Makita CL111D Instruction Manual page 21

Hide thumbs Also See for CL111D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6.
Mos vendosni objekte në pjesët e hapura. Mos
e përdorni me pjesët e hapura të bllokuara;
mbajeni të pastër nga pluhurat, fijet, flokët dhe
çfarëdo gjë që mund të pengojë rrjedhjen e ajrit.
7.
Mbajini flokët, veshjet e lirshme, gishtat dhe të gjitha
pjesët e trupit larg nga pjesët e hapura dhe të lëvizshme.
8.
Fikni të gjitha kontrollet para se të hiqni baterinë.
9.
Tregoni kujdes maksimal kur pastroni në shkallë.
10. Mos e përdorni për të mbledhur lëngje të
ndezshme ose të djegshme si benzina apo mos
e përdorni në zona ku mund të gjenden ato.
11.
Për karikim, përdorni vetëm karikuesin e
dhënë nga kompania prodhuese.
12. Mos mblidhni ndonjë gjë që digjet apo është e
ndezur, si cigaret, shkrepëset apo hiri i nxehtë.
13. Mos e përdorni pa vendosur qesen e pluhurit
dhe/ose filtrat në vend.
14. Mos e karikoni baterinë në ambiente të jashtme.
15. Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Karikuesi që është i përshtatshëm
për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik
zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
16. Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e baterisë të
përcaktuara në mënyrë specifike. Përdorimi i paketave të
tjera të baterisë mund të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
17. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg objekteve të tjera metalike, si kapëset e
letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose
objektet e tjera të vogla metalike që mund të
bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
18. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
RREGULLA TË TJERA SIGURIE
Kjo pajisje synohet për përdorim shtëpiak.
1.
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe
manualin e përdorimit të karikuesit para përdorimit.
Mos i mblidhni materialet në vijim:
2.
Sendet si cigaret e ndezura apo pluhurin
e shkëndijave/metaleve të krijuar nga
gërryerja/prerja e metaleve
Materialet e djegshme si gazolina,
holluesi, vajguri apo boja
Materialet shpërthyese si nitroglicerina
Materialet e ndezshme si alumini, zinku,
magnezi, titani, fosfori apo celuloidi
Baltë të njomë, ujë, vaj ose sende të ngjashme
Sende të ngurta me cepa të mprehtë
si ashkla druri, metale, gurë, xhama,
gozhdë, gjilpëra ose brisqe
Pluhur që mpikset si çimento apo toner
Pluhur përcjellës si metal apo karbon
Grimca të imëta si pluhur betoni
Veprime të tilla mund të shkaktojnë zjarr,
lëndim dhe/ose dëmtim të pronës.
3.
Ndaloni menjëherë punën nëse vini re diçka jonormale.
4.
Nëse pastruesi ju rrëzohet ose goditet,
kontrollojeni me kujdes për plasaritje ose
dëmtim para përdorimit.
5.
Mos e afroni me sobat apo burime të tjera
nxehtësie.
Mos e bllokoni vrimën e hyrjes së ajrit apo
6.
vrimat e ventilimit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR
SIGURINË
PËR BATERINË E BRENDSHME
1.
Përpara se ta përdorni baterinë e integruar,
lexoni të gjitha udhëzimet dhe shënimet e
masave parandaluese te (1) karikuesi i baterisë,
(2) bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni baterinë e integruar.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni qark të shkurtër me baterinë e integruar:
1.
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
Shmangni ruajtjen e baterisë së integruar
2.
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
3.
Mos e ekspozoni baterinë e integruar në
ujë ose shi.
Krijimi i qarkut të shkurtër te bateria
mund të shkaktojë qarkullim të madh të
rrymës elektrike, mbinxehje, djegie të
mundshme dhe madje prishje.
6.
Mos e ruani pajisjen dhe baterinë e integruar
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50 °C (122 °F).
7.
Mos e digjni baterinë e integruar, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose konsumuar plotësisht.
Bateria e integruar mund të shpërthejë në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1.
Karikojeni baterinë e integruar përpara se të
shkarkohet krejtësisht.
Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe
karikojeni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së
pajisjes.
Asnjëherë mos e rikarikoni një bateri të
2.
integruar që është plotësisht e karikuar.
Karikimi i tepërt shkurton jetëgjatësinë e
baterisë.
3.
Karikojeni baterinë e integruar me
temperaturën e dhomës në 10 °C - 40 °C (50 °F
- 104 °F). Një bateri të integruar të nxehtë lëreni
që të ftohet përpara se ta karikoni.
4.
Karikojeni baterinë një herë në gjashtë muaj
nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë.
21 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Cl111dwi

Table of Contents