Makita DLM462 Instruction Manual page 39

Cordless
Hide thumbs Also See for DLM462:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Heqja e aksesorit të plehërimit
1.
Hapni kapakun e pasmë.
► Fig.4: 1. Kapaku i pasmë
2.
Hiqni aksesorin e plehërimit ndërkohë që mbani
shtypur levën.
► Fig.5: 1. Leva 2. Aksesori i plehërimit
Instalimi ose heqja e koshit të barit
Për të instaluar koshin e barit, ndiqni hapat e
mëposhtëm.
1.
Hapni kapakun e pasmë.
► Fig.6: 1. Kapaku i pasmë
2.
Mbani dorezën e koshit të barit dhe më pas
futeni koshin e barit në shufrën e trupit të kositëses siç
tregohet në figurë.
► Fig.7: 1. Shufra 2. Doreza 3. Koshi i barit
Për të hequr koshin e barit, hapni kapakun e pasmë dhe
më pas hiqni koshin e barit duke mbajtur dorezën.
Vendosja e aksesorit të plehërimit
1.
Hapni kapakun e pasmë dhe më pas hiqni koshin
e barit.
► Fig.8: 1. Kapaku i pasmë 2. Koshi i barit
2.
Bashkoni aksesorin e plehërimit ndërsa mbani
poshtë levën, më pas lëshoni levën për të kyçur
aksesorin e plehërimit.
► Fig.9: 1. Leva 2. Aksesori i plehërimit
Bashkimi i aksesorit të shkarkimit
Për DLM530/DLM532
1.
Hapni kapakun e pasmë dhe më pas hiqni koshin
e barit.
► Fig.10: 1. Kapaku i pasmë 2. Koshi i barit
2.
Bashkoni aksesorin e plehërimit ndërsa mbani
poshtë levën, më pas lëshoni levën për të kyçur
aksesorin e plehërimit.
► Fig.11: 1. Leva 2. Aksesori i plehërimit
3.
Hapni kapakun e anës së djathtë, më pas
bashkoni aksesorin e shkarkimit.
Futeni kapëset e aksesorit të shkarkimit poshtë shufrës
së kapakut të anës së djathtë.
► Fig.12: 1. Kapaku i anës së djathtë 2. Aksesori i
shkarkimit
PËRSHKRIMI I PUNËS
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort makinerinë dhe kutinë
e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e makinerisë dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktohet dëmtim i makinerisë dhe i kutisë së
baterisë, si dhe lëndim i personit.
KUJDES:
Sigurohuni që të bllokoni kapakun e
baterisë përpara përdorimit. Përndryshe, balta, pluhuri
ose uji mund të dëmtojnë produktin ose kutinë e baterisë.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga makineria
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
SHËNIM: Makineria nuk punon vetëm me një kuti baterie.
Për të instaluar kutinë e baterisë;
1.
Tërhiqni lart levën, më pas hapni kapakun e baterisë.
► Fig.13: 1. Kapaku i baterisë 2. Leva e bllokimit
2.
Bashkërenditni gjuhëzën e kutisë së baterisë me
të çarën në makineri, më pas rrëshqiteni kutinë derisa
të bllokohet në vend me një kërcitje.
► Fig.14: (1) Porta e baterisë 1 (2) Porta e baterisë 2
(3) Kutia e baterisë
SHËNIM: Instaloni të paktën 2 kuti baterie në portën
e baterisë 1 ose në portën e baterisë 2.
3.
Futni deri në fund çelësin e bllokimit në vendin që tregon figura.
► Fig.15: 1. Çelësi i bllokimit
4.
Mbyllni kapakun e baterisë dhe shtyjeni derisa të
jetë mbyllur me levën e bllokimit.
Për të hequr kutinë e baterisë;
1.
Tërhiqni lart levën e bllokimit të kapakut të
baterisë dhe hapni kapakun e baterisë.
2.
Tërhiqni kutinë e baterisë nga makineria ndërsa
rrëshqitni butonin në pjesën e përparme të kutisë.
3.
Nxirrni çelësin e bllokimit.
4.
Mbyllni kapakun e baterisë.
Ndërrimi i kutive të baterive
► Fig.16: 1. Çelësi i përzgjedhjes së baterisë
Makineria përdor 2 kuti baterie njëkohësisht gjatë
përdorimit. Në makineri mund të instalohen deri në 4
kuti baterie. Përpara se të përdorni makinerinë, zgjidhni
portën e baterisë 1 ose portën e baterisë 2 duke
rrotulluar çelësin e përzgjedhjes së baterisë.
SHËNIM: Nëse në makineri janë instaluar vetëm
2 kuti baterie, sigurohuni që të zgjidhni portën e
baterisë në të cilën janë instaluar kutitë e baterive
duke përdorur çelësin e përzgjedhjes së baterisë.
39 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm530Dlm532

Table of Contents