Makita HW1200 Instruction Manual page 31

Hide thumbs Also See for HW1200:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Çelësi i energjisë
VINI RE:
Mos e rrotulloni çelësin e energjisë me
forcë. Kjo mund të bëjë që çelësi të keqfunksionojë.
Për HW1200
► Fig.1: 1. Pozicioni OFF (FIKUR) 2. Pozicioni ON
(NDEZUR)
Rrotulloni çelësin e energjisë në drejtim të akrepave të
orës për të ndezur larësin me presion të lartë.
Për HW1300
Rrotulloni çelësin e energjisë në drejtim të akrepave të orës
ose në drejtim të kundërt të akrepave të orës në varësi të
nivelit të presionit. Rrotulloni çelësin e energjisë në drejtim të
akrepave të orës për regjimin e presionit të lartë dhe në drejtim
të kundërt të akrepave të orës për regjimin e presionit të ulët.
► Fig.2: 1. Regjimi i presionit të ulët 2. Pozicioni OFF
(FIKUR) 3. Regjimi i presionit të lartë
Funksionet e hundëzës
SHËNIM: Hundëzat standarde variojnë sipas shtetit. Referojuni
gjithashtu pjesës AKSESORËT SHTESË për hundëza të tjera.
Aksesori i spërkatjes Vario-Power
► Fig.3
Presioni i currilit mund të rregullohet duke e rrotulluar hundëzën.
KUJDES:
Kur rregulloni presionin e currilit, mos e
rrotulloni hundëzën ndërsa e tërhiqni atë drejt pistoletës
me këmbëz. Hundëza mund të dalë nga pistoleta me
këmbëz dhe mund të shkaktojë lëndime personale.
Shfryrësi i papastërtive
► Fig.4
Del curril spiral. E përshtatshme për heqjen e papastërtive të forta.
VINI RE:
Mos e përdorni shfryrësin e
papastërtive për të pastruar sipërfaqe delikate siç
janë dritaret ose karroceritë e makinave.
Hundëza e shkumës
► Fig.5
Detergjenti mund të spërkatet si shkumë.
Përdorimet e këmbëzës
Tërhiqeni këmbëzën për të nxjerrë një curril uji. Currili
vazhdon për sa kohë këmbëza është e tërhequr.
Këmbëza mund të bllokohet për përdorim të sigurt
të pistoletës me këmbëz. Për të bllokuar këmbëzën,
tërhiqni bllokuesen dhe vareni atë te ulluku në dorezë.
► Fig.6: 1. Këmbëza 2. Bllokuesi 3. Ulluku
VINI RE:
Për të shmangur gabimet mekanike në
çelësin e presionit, gjithmonë lini një interval prej
dy sekondash mes përdorimeve të këmbëzës.
Valvula e sigurisë
Kjo pajisje është e pajisur me një valvul sigurie që
parandalon presionin më të lartë sesa nevojitet. Kur
lëshohet këmbëza, valvula hapet dhe uji riqarkullon
përmes hyrjes së pompës.
KUJDES:
Mos e ngacmoni ose mos e
rregulloni cilësimin e valvulës së sigurisë.
Mbledhësja e zorrës
Vetëm për HW1300
Për të çmbështjellë zorrën, në fillim nxirrni fundin e
zorrës nga kapësja. Shpaloseni dorezën dhe rrotullojeni
në drejtim të akrepave të orës. Gjithmonë çmbështilleni
zorrën deri në fund kur përdorni larësen me presion të
lartë.
► Fig.7: 1. Mbledhësja e zorrës 2. Doreza 3. Fundi i
zorrës
Kur e magazinoni zorrën, rrotullojeni dorezën në drejtim
të kundërt të akrepave të orës dhe rregulloni fundin e
zorrës.
► Fig.8: 1. Kapësja 2. Doreza
Furnizimi i ujit nga një depozitë/
rezervuar
Aksesorë opsionalë
Ju mund të furnizoheni me ujë nga një depozitë ose
rezervuar në vend të rubinetit.
Zëvendësojeni bashkuesin e zorrës së ujit me setin e
zorrës së thithjes (aksesor opsional). Kur lidhni setin e
zorrës së thithjes, shkëputeni kutinë e filtrit nga zorra
dhe bashkojeni me hyrjen në larësen me presion të
lartë. Më pas, lidheni zorrën me kutinë e filtrit.
► Fig.9: 1. Depozita/rezervuari 2. Seti i zorrës së
thithjes 3. Bashkuesi i zorrës së ujit 4. Zorra
5. Kutia e filtrit 6. Hyrja në larësen me
presion të lartë
VINI RE:
Gjithmonë përdorni setin e zorrës së
thithjes të Makita.
VINI RE:
Gjithmonë mbani një lartësi 1,0 m (3,28
ft) ose më pak mes hyrjes në larësen me presion
të lartë dhe sipërfaqes së ujit. Ndryshe, larësja me
presion të lartë nuk do të jetë në gjendje të thithë ujë
në pompë.
Për të futur ujë në zorrë, hiqni hundëzën nga pistoleta
me këmbëz dhe ndizni larësen me presion të lartë
ndërsa këmbëza është e tërhequr. Pasi uji të dalë
në formë të qëndrueshme nga pistoleta me këmbëz,
lëshojeni këmbëzën dhe vendosni grykëzën për qëllimin
tuaj.
► Fig.10: 1. Pistoleta me këmbëz
SHËNIM: Kur nuk del ujë, bashkoni setin e zorrës
së thithjes dhe njomeni në ujë. Më pas rilidheni me
larësen me presion të lartë.
► Fig.11: 1. Seti i zorrës së thithjes
31 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hw1300

Table of Contents