Makita CL111D Instruction Manual page 22

Hide thumbs Also See for CL111D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
Karikimi i baterisë së integruar
KUJDES:
Mos e përdorni pastruesin gjatë
karikimit. Mund të dëmtohet.
KUJDES:
Gjithmonë hiqeni spinën e karikimit
nga pastruesi pas karikimit.
KUJDES:
Mos e lini karikuesin në rrymën e
rrjetit pas shkëputjes së pajisjes. Fëmijët e vegjël
mund ta fusin në gojë spinën me energji dhe mund të
shkaktohen lëndime.
Përdorni vetëm karikuesin DC1001 Makita për ta
karikuar këtë pastrues. Përdorimi i karikuesve të llojeve
të tjerë mund të shkaktojë shpërthimin e baterisë, duke
rezultuar në lëndim dhe dëmtim të personave.
Karikojeni pastruesin kur e përdorni për herë të parë
ose nëse ka mbetur pa karikuar për një kohë të gjatë.
Lidheni spinën e karikimit me bashkuesin e karikimit,
pastaj futeni karikuesin në prizën e rrymës elektrike.
► Fig.1
Llamba e rrymës së baterisë ndizet dhe fillon karikimi.
Për karikimin nevojiten afërsisht 3 orë. Ndriçimi fiket
pasi karikimi të ketë përfunduar. Për më shumë
detaje, referojuni manualit të përdorimit të karikuesit të
baterisë.
► Fig.2: 1. Llamba e rrymës së baterisë
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta përdorni veglën,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza e çelësit
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
► Fig.3: 1. Çelësi
Llamba e rrymës së baterisë
Kur kapaciteti i mbetur në bateri është i ulët, llamba e
rrymës së baterisë pulson.
Kur kapaciteti i mbetur në bateri është shumë i ulët,
vegla ndalon dhe llamba e rrymës së baterisë ndizet
për afërsisht 10 sekonda. Në këtë moment, karikoni
baterinë.
Gjithashtu, kur bateria mbingarkohet ose mbinxehet,
vegla ndalon dhe llamba e rrymës së baterisë ndizet për
afërsisht 10 sekonda. Vegla nuk aktivizohet gjatë kohës
që llamba është e ndezur.
► Fig.4: 1. Llamba e rrymës së baterisë
SHËNIM: Koha në të cilën llamba e rrymës së
baterisë fillon të pulsojë ose të ndizet varet nga
temperatura në vendin e punës dhe gjendja e
baterisë.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Lloji i filtrit
Filtri normal
► Fig.5: 1. Kapsula 2. Parafiltri 3. Filtri
Filtri me performancë të lartë
► Fig.6: 1. Kapsula 2. Filtri me performancë të lartë
Flakja e pluhurit
KUJDES:
Boshatiseni pastruesin para se të
mbushet plot ose nëse dobësohet fuqia e thithjes.
KUJDES:
Sigurohuni që të boshatisni edhe
pluhurin brenda fshesës. Moskryerja e kësaj
mund të shkaktojë bllokimin e filtrit ose dëmtimin
e motorit.
Hedhja e pluhurit për filtrin normal
1.
Për të hequr pluhurin që është ngjitur në filtrin në
kapsulë, goditeni lehtë kapsulën 4 ose 5 herë me dorë.
Tani drejtojeni folenë e thithjes me pamje poshtë,
rrotulloni kapsulën në drejtimin e shigjetës në diagram
dhe nxirreni kapsulën ngadalë dhe drejt.
► Fig.7: 1. Kapsula 2. Foleja e thithjes
SHËNIM: Mund të bjerë pluhur kur hapet kapsula,
kështu që sigurohuni të mbani një qese plehrash nën
kapsulë.
2.
Hiqni pluhurin e grumbulluar nga brenda kapsulës
dhe jashtë parafiltrit.
► Fig.8: 1. Parafiltri 2. Kapsula
3.
Rrotullojeni parafiltrin në drejtimin e shigjetës
për të liruar buzën e sigurisë nga njësia e fshesës dhe
hiqeni parafiltrin.
► Fig.9: 1. Parafiltri 2. Buza e sigurisë
4.
Pastroni pluhurin e imët nga parafiltri. Në vijim,
hiqni filtrin dhe prekni lehtë për të hequr pluhurin.
► Fig.10: 1. Parafiltri 2. Filtri
Hedhja e pluhurit për filtrin me
performancë të lartë
1.
Për të hequr pluhurin që është ngjitur në filtrin në
kapsulë, goditeni lehtë kapsulën 4 ose 5 herë me dorë.
Tani drejtojeni folenë e thithjes me pamje poshtë,
rrotulloni kapsulën në drejtimin e shigjetës në diagram
dhe nxirreni kapsulën ngadalë dhe drejt.
► Fig.11: 1. Kapsula 2. Foleja e thithjes
SHËNIM: Mund të bjerë pluhur kur hapet kapsula,
kështu që sigurohuni të mbani një qese plehrash nën
kapsulë.
22 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Cl111dwi

Table of Contents