinerisë. Përdorni vetëm zorrë, aksesorë
dhe bashkues të rekomanduar nga prodhuesi.
9.
Ndiqni udhëzimet kur ndërroni aksesorët.
10. Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj
ose graso.
11.
Qëndroni vigjilent – shikoni me vëmendje se
çfarë bëni.
12. Mos e përdorni produktin kur jeni i lodhur ose
nën ndikimin e alkoolit ose drogave.
13. Mos e përdorni larësen me presion të lartë
pa ujë për më shumë se një minutë. Kjo gjë
do të dëmtojë motorin, duke rezultuar në
keqfunksionim.
14. Gjithmonë fikeni energjinë dhe mbyllni
rubinetin e ujit kur e lini të pamonitoruar
larësen me presion të lartë.
15. Kini kujdes nga zmbrapsjet. Pistoleta me
këmbëz zmbrapset kur nga hundëza del currili
me presion të lartë. Mbajeni fort pistoletën me
këmbëz për të mos lejuar lëndimet aksidentale.
16. Kontrolloni për pjesë të dëmtuara ose të
konsumuara përpara përdorimit. Gjithashtu
sigurohuni që zorra të jetë lidhur mirë dhe të
mos ketë rrjedhje gjatë përdorimit. Përdorimi i
makinerisë me defekte në funksionim mund të
shkaktojë aksident.
17. Kjo makineri është projektuar për t'u
përdorur me agjentin pastrues të dhënë ose
të rekomanduar nga prodhuesi. Përdorimi i
agjentëve ose kimikateve të tjera pastruese
mund të ndikojë negativisht në sigurinë e
makinerisë.
18. Mos e tërhiqni kordonin dhe/ose zorrën për
të lëvizur trupin e larëses me presion të lartë.
Kjo do të dëmtojë kordonin, zorrën dhe pjesët
lidhëse dhe do të rezultojë në qark të shkurtër
ose defekte në funksionim.
19. Mos vendosni objekte të rënda mbi zorrë ose
mos lejoni që automjetet të kalojnë mbi të.
20. Gjithmonë shkarkoni presionin e mbetur në pistoletën
me këmbëz përpara se të shkëputni zorrën.
21. Kur lidhni zorrën me rubinetin e ujit, zbatoni
udhëzimet e departamentit ose kompanisë
lokale të ujësjellësit.
Shërbimi
1.
Zbatoni udhëzimet e mirëmbajtjes të
specifikuara në manual.
2.
Për të garantuar sigurinë e makinerisë,
përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale nga
prodhuesi ose të miratuara nga prodhuesi.
Bëjini shërbim larëses me presion të lartë nga
3.
një person i kualifikuar për riparime, duke
përdorur vetëm pjesë identike zëvendësimi. Kjo
do ta mbajë të sigurt larësen me presion të lartë.
4.
Në rast avarie ose keqfunksionimi të larëses
me presion të lartë, shkëputeni atë menjëherë
dhe hiqni prizën nga rrjeti. Kontaktoni
distributorin ose qendrën lokale të shërbimit të
autorizuar të Makita.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara nga
përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin
me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
30 SHQIP
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hw1300

Table of Contents