Makita DLM462 Instruction Manual page 42

Cordless
Hide thumbs Also See for DLM462:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Treguesi i nivelit të barit
Treguesi i nivelit të barit tregon volumin e barit të
kositur. Kur koshi i barit nuk është plot, treguesi
qëndron pezull ndërkohë që fletët janë në lëvizje.
► Fig.24: 1. Treguesi i nivelit të barit
Kur koshi i barit është pothuajse plot, treguesi nuk
qëndron pezull ndërkohë që fletët janë në lëvizje. Në
këtë rast, ndaloni menjëherë përdorimin dhe boshatisni
koshin.
► Fig.25: 1. Treguesi i nivelit të barit
SHËNIM: Treguesi është udhëzues i përafërt. Në
varësi të gjendjes brenda koshit, ky tregues mund të
mos funksionojë siç duhet.
Rregullimi i lartësisë së dorezës
KUJDES:
Përpara heqjes së bulonave,
mbajeni mirë dorezën e sipërme. Përndryshe,
doreza mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndim.
Lartësia e dorezës mund të rregullohet në dy nivele.
1.
Hiqni bulonat e sipërm të dorezës së poshtme
duke përdorur çelësin me tub numër 13 dhe më pas
lironi bulonat e poshtëm.
► Fig.26: 1. Buloni i sipërm 2. Buloni i poshtëm
2.
Rregulloni lartësinë e dorezës dhe më pas
shtrëngoni fort bulonat e sipërm dhe të poshtëm.
Kalibrimi i shpejtësisë së udhëtimit
Për DLM462/DLM532
► Fig.27: 1. Leva e shpejtësisë
Shpejtësia e udhëtimit mund të rregullohet me levën e
shpejtësisë. Për të ulur shpejtësinë, tërhiqni levën drejt
jush dhe për të rritur shpejtësinë kthejeni levën përpara.
Përdorimi i aksesorit të plehërimit
Aksesori i plehërimit ju lejon që ta ktheni barin e prerë
në tokë pa e mbledhur barin e prerë në koshin e barit.
Kur e përdorni makinerinë me aksesorin e plehërimit,
sigurohuni që të hiqni koshin e barit.
VINI RE:
Kur e përdorni makinerinë me aksesorin
e plehërimit, sigurohuni që gjatësia totale e
barit të jetë 30 mm ose më shumë dhe gjatësia e
prerjes është 15 mm ose më pak.
► Fig.28: (1) 30 mm ose më shumë (2) 15 mm ose
më pak
Përdorimi i aksesorit të shkarkimit
Për DLM530/DLM532
Aksesori i shkarkimit ju lejon që ta shkarkoni barin
e prerë në tokë nga ana e djathtë e makinerisë pa e
mbledhur barin e prerë në koshin e barit. Kur e përdorni
makinerinë me aksesorin e shkarkimit, sigurohuni që të
instaloni aksesorin e plehërimit dhe hiqni koshin e barit.
Funksioni elektronik
Makineria është e pajisur me funksione elektronike për
përdorim të lehtë.
Kontrolli i shpejtësisë konstante të rrotullimit të fletës
Kontrolli elektronik i shpejtësisë për të përftuar një
shpejtësi konstante. Është e mundur marrja e rezultateve
të mira, sepse shpejtësia e rrotullimit mbahet konstante,
madje edhe në kushte kur vegla është e ngarkuar.
Ndezja e ngadaltë në lëvizje
Funksioni i nisjes së butë minimizon tronditjen gjatë
nisjes dhe bën që makineria të niset pa probleme.
Freni elektrik
Kjo makineri është pajisur me fren elektrik. Nëse
makineria vazhdimisht dështon të ndalojë me
shpejtësi fletët e kositëses pas lëshimit të levës së
çelësit, kërkoni që makinerisë t'i kryhet shërbimi
në qendrën e autorizuar të shërbimit të Makita.
PËRDORIMI
Kositja
PARALAJMËRIM:
kositjen, hiqni gurët dhe shkopinjtë nga zona
e kositjes. Më pas, hiqni paraprakisht bimët e
mëdha nga zona e kositjes.
PARALAJMËRIM:
mbrojtëse ose syzet e sigurisë me mbrojtëse në
anë gjatë përdorimit të kositëses.
KUJDES:
Nëse brenda në trupin e kositëses
bllokohet bar i prerë ose ndonjë objekt i huaj,
sigurohuni që të hiqni çelësin e bllokimit dhe
kutinë e baterisë dhe të vishni doreza përpara se
të hiqni barin ose objektin e huaj.
VINI RE:
Përdoreni këtë makineri vetëm për
kositjen e barit dekorativ. Mos kositni barërat e
këqija me këtë makineri.
► Fig.29
Gjatë kositjes mbajeni fort me të dyja duart dorezën.
Si udhëzues shpejtësia e kositjes është rreth 7 deri 14
metra në 10 sekonda.
► Fig.30
Vijat qendrore të rrotave të përparme janë udhëzuese
për gjerësinë e kositjes. Duke përdorur vijat qendrore
si udhëzuese, kositni në shirita. Mbivendosni një të
dytën deri në një të tretën e shiritit të mëparshëm për të
kositur barin në mënyrë të njëtrajtshme.
► Fig.31: 1. Gjerësia e kositjes 2. Zona e
mbivendosjes 3. Vija qendrore
Ndryshoni drejtimin e kositjes çdo herë për të mos
lejuar që motivi i barit të formohet vetëm në një drejtim.
► Fig.32
Kontrolloni periodikisht koshin e barit për barin e kositur.
Zbrazeni barin përpara se të mbushet. Përpara çdo
kontrolli periodik, sigurohuni që ta keni ndaluar kositësen,
më pas hiqni çelësin e bllokimit dhe kutinë e baterisë.
42 ALBANIAN
Përpara se të nisni
Vendosni gjithmonë syzet

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm530Dlm532

Table of Contents