Makita DVC260 Instruction Manual page 20

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC260:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
8.9.2015
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërime për sigurinë e fshesës
PARALAJMËRIM:
LEXONI ME KUJDES të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet PARA PËRDORIMIT. Moszbatimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë
në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
1.
Para përdorimit, sigurohuni që kjo fshesë të
përdoret nga persona që janë udhëzuar siç
duhet mbi përdorimin e kësaj fshese.
2.
Mos e përdorni fshesën pa filtër. Zëvendësoni
menjëherë filtrat e dëmtuar.
3.
Mos provoni të thithni materiale të ndezshme,
fishekzjarrë, cigare të ndezura, hi të nxehtë, copa
të nxehta metali, materiale të mprehta si brisqe,
age, qelq të thyer ose sende të ngjashme.
4.
MOS E PËRDORNI ASNJËHERË FSHESËN
PRANË BENZINËS, GAZIT, BOJËS, LËNDËVE
NGJITËSE OSE SUBSTANCAVE TË TJERA
SHPËRTHYESE. Çelësi lëshon shkëndija kur
është NDEZUR dhe FIKUR. Kështu bën edhe
ndërçelësi i motorit gjatë përdorimit. Mund të
shkaktohet një shpërthim i rrezikshëm.
Mos thithni kurrë material toksike, kancerogjene,
5.
të djegshme ose të rrezikshme, si asbesti,
arseniku, bariumi, beriliumi, plumbi, pesticidet
ose materiale të tjera të rrezikshme për shëndetin.
Mos e përdorni kurrë fshesën jashtë kur bie shi.
6.
7.
Mos përdorni burime që janë pranë nxehtësisë (soba etj.).
8.
Mos i bllokoni tubat e ftohjes. Këto tuba
mundësojnë ftohjen e motorit. Duhet treguar kujdes
për të shmangur bllokimin, përndryshe motori do të
digjet për shkak të mungesës së ventilimit.
9.
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
10. Mos e palosni, tërhiqni ose shkelni zorrën.
Ndalojeni menjëherë fshesën nëse vëreni performancë
11.
të dobët ose diçka anormale gjatë përdorimit.
12. SHKËPUTENI BATERITË. Kur nuk është në punë,
para shërbimit dhe kur ndërroni aksesorët.
13. Pastrojeni dhe bëjini shërbim fshesës
menjëherë pas çdo përdorimi për ta mbajtur në
gjendje sa më të mirë pune.
14. MIRËMBAJENI FSHESËN ME KUJDES. Mbajeni
fshesën të pastër për performancë më të mirë
e më të sigurt. Ndiqni udhëzimet për ndërrimin
e aksesorëve. Mbajini dorezat të thata, të
pastra dhe pa vaj dhe graso.
E RËNDËSISHME
15. KONTROLLONI PJESËT E DËMTUARA. Para përdorimit
të mëtejshëm të fshesës, mbrojtëset ose pjesët e tjera të
dëmtuara duhen kontrolluar me kujdes për të përcaktuar
nëse do të funksionojnë siç duhet dhe nëse do të kryejnë
funksionin e synuar. Kontrolloni centrimin e pjesëve
lëvizëse, lidhjen e pjesëve lëvizëse, dëmtimin e pjesëve,
montimin dhe ndonjë rrethanë tjetër që mund të ndikojë
te përdorimi i saj. Mbrojtëset ose pjesët e tjera që janë
dëmtuar duhen riparuar siç duhet ose duhen zëvendësuar
nga një qendër shërbimi e autorizuar, përveç rastit kur
tregohet ndryshe në këtë manual përdorimi. Ndërrojini
çelësat me defekt në një qendër shërbimi të autorizuar.
Mos e përdorni fshesën nëse çelësi nuk e ndez ose e fik.
16. PJESËT E KËMBIMIT. Kur bëni shërbim,
përdorni vetëm pjesë këmbimi identike.
17. RUAJTJA E FSHESËS KUR NUK ËSHTË NË
PUNË. Kur nuk është në punë, fshesa duhet
ruajtur në një ambient të brendshëm.
18. Trajtojeni fshesën me kujdes. Trajtimi pa kujdes mund
të shkaktojë thyerje edhe te fshesat më të forta.
19. Mos provoni të pastroni pjesën e jashtme ose
të brendshme me benzinë, hollues ose kimikate
pastrimi. Mund të shkaktohen krisje ose çngjyrime.
20. Mos e përdorni fshesën në hapësirë të mbyllur
ku bojërat me vaj, holluesit e bojës, benzina, disa
substanca kundër molës etj. mund të lëshojnë
avuj të ndezshëm, shpërthyes ose helmues ose
në vende ku ka prani pluhuri të ndezshëm.
21. Mos e përdorni fshesën kur jeni nën ndikimin e
drogave ose alkoolit.
22. Si rregull sigurie bazë, përdorni gjithmonë syze
mbrojtëse ose syze sigurie me mbrojtëse anësore.
23. Përdorni maskë kundër pluhurit në ambiente
pune me pluhur.
24. Kjo makineri nuk është synuar të përdoret nga
persona apo fëmijë me aftësi fizike, ndijore ose
mendore të kufizuara, ose që kanë mungesë të
përvojës ose të njohurive.
25. Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me fshesën.
26. Mos i prekni kurrë bateritë apo fshesën me duar të njoma.
27. Tregoni kujdes maksimal kur pastroni shkallët.
28. Mos e përdorni fshesën si stol ose si bankë. Pajisja mund
të rrëzohet dhe mund të shkaktohet lëndim personal.
Shërbimi
1.
Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person i kualifikuar
për riparime, duke përdorur vetëm pjesë identike
zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të sigurt veglën elektrike.
2.
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe
ndërrimin e aksesorëve.
Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj dhe graso.
3.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
2.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
20 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dvc260zxDvc260z

Table of Contents