Makita HW1200 Instruction Manual page 32

Hide thumbs Also See for HW1200:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Montimi i dorezës së transportit
Vetëm për HW1200
1.
Bashkoni gjysmën e përparme dhe të pasme të
dorezës duke bashkërenditur vrimat e vidave në trupin
e larëses me presion të lartë.
► Fig.12: 1. Gjysma e përparme e dorezës 2. Gjysma e pasme
e dorezës 3. Trupi i larëses me presion të lartë
2.
Siguroni dorezën e transportit me vida (7 copë).
► Fig.13
Lidhja e zorrës me presion të lartë
Vetëm për HW1200
Lidhni zorrën me presion të lartë me daljen (me shenjën
e pistoletës). Rrotulloni dadon në zorrën me presion të
lartë në drejtim të akrepave të orës ndërsa e vidhosni
atë në filetimin e vidës te dalja.
► Fig.14: 1. Dalja 2. Dadoja
KUJDES:
Sigurohuni që zorra me presion të
lartë të jetë e lidhur mirë. Lidhja e liruar mund të
hedhë tutje zorrën me presion të lartë, duke rezultuar
në lëndime personale.
Bashkimi i pistoletës me këmbëz
Lidhni zorrën me presion të lartë me hyrjen në
pistoletën me këmbëz. Rrotulloni dadon në zorrën me
presion të lartë në drejtim të akrepave të orës ndërsa e
vidhosni atë në filetimin e vidës te hyrja.
► Fig.15: 1. Hyrja 2. Dadoja
KUJDES:
Sigurohuni që zorra me presion të
lartë të jetë e lidhur mirë. Lidhja e liruar mund të
hedhë tutje zorrën me presion të lartë, duke rezultuar
në lëndime personale.
Lidhja me rubinetin
KUJDES:
Gjithmonë përdorni zorrë uji
rezistente ndaj presionit me diametër ø13 mm
ose më të madh dhe lidheni me rubinetin duke
përdorur aksesorët e duhur. Ndryshe, zorra e ujit
dhe/ose aksesori mund të çahet dhe të shkaktojë
lëndim personal.
VINI RE:
Përdorni një zorrë uji rezistente ndaj
presionit sa më të shkurtër që të jetë e mundur.
Sasia e ujit të futur duhet të jetë më e lartë se volumi
maksimal i furnizimit të pompës.
VINI RE:
Nëse lidheni me tubin e furnizimit
me ujë të pijshëm, përdorni një parandalues të
kthimit pas që është në përputhje me rregulloret
në rajonin tuaj.
Përgatitni një zorrë uji rezistente ndaj presionit.
Bashkoni bokullën bashkuese me njërin fund dhe
bashkoni fundin tjetër me rubinetin si vijon.
1.
Hiqni dadon në bokullën bashkuese dhe kaloni
zorrën e ujit rezistente ndaj presionit përmes dados.
Futni fundin e zorrës brenda në bokullën bashkuese
dhe më pas shtrëngojeni dadon.
► Fig.16: 1. Zorra e ujit rezistente ndaj presionit
2. Dadoja e bokullës bashkuese 3. Bokulla
bashkuese
SHËNIM: Nëse bashkoni zorrën e ujit rezistente
ndaj presionit me rubinetin duke përdorur një bokull
bashkuese, bashkojeni atë me të dyja fundet e
zorrës.
2.
Lidhni zorrën e ujit rezistente ndaj presionit me
rubinetin. Aplikoni një aksesor të përshtatshëm si p.sh.
fashetë zorre ose bashkues për rubinetin e ujit për të
siguruar fundin e zorrës me rubinetin.
► Fig.17: 1. Fasheta e zorrës 2. Bashkuesi për
rubinetin e ujit 3. Zorra e ujit rezistente ndaj
presionit
SHËNIM: Aksesori varet nga forma e rubinetit me të
cilin e lidhni. Përgatitni një aksesor të përshtatshëm
të blerë në dyqan.
3.
Bashkoni bashkuesin e zorrës së ujit me daljen
(me shenjën e rubinetit) dhe më pas futni bokullën e
bashkimit.
► Fig.18: 1. Bokulla bashkuese 2. Bashkuesi i zorrës
së ujit 3. Hyrja në larësen me presion të
lartë
Lidhja/shkëputja e hundëzës
KUJDES:
Gjithmonë bllokoni këmbëzën kur
lidhni/shkëputni hundëzën.
Futeni fundin e hundëzës në të çarën në pistoletën
me këmbëz dhe rrotullojeni në drejtimin e shigjetës
siç tregohet në figurë. Për ta shkëputur, rrotullojeni
hundëzën në drejtimin e kundërt ndërsa e shtypni drejt
pistoletës me këmbëz.
► Fig.19: 1. Pistoleta me këmbëz 2. E çara 3. Fundi
i hundëzës
Disa hundëza opsionale kërkojnë që bashkuesi i lidhjes
(aksesor opsional) të bashkohet me pistoletën me
këmbëz. Bashkojeni bashkuesin lidhës me pistoletën
me këmbëz në të njëjtën mënyrë si hundëza.
► Fig.20: 1. Hundëza 2. Bashkuesi lidhës 3. Pistoleta
me këmbëz
SHËNIM: Bashkuesi lidhës nevojitet kur përdoren
hundëzat e përfshira me një model tjetër, HW112 ose
HW121.
32 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hw1300

Table of Contents