Download Print this page

Makita HR2650 Instruction Manual page 27

Combination hammer with self dust collection
Hide thumbs Also See for HR2650:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Fryrësja
Aksesor opsional
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
► Fig.33
Përdorimi i kompletit të kupës
kundër pluhurit
Aksesor opsional
Vendoseni kompletin e kupës kundër pluhurit kundrejt
tavanit kur përdorni veglën.
► Fig.34
VINI RE:
Mos e përdorni kompletin e kupës
kundër pluhurit kur shponi në metal ose material
të ngjashëm. Kjo mund të dëmtojë kupën kundër
pluhurit për shkak të nxehtësisë së prodhuar nga
pluhuri i imët i metalit ose materialeve të ngjashme.
VINI RE:
Mos e instaloni ose hiqni kompletin e
kupës kundër pluhurit me punto të vendosur në
vegël. Ajo mund të dëmtojë kompletin e kupës kundër
pluhurit dhe mund të shkaktojë rrjedhje të pluhurit.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga
qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës
të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Zëvendësimi i filtrit të kutisë së
pluhurit
1.
Hiqeni kutinë e pluhurit ndërsa mbani shtypur
levën e kutisë së pluhurit.
► Fig.35: 1. Leva
2.
Futni kaçavidën e sheshtë në vrimat e kapakut të
filtrit për të hequr kutinë e filtrit dhe filtrin.
► Fig.36: 1. Kaçavida e sheshtë 2. Kutia e filtrit
3.
Hiqni filtrin nga kutia e filtrit.
► Fig.37: 1. Filtri 2. Kutia e filtrit
4.
Vendosni një filtër të ri në kutinë e filtrit dhe
më pas bashkojini ato me kutinë e pluhurit duke
bashkërenditur pjesën e dalë në kutinë e filtrit me
kanalin në kutinë e pluhurit.
► Fig.38: 1. Pjesa e dalë 2. Kanali
5.
Mbyllni kapakun e kutisë së filtrit dhe më pas
bashkojeni atë me veglën.
Zëvendësimi i kapakut izolues
Nëse kapaku izolues është i konsumuar, ulet rendimenti
i thithjes së pluhurit. Zëvendësojeni nëse është
konsumuar.
Hiqni kapakun izolues dhe më pas vendosni një të ri me
pjesën e dalë lart.
► Fig.39: 1. Pjesa e dalë 2. Kapaku izolues
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Puntot e trapanos me majë karbiti (puntot me
majë karbiti SDS-Plus)
Punto me majë
Bulino shpuese
Puntoja me majë diamanti
Daltë e ftohtë
Daltë për leskërim
Daltë për kanale
Përshtatësi i mandrinos
Mandrino shpimi pa çelësa
Grasoja për punton
Matësi i thellësisë
Fryrësja
Kupa kundër pluhurit
Kompleti i kupës kundër pluhurit
Syzet mbrojtëse
Kutia mbajtëse plastike
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
27 ALBANIAN

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hr2651Hr2651tHr2661