Makita TL064D Instruction Manual page 21

Cordless angle impact wrench
Hide thumbs Also See for TL064D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për mbajtjen e majës nga veglat pa
mbështjellëse
Përdorni vetëm maja kaçavide/çelësi që kanë pjesën që
mund të futet siç tregohet në figurë. Mos përdorni asnjë
majë tjetër kaçavide/çelësi.
► Fig.8: (1) 8 mm
Përdorni majat e treguara në figurë. Për ta instaluar
majën, vetëm futeni atë në bosht.
► Fig.9: 1. Futeni majën 2. Boshti
SHËNIM: Nëse maja e kaçavidës nuk futet aq
thellë sa duhet në bokull, ajo nuk do të kthehet në
pozicionin fillestar dhe maja e kaçavidës nuk do të
jetë e sigurt. Në këtë rast, përpiquni të fusni sërish
majën sipas udhëzimeve të mësipërme.
Instalimi ose heqja e çelësit
Përdorni gjithmonë çelësa të përmasave të duhura për
bulonat dhe dadot. Çelësat e përmasave të gabuara
do të rezultojë në shtrëngim të gabuar dhe jo të rregullt
dhe/ose dëmtimin e bulonit ose dados.
Për të vendosur çelësin, shtyjeni atë në dhëmbët
mbërthyes në formë kudhre derisa të bllokohet në vend.
Për të hequr çelësin, thjesht tërhiqeni.
► Fig.10: 1. Çelësi 2. Kudhra
Vendosja e grepit
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kur instaloni grepin, shtrëngojeni
vidën fort. Mos-shtrëngimi i vidës mund të shkaktojë
prishje të veglës ose lëndime personale.
► Fig.11: 1. Ulluku 2. Grepi 3. Vida
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës. Për të
instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e veglës
në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një vidë.
Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
Rregullimi i kokës së këndit
Koka e këndit mund të rregullohet me 360° (8 pozicione
me ndarje nga 45 gradë).
1.
Lironi butonin hekzagonal dhe hiqni kokën e
këndit.
► Fig.12: 1. Koka e këndit 2. Buloni hekzagonal
2.
Rregulloni kokën e këndit në pozicionin e
dëshiruar dhe riinstalojeni në mënyrë të tillë që dhëmbët
në ingranazh të përshtaten me kanalet në kokën e
këndit.
► Fig.13: 1. Kanali 2. Dhëmbi
3.
Shtrëngoni bulonin hekzagonal për të siguruar
kokën e këndit.
Koka e drejtë dhe koka me
dhëmbëza
Aksesorë opsionalë
Kokat e drejta dhe ato me dhëmbëza janë të
disponueshme si aksesorë opsionalë për aplikacione të
ndryshme në punë.
Kokë e drejtë
► Fig.14
Kokë me dhëmbëza
► Fig.15
PËRDORIMI
KUJDES:
Futeni gjithmonë deri në fund
kutinë e baterisë derisa të bllokohet në vend.
Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Futeni
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
VINI RE:
Nëse përdorni baterinë rezervë për të
vazhduar punën, lëreni veglën të pushojë për të
paktën 15 minuta.
Forca e përshtatshme e shtrëngimit mund të ndryshojë
në varësi të llojit ose përmasës së vidës/bulonit, të
materialit të punës që do të shtrëngohet etj. Lidhja
ndërmjet forcës së shtrëngimit dhe kohës së shtrëngimit
tregohet në figura.
Bulon standard
► Fig.16: 1. Koha e shtrëngimit (sekonda) 2. Forca e
shtrëngimit 3. Forca e duhur e shtrëngimit i
korrespondon secilit diametër buloni
Bulon rezistent në tërheqje
► Fig.17: 1. Koha e shtrëngimit (sekonda) 2. Forca e
shtrëngimit 3. Forca e duhur e shtrëngimit i
korrespondon secilit diametër buloni
Për vidhosës këndor me goditje me
bateri
Mbajeni veglën fort dhe vendosni majën e puntos së
vidhosjes në kokën e vidës. Ushtroni presion shtytës
mbi vegël deri në masën që maja të mos rrëshqasë nga
vida dhe ndizni veglën për të nisur punën.
► Fig.18
Forca shtrënguese ndikohet nga disa faktorë përfshirë
si më poshtë. Pas shtrëngimit, kontrolloni gjithmonë
rrotullimin me çelës me shtrëngim.
1.
Nëse bateria shkarkohet gati plotësisht,
tensioni do të bjerë dhe forca shtrënguese do të
zvogëlohet.
2.
Maja e kaçavidës dhe çelësit
Mospërdorimi i majës së kaçavidës ose çelësit
me përmasat e sakta do të shkaktojë një ulje në
forcën shtrënguese.
21 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Tl065d

Table of Contents