Makita DVC260 Instruction Manual page 24

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC260:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Gjatë punës, vareni kutinë e çelësave në rripin e
poshtëm. Grepi mund të përkulet për të ndriçuar
përpara.
► Fig.27
SHËNIM: Fshesa do të fiket automatikisht dhe
drita LED pulson kur fshesa mbinxehet për shkak
të qarkullimit të reduktuar të ajrit në makinerinë të
shkaktuar nga bllokimi i zorrës, tubit, filtrave ose
për arsye të tjera. Në këtë rast, eliminoni shkakun e
problemit dhe ftoheni fshesën përpara se ta rindizni.
3.
Zëvendësojeni qesen e filtrit kur të mbushet.
Hapni kapakun dhe nxirrni qesen e filtrit. Tërhiqeni
shiritin në anën e hapjes për të mbyllur qesen e filtrit
dhe hidheni të gjithë qesen e filtrit.
► Fig.28: 1. Shiriti
Kur përdorni një qese pluhuri (aksesor opsional), nxirrni
qesen e pluhurit dhe hidheni pluhurin duke hapur
kapësen.
► Fig.29: 1. Kapësja
VINI RE:
Kontrolloni rregullisht qesen e filtrit nëse
është e mbushur. Përdorimi i vazhdueshëm me qese
të mbushur, rezulton në ulje të fuqisë thithëse.
VINI RE:
Mos përdorni qese të përdorura filtri.
Qesja e filtrit është prodhuar për një përdorim. Nëse
dëshironi ta përdorni qesen vazhdimisht, përdorni një
qese pluhuri (aksesor opsional).
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pastrimi i filtrit HEPA
KUJDES:
Mos e përdorni fshesën pa filtër
ose mos vazhdoni ta përdorni me filtër të
papastër ose të dëmtuar. Grimcat ose pluhuri i
thithur mund të dalin nga fshesa dhe mund të
shkaktojnë sëmundje të aparatit të frymëmarrjes
te përdoruesi.
VINI RE:
Për të ruajtur fuqinë optimale të
thithjes dhe për të mbajtur daljen të pastër,
pastrojeni filtrin rregullisht. Nëse nuk arrihet
fuqi e mjaftueshme thithjeje edhe pas pastrimit,
zëvendësojeni filtrin me një të ri.
VINI RE:
Për të parandaluar dëmtimin e filtrit,
mos përdorni kompresor me ajër dhe/ose larës
me presion të lartë për ta pastruar.
1.
Hapni kapakun dhe nxirrni qesen e filtrit. Lirojeni
grepin në filtër dhe hiqeni nga trupi i fshesës.
► Fig.30
2.
Nxirreni pluhurin nga filtri duke e goditur. Filtri mund
të lahet me ujë. Shpëlani pluhurin dhe grimcat në filtër
çdo 1 ose 2 muaj. Pas kësaj, thajeni filtrin plotësisht në
një vend në hije dhe të ajrosur mirë për të parandaluar
aromat e pakëndshme ose keqfunksionimin.
3.
Për të montuar filtrin, fusni anën pa ndarëse në
mbajtëse, më pas shtyni filtrin poshtë derisa fleta të
sigurohet nga pjesa e dalë.
► Fig.31: 1. Mbajtësja 2. Filtri HEPA 3. Pjesa e dalë
4. Fleta
Pastrimi i qeses së pluhurit
Pastrojeni rregullisht qesen e pluhurit me sapun dhe
ujë. Kthejeni qesen e pluhurit nga ana tjetër dhe hiqni
pluhurin e ngjitur. Lajeni me delikatesë me dorë dhe
shpëlajeni mirë me ujë. Thajeni plotësisht përpara se të
montoni fshesën.
► Fig.32
VINI RE:
Qeset e lagura të pluhurit ulin rendimentin
e fshirjes si edhe jetëgjatësinë e motorit.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Zorra (për tipin me fshesë me korrent)
Zorra (për tipin me shkarkim pluhuri)
Tubi zgjatues
Grykëza e lirë
Grykëza në formë T-je
Grykëza për tapete
Hundëza me kënd
Montimi i hundëzës
Furça e rafteve
Furça e rrumbullakët
Tubi i drejtë
Tubi i lakuar
Qesja e filtrit
Qesja e pluhurit
Unaza e përparme
Filtri HEPA
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
24 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dvc260zxDvc260z

Table of Contents