Makita TL064D Instruction Manual page 20

Cordless angle impact wrench
Hide thumbs Also See for TL064D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në
motor për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë.
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse
vegla dhe/ose bateria janë vendosur sipas një prej
kushteve të mëposhtme:
I mbingarkuar:
Vegla përdoret në një mënyrë që e bën atë të marrë
rrymë të lartë anormale.
Në këtë situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që
shkaktoi mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën
për ta rinisur.
Nëse vegla nuk ndizet, bateria është mbinxehur. Në
këtë situatë, lëreni baterinë të ftohet përpara se ta
ndizni sërish.
Tension i ulët i baterisë:
Kapaciteti i mbetur i baterisë është shumë i ulët dhe
vegla nuk do të punojë. Nëse e ndizni veglën, motori
ndizet sërish, por fiket shpejt. Në këtë situatë, hiqni dhe
ngarkoni baterinë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.2: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.3: 1. Leva e çelësit
KUJDES:
Përpara se të montoni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë për të
parë nëse leva e çelësit aktivizohet siç duhet dhe
nëse kthehet në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni levën e çelësit.
Shpejtësia e veglës rritet duke rritur presionin në levën
e çelësit. Lëshoni levën e çelësit për ta ndaluar.
Kapaciteti i
mbetur
Fikur
75% deri 100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
► Fig.4: 1. Leva e çelësit 2. Llamba
Tërhiqni levën e çelësit për të ndezur llambën. Llamba
qëndron e ndezur gjatë tërheqjes së levës së çelësit.
Drita fiket automatikisht rreth 10 sekonda pas lëshimit
të levës së çelësit.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
► Fig.5: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën,
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, leva e çelësit nuk mund të tërhiqet.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e majës së
kaçavidës
Për mbajtjen e majës nga veglat me
mbështjellëse
Përdorni vetëm maja kaçavide/çelësi që kanë pjesën që
mund të futet siç tregohet në figurë. Mos përdorni asnjë
majë tjetër kaçavide/çelësi.
► Fig.6: (1) 12 mm (2) 9 mm
Për ta instaluar majën e kaçavidës, tërhiqni bokullën
në drejtimin e shigjetës dhe fusni majën në bokull deri
në fund.
Më pas lëshojeni bokullën për ta siguruar majën.
► Fig.7: 1. Maja e kaçavidës 2. Bokulla
20 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Tl065d

Table of Contents