Makita GA4050 Instruction Manual page 31

Hide thumbs Also See for GA4050:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
► Fig.13: 1. Dado e kyçjes 2. Disku prerës smeril /
disku i diamantit 3. Flanxha e brendshme
4. Mbrojtësja e diskut për diskun smerilues
prerës / diskun e diamantit
Njëlloj si me instalimin, ndiqni udhëzimet për diskun e
me qendër të shtypur.
Drejtimi për montimin e dados së bllokimit dhe të
flanxhës së brendshme ndryshon sipas llojit dhe
trashësisë së diskut.
Referojuni figurave më poshtë.
Për modelin 100 mm
Kur instaloni diskun smerilues prerës:
► Fig.14: 1. Dado e kyçjes 2. Disku smerilues prerës
(më i hollë se 4 mm) 3. Disku smerilues
prerës (4 mm ose më i trashë) 4. Flanxha e
brendshme
Kur instaloni diskun e diamantit:
► Fig.15: 1. Dado e kyçjes 2. Disku i diamantit (më i
hollë se 4 mm) 3. Disku i diamantit (4 mm
ose më i trashë) 4. Flanxha e brendshme
Për modelin 115 mm / 125 mm
Kur instaloni diskun smerilues prerës:
► Fig.16: 1. Dado e kyçjes 2. Disku smerilues prerës
(më i hollë se 4 mm) 3. Disku smerilues
prerës (4 mm ose më i trashë) 4. Flanxha e
brendshme
Kur instaloni diskun e diamantit:
► Fig.17: 1. Dado e kyçjes 2. Disku i diamantit (më i
hollë se 4 mm) 3. Disku i diamantit (4 mm
ose më i trashë) 4. Flanxha e brendshme
Vënia në punë me furça me kupë me
tela
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kontrolloni funksionimin e furçës
duke e ndezur veglën pa ngarkesë, duke u
siguruar se nuk ndodhet askush përpara ose në
një drejtim me furçën.
KUJDES:
Mos përdorni furçë të dëmtuar ose
jo të ekuilibruar. Përdorimi i furçës së dëmtuar mund
të rrisë mundësitë për lëndime nga kontakti me telat e
prishura të furçës.
► Fig.18: 1. Furçë me kupë me tela
Hiqni veglën nga priza dhe vendoseni me kokë poshtë
duke lejuar arritjen e lehtë të boshtit.
Hiqni çdo aksesor nga boshti. Montoni në bosht furçën
me kupë me tela dhe shtrëngojeni me çelësin e ofruar.
VINI RE:
Shmangni aplikimin e presionit të
tepërt që shkakton përkuljen e telave kur përdorni
furçën. Kjo mund të sjellë prishje të parakohshme.
Vënia në punë me furça disku me tela
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kontrolloni funksionimin e diskut me
furçë me tela duke e ndezur veglën pa ngarkesë,
duke u siguruar se nuk ndodhet askush përpara
ose në një drejtim me diskun me furçë me tela.
KUJDES:
Mos përdorni disk me furçë me tela
të dëmtuar ose jo të ekuilibruar. Përdorimi i diskut
me furçë me tela të dëmtuar mund të rrisë mundësitë
për lëndime nga kontakti me telat e prishura.
KUJDES:
Përdorni GJITHMONË mbrojtësen
për diskun me furçë me tela, duke u siguruar që
diametri i diskut të përputhet brenda mbrojtëses.
Disku mund të thyhet gjatë përdorimit dhe mbrojtësja
ndihmon në uljen e mundësive për lëndime personale.
► Fig.19: 1. Furçë disku me tela
Hiqni veglën nga priza dhe vendoseni me kokë poshtë
duke lejuar arritjen e lehtë të boshtit.
Hiqni çdo aksesor nga boshti. Filetoni në bosht diskun
me furçë me tela dhe shtrëngojeni me çelës.
VINI RE:
Shmangni aplikimin e presionit të
tepërt që shkakton përkuljen e telave kur përdorni
furçë disku me tela. Kjo mund të sjellë prishje të
parakohshme.
Lidhja me kordon (rrip lidhës)
Paralajmërimet e sigurisë specifike për
përdorimin në lartësi
Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet
për sigurinë. Mosndjekja e paralajmërimeve dhe e
udhëzimeve mund të rezultojë në lëndime serioze.
Gjithmonë mbajeni veglën të lidhur kur punoni "në
1.
lartësi". Gjatësia maksimale e kordonit është 2 m.
Lartësia maksimale e lejueshme e rënies së
kordonit (rripit lidhës) nuk duhet të jetë mbi 2 m.
2.
Përdoreni vetëm me kordon të përshtatshëm për
këtë lloj vegle dhe të miratuar për të paktën 4,0 kg.
3.
Mos e ankoroni kordonin e veglës në ndonjë gjë
në trupin tuaj ose në komponentë të lëvizshëm.
Ankorojeni kordonin e veglës në një strukturë të fortë
që mund t'u bëjë ballë forcave të një vegle që bie.
4.
Sigurohuni që kordoni të jetë siguruar mirë në
secilën anë përpara përdorimit.
5.
Inspektojeni veglën dhe kordonin përpara çdo
përdorimi për dëmtime dhe për funksionimin
e rregullt (duke përfshirë copën dhe fijet e
qepjes). Mos e përdorni nëse është i dëmtuar
ose nuk funksionon në rregull. Vegla duhet të
riparohet veçanërisht kur rrotull vrimës për
kordonin shfaqet një e krisur ose vijë e kuqe.
6.
Mos i mbështillni kordonët rrotull cepave të mprehtë
ose të ashpër, ose mos i lejoni të bien në kontakt me to.
7.
Shtrëngojeni anën tjetër të kordonit jashtë
zonës së punës në mënyrë që vegla të mbahet
në mënyrë të sigurt nëse bie.
8.
Lidheni kordonin në mënyrë të tillë që vegla
të lëvizë larg nga operatori nëse bie. Veglat
që bien do të luhaten në kordon, gjë që mund të
shkaktojë lëndim ose humbje të ekuilibrit.
31 SHQIP

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ga4050rGa4550Ga4550rGa5050Ga5050r

Table of Contents