Makita DF001G Instruction Manual page 24

Hide thumbs Also See for DF001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi ose heqja e majës së
kaçavidës / majës së puntos
► Fig.10: 1. Bokulla 2. Mbyllur 3. Hapur
Ktheni bokullën në drejtimin kundërorar për të hapur nofullat e
mandrinës. Vendosni majën e kaçavidës / majën e puntos në
mandrinë deri në fund. Kthejeni bokullën në drejtim orar për
të shtrënguar mandrinën. Për ta hequr majën e kaçavidës /
majën e puntos, kthejeni bokullën në drejtim kundërorar.
Vendosja e grepit
KUJDES:
Kur instaloni grepin, gjithmonë
sigurojeni atë fort me vidën. Ndryshe, grepi mund
të bjerë nga vegla dhe mund të rezultojë në lëndime
personale.
► Fig.11: 1. Ulluku 2. Grepi 3. Vida
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës. Për të
instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e veglës
në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një vidë.
Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
Vendosja e mbajtëses së majës së
kaçavidës
Aksesorë opsionalë
► Fig.12: 1. Mbajtësi i majës së kaçavidës 2. Maja e
kaçavidës
Puthiteni mbajtësen e majës së kaçavidës te pjesa e
dalë në bazamentin e veglës në anën e djathtë ose të
majtë dhe fiksojeni me një vidë.
Nëse nuk e përdorni majën e kaçavidës, mbajeni atë në
mbajtëset e majës së kaçavidës. Aty mund të mbahen
maja 45 mm (1-3/4") të gjata.
PËRDORIMI
KUJDES:
Kur shpejtësia ulet shumë, ulni
ngarkesën ose ndaloni veglën për të shmangur
dëmtimin e saj.
Mbajeni veglën fort me njërën dorë te doreza dhe me
dorën tjetër në dorezë për të kontrolluar veprimin e
përdredhjes.
► Fig.13
VINI RE:
Mos i mbuloni vrimat e ventilimit, sepse kjo
mund të shkaktojë mbinxehje ose mund të dëmtojë
veglën.
► Fig.14: 1. Vrima
Funksionimi i vidhosjes
VINI RE:
Rregulloni diskun në nivelin e duhur të
rrotullimit për punën tuaj.
VINI RE:
Sigurohuni që puntoja futet drejt në kokën
e vidës ose vida dhe/ose maja e kaçavidës mund të
dëmtohet.
Fillimisht, bashkërenditni shenjën
trupin e veglës dhe rregulloni nivelin e shtrëngimit.
Vendosni majën e kaçavidës në kokën e vidës dhe
ushtroni presion në vegël. Ndizni veglën ngadalë dhe
më pas rrisni gradualisht shpejtësinë. Lironi këmbëzën
e çelësit sapo vegla të ndalojë rrotullimin automatikisht
dhe drita e gjelbër ndizet për 5 sekonda.
SHËNIM: Kur vidhosni vida druri, shponi paraprakisht
një vrimë pilot me diametër sa 2/3 e diametrit të vidës.
Kjo e bën vidhosjen më të lehtë dhe parandalon
çarjen e materialit të punës.
SHËNIM: Në mjedis të ftohtë, vegla mund të ndalojë
në nivel më të ulët shtrëngimi në varësi të rrethanave.
Funksionimi i shpimit
Së pari ktheni unazën për ndryshimin e mënyrës së
veprimit që shigjeta të tregojë drejt shenjës
procedoni si më poshtë.
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq majën e
puntos në objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e majës së puntos kur bëni
një vrimë, bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në
vendin ku do të shpohet. Pastaj në vendin e shënuar
vendosni majën e puntos dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
KUJDES:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do
të shpejtojë shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do
të dëmtojë majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e
veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
KUJDES:
Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes
kur maja e puntos fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet. Gjatë depërtimit të puntos
në anën e kundërt të objektit mbi vegël/majën e
puntos ushtrohet një forcë e madhe shpuese.
KUJDES:
Maja e puntos e ngecur mund të
hiqet thjesht duke vendosur çelësin e ndryshimit
në rrotullimin e anasjelltë për ta nxjerrë punton.
Megjithatë, vegla mund të dalë papritmas nëse
nuk e mbani fort.
KUJDES:
Siguroni gjithmonë materialet e
punës në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
KUJDES:
Nëse vegla përdoret në mënyrë të
vazhdueshme derisa bateria të shkarkohet, mos e
përdorni veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni
me një bateri të re.
24 ALBANIAN
me shigjetën në
. Më pas

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents