Makita HW1200 Instruction Manual page 27

Hide thumbs Also See for HW1200:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHQIP (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIM
Makineritë nuk duhet të përdoren nga fëmijët. Fëmijët duhet të
mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë me makinerinë.
Kjo makineri nuk është prodhuar për përdorim nga persona
(përfshirë fëmijët) me aftësi fizike, ndijore ose mendore të
kufizuara, ose që kanë mungesë të përvojës dhe të njohurive.
Kjo makineri është projektuar për t'u përdorur me agjentin
pastrues të dhënë ose të rekomanduar nga prodhuesi. Përdorimi
i agjentëve ose kimikateve të tjera pastruese mund të ndikojë
negativisht në sigurinë e makinerisë.
Currili me presion të lartë mund të jetë i rrezikshëm nëse
keqpërdoret. Currili nuk duhet t'u drejtohet personave, pajisjeve
elektrike që kanë korrent apo vetë makinerisë.
Mos e përdorni makinerinë brenda një rrezeje ku ka persona,
përveçse kur ata veshin rroba mbrojtëse.
Mos e drejtoni currilin kundër vetes suaj apo të tjerëve për të
pastruar rrobat apo këpucët.
Rrezik shpërthimi – Mos spërkatni lëngje të ndezshme.
Pastruesit me presion të lartë nuk duhet të përdoren nga fëmijët
apo personeli i patrajnuar.
Zorrët me presion të lartë, aksesorët dhe bashkuesit janë të
rëndësishëm për sigurinë e makinerisë. Përdorni vetëm zorrë,
aksesorë dhe bashkues të rekomanduar nga prodhuesi.
Për të garantuar sigurinë e makinerisë, përdorni vetëm pjesë
këmbimi origjinale nga prodhuesi ose të miratuara nga prodhuesi.
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe hequr nga korrenti
përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Mos e përdorni makinerinë nëse kordoni i furnizimit ose pjesë
të rëndësishme të makinerisë janë dëmtuar, p.sh. pajisjet e
sigurisë, zorrët me presion të lartë, pistoleta me këmbëz.
Kordonët e papërshtatshëm zgjatues mund të jenë të rrezikshëm.
Nëse përdoret një kordon zgjatues, ai duhet të jetë i përshtatshëm
për përdorim në ambiente të jashtme dhe lidhja duhet të mbahet
e thatë dhe larg tokës. Rekomandohet që kjo të kryhet përmes një
mbledhëseje kordoni që e mban prizën të paktën 60 mm mbi tokë.
27 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hw1300

Table of Contents