Makita DGP180 Instruction Manual page 30

Cordless grease gun
Hide thumbs Also See for DGP180:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën, shtypni
butonin e bllokimit të këmbëzës nga krahu "A"
për të bllokuar këmbëzën e çelësit në pozicionin
FIKUR.
Për të parandaluar tërheqjen aksidentale të këmbëzës
së çelësit, jepet butoni i bllokimit të këmbëzës së
çelësit.
Për të ndezur veglën, shtypni butonin e zhbllokimit
të këmbëzës nga krahu "B" dhe tërhiqni këmbëzën e
çelësit.
Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë në
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta ndaluar. Pas përdorimit, shtypni gjithmonë butonin e
bllokimit të këmbëzës së çelësit nga krahu "A".
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni këmbëzën e
çelësit dhe më pas shtypni butonin e bllokimit. Për ta
hequr veglën nga pozicioni i bllokuar, tërhiqni plotësisht
këmbëzën e çelësit për ta zhbllokuar.
► Fig.4: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i bllokimit
3. Butoni i bllokimit të këmbëzës
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Shtypni çelësin e llambës për të ndezur llambën.
Shtypni çelësin e llambës sërish për të fikur llambën.
Kur vegla lihet pa përdorim për rreth 60 sekonda me
motorin të ndaluar, llamba fiket.
► Fig.5: 1. Llamba 2. Çelësi i llambës
VINI RE:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Zgjedhja e regjimit të shpejtësisë
VINI RE:
Regjimin e shpejtësisë ndryshojeni
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht.
Vegla përdor një dorezë për ndryshimin e regjimit të
shpejtësisë. Kthejeni dorezën në mënyrë që shigjeta
në dorezë të drejtohet nga një prej dy regjimeve më
poshtë;
1
Regjimi i shpejtësisë së ulët: Nxirreni grason me
shpejtësi të ngadaltë konstante.
2
Regjimi i shpejtësisë automatike: Aplikojeni grason
duke ndryshuar automatikisht shpejtësinë e qarkullimit
në varësi të presionit të destinacionit të furnizimit.
► Fig.6: 1. Doreza për ndryshimin e regjimit të
shpejtësisë
Valvula e çlirimit të presionit
Kur presioni i brendshëm në vegël tejkalon një nivel të
caktuar, nga valvula e çlirimit të presionit del graso për
të ulur presionin e brendshëm.
► Fig.7: 1. Valvula e çlirimit të presionit
KUJDES:
Mos hiqni as bëni ndonjë rregullim
në valvulën e çlirimit të presionit.
KUJDES:
Mos e hiqni kapakun e valvulës së
çlirimit të presionit. Përndryshe grasoja mund të
dalë nga valvula e çlirimit të presionit dhe t'ju hyjë
në sy.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Heqja ose instalimi i rezervuarit
Për të hequr rezervuarin, vidhoseni siç ilustrohet.
► Fig.8: 1. Rezervuari
Për të instaluar rezervuarin, futeni në vegël më pas
vidhoseni në anën e kundërt.
► Fig.9: 1. Rezervuari
Doreza e shufrës
VINI RE:
Mos e tërhiqni dorezën e shufrës me
valvulën për largimin e ajrit të lidhur ndërsa
rezervuari është i instaluar në vegël. Sigurohuni
që valvula për largimin e ajrit të lirohet. Në të
kundërt mund të shkaktohet keqfunksionim.
Tërhiqni dorezën e shufrës kur mbushni rezervuarin me
graso.
► Fig.10: 1. Doreza e shufrës 2. Shufra
Për të bllokuar dorezën e shufrës të tërhequr plotësisht,
tërhiqeni dorezën e shufrës derisa të mund të shikoni
kanalin në shufër, dhe më pas ngeceni kanalin në të
çarë. Për të zhbllokuar dorezën e shufrës, hiqeni nga
kanali në mënyrë që shufra të lëvizë përpara.
► Fig.11: 1. Kanali 2. E çara
KUJDES:
Sigurohuni që doreza e shufrës
është bllokuar mirë. Ndryshe, ajo mund të
zhbllokohet aksidentalisht dhe të shkaktojë pickim.
Mbajtësja e zorrës
Mbajtësja e zorrës mund të bashkohet me cilëndo anë
të veglës me vidë.
► Fig.12: 1. Mbajtësja e zorrës 2. Vida
30 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents