Download Print this page

Makita HR2650 Instruction Manual page 26

Combination hammer with self dust collection
Hide thumbs Also See for HR2650:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mos ushtroni më shumë forcë kur vrima bllokohet nga
cifla ose grimca. Më mirë ndizeni veglën pa e vënë në
punë dhe më pas hiqeni majën e trapanit pjesërisht nga
vrima. Duke e përsëritur këtë disa herë, vrima do të
pastrohet dhe do të rifillojë shpimi normal.
SHËNIM: Jashtëqendërzimi në rrotullimin e puntos
së shpimit mund të ndodhë gjatë vënies në punë të
veglës pa ngarkesë. Vegla qendërzohet vetë gjatë
punës. Kjo nuk ndikon në precizonin e shpimit.
Ciflosje/Leskërim/Shkatërrim
Vendoseni dorezën për ndryshimin e modalitetit të
punës në simbolin .
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
ushtroni një presion të lehtë mbi vegël në mënyrë që të
mos bëjë lëvizje të pakontrolluara.
Ushtrimi i presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë
efikasitetin.
► Fig.27
Shpimi në dru ose metal
KUJDES:
Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes
kur maja e puntos fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet. Gjatë depërtimit të puntos
në anën e kundërt të objektit mbi vegël/majën e
puntos ushtrohet një forcë e madhe shpuese.
KUJDES:
Maja e puntos e ngecur mund të
hiqet thjesht duke vendosur çelësin e ndryshimit
në rrotullimin e anasjelltë për ta nxjerrë punton.
Megjithatë, vegla mund të dalë papritmas nëse
nuk e mbani fort.
KUJDES:
Siguroni gjithmonë materialet e
punës në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë "rrotullim me
goditje" kur mandrina e shpimit është e instaluar
në vegël. Mandrina e shpimit mund të dëmtohet.
Gjithashtu mandrina e shpimit do të hiqet kur vegla të
kthehet mbrapsht.
VINI RE:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të
shpejtojë shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do
të dëmtojë majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e
veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Vendoseni dorezën për ndryshimin e modalitetit të
punës në simbolin .
Për HR2650/HR2651/HR2661
Aksesor opsional
Vendoseni përshtatësin e mandrinës në një mandrinë
shpimi pa çelësa te e cila mund të instalohet një vidë e
madhësisë 1/2"-20 dhe më pas instalojini ato te vegla.
Gjatë instalimit të saj referojuni seksionit "Instalimi ose
heqja e puntos së shpimit".
► Fig.28: 1. Mandrinë shpimi pa çelësa 2. Përshtatësi
i mandrinës
Për HR2651T
Përdorni mandrinën e shpimit që ndërrohet shpejt si
pajisje standarde. Për ta instaluar referojuni "Ndryshimi
i mandrinës për ndryshimin e shpejtë të SDS-plus".
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin e
kundërt të akrepave të orës për të hapur nofullat e
mandrinës. Vendosni punton në mandrinë deri në fund.
Shtrëngoni unazën fort dhe ktheni bokullën në drejtimin
e akrepave të orës për të shtrënguar mandrinën.
► Fig.29: 1. Bokulla 2. Unaza
Për të hequr punton, mbani unazën dhe ktheni bokullën
në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
Shpime me pjesën qendrore prej
diamanti
VINI RE:
Nëse gjatë veprimeve të shpimit me
diamant përdorni veprimin "rrotullim me goditje"
puntoja me majë diamanti mund të dëmtohet.
Kur kryeni veprime shpimi me diamant, levën e
ndryshimit vendoseni gjithmonë në pozicionin për të
përdorur veprimin "vetëm rrotullim".
Flakja e pluhurit
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
KUJDES:
Sigurohuni që kur të flakni pluhurin
të mbani veshur maskë kundër pluhurit.
KUJDES:
Zbrazeni kutinë e pluhurit
rregullisht përpara se kutia e pluhurit të
mbushet plot. Nëse nuk veproni kështu, mund të
ulet rendimenti i thithjes së pluhurit dhe mund të
shkaktohet thithje e pluhurit me frymëmarrje.
KUJDES:
Rendimenti i thithjes së pluhurit
ulet nëse filtri në kutinë e pluhurit bllokohet. Si
udhëzim, zëvendësojeni filtrin me një të ri pas
rreth 200 herësh mbushjeje me pluhur. Në të
kundërt mund të shkaktohet thithje të pluhurit me
frymëmarrje.
1.
Hiqeni kutinë e pluhurit ndërsa mbani shtypur
levën e kutisë së pluhurit.
► Fig.30: 1. Leva
2.
Hapni kapakun e kutisë së pluhurit.
► Fig.31: 1. Kapaku
3.
Hidheni pluhurin dhe më pas pastroni filtrin.
► Fig.32
VINI RE:
Gjatë pastrimit të pluhurit, mos e prekni
filtrin me furçë apo diçka të ngjashme, ose mos
fryni ajër të ngjeshur mbi filtër. Kjo mund ta
dëmtojë filtrin.
26 ALBANIAN

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hr2651Hr2651tHr2661