Download Print this page

Makita HR2650 Instruction Manual page 25

Combination hammer with self dust collection
Hide thumbs Also See for HR2650:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
► Fig.17: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të
punës
Rrotulloni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin . Më pas sigurohuni që dalta të jetë
shtrënguar sa duhet duke e rrotulluar pak.
Matësi i thellësisë
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi të njëtrajtshme. Lironi mbajtësen anësore
dhe fusni matësin e thellësisë në vrimë në mbajtësen
anësore. Rregulloni matësin e thellësisë në thellësinë e
dëshiruar dhe shtrëngoni mirë mbajtësen anësore.
► Fig.18: 1. Vrima 2. Matësi i thellësisë
SHËNIM: Sigurohuni që matësi i thellësisë të mos
prekë trupin kryesor të veglës kur bashkohet.
Instalimi ose heqja e sistemit të
thithjes së pluhurit
Për të hequr sistemin e thithjes së pluhurit, tërhiqeni veglën
ndërkohë që shtypni butonin e zhbllokimit. Për ta instaluar,
futeni veglën brenda sistemit të thithjes së pluhurit deri në
fund derisa të kyçet në vend me një kërcitje të lehtë.
► Fig.19: 1. Butoni i bllokimit
Kupa kundër pluhurit
Aksesor opsional
Përdorni kupën kundër pluhurit për të parandaluar
shpërndarjen e pluhurit mbi vegël dhe mbi veten tuaj
gjatë punimeve të shpimit në tavan. Bashkëngjitni
kupën kundër pluhurit në punto siç tregohet në figurë.
Përmasa e puntove ku mund të bashkëngjitet kupa
kundër pluhurit është si më poshtë.
Modeli
Kupa kundër pluhurit 5
Kupa kundër pluhurit 9
► Fig.20: 1. Kupa kundër pluhurit
Kompleti i kupës kundër pluhurit
Aksesor opsional
Përpara instalimit të kompletit të kupës kundër pluhurit,
hiqeni punton nga vegla nëse është e instaluar.
Instaloni kompletin e kupës kundër pluhurit në vegël
në mënyrë që simboli
bashkërenditet me kanalin në vegël.
► Fig.21: 1. Simboli
SHËNIM: Nëse lidhni një fshesë me korrent me
kompletin e kupës kundër pluhurit, hiqeni kapakun
kundër pluhurit përpara se ta lidhni.
► Fig.22: 1. Kapaku kundër pluhurit
Për të hequr kompletin e kupës së pluhurit, hiqeni
punton ndërsa tërhiqni kapakun e mandrinës në
drejtimin e shigjetës.
► Fig.23: 1. Puntoja 2. Kapaku i mandrinos
Mbajeni bazën e kupës së pluhurit dhe tërhiqeni jashtë.
► Fig.24
Diametri i puntos
6 mm - 14,5 mm
12 mm - 16 mm
në kupën kundër pluhurit të
2. Kanali
SHËNIM: Nëse kapaku hiqet nga kupa kundër
pluhurit, bashkojeni me anën e printuar lart në
mënyrë që kanali në kapak të puthitet me pjesën e
brendshme të periferisë së aksesorit.
► Fig.25
PËRDORIMI
KUJDES:
Gjatë përdorimit, përdorni
gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën ndihmëse)
dhe mbajeni veglën fort nga mbajtësja anësore
dhe nga doreza e çelësit.
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që materiali i
punës të jetë siguruar përpara fillimit të punës.
KUJDES:
Sistemi i thithjes së pluhurit është
vetëm për shpim në beton. Mos e përdorni
sistemin e thithjes së pluhurit për shpim në metal
ose dru.
KUJDES:
Gjatë përdorimit të veglës me
sistemin e thithjes së pluhurit, sigurohuni që të
vendosni sistemin e thithjes së pluhurit për të
parandaluar thithjen të pluhurit me frymëmarrje.
KUJDES:
Përpara se të përdorni sistemin e
thithjes së pluhurit, kontrolloni që filtri të mos jetë
dëmtuar. Në të kundërt mund të shkaktohet thithje të
pluhurit me frymëmarrje.
KUJDES:
Sistemi i thithjes së pluhurit e thith
pluhurin e krijuar në një shkallë të konsiderueshme,
por nuk mund të thithet i gjithë pluhuri.
VINI RE:
Mos e përdorni sistemin e thithjes së
pluhurit për shpim me diamant ose punim me daltë.
VINI RE:
Mos e përdorni sistemin e thithjes së
pluhurit për shpim në beton të lagur ose mos e
përdorni këtë sistem në ambient të lagur. Në të
kundërt mund të shkaktohet keqfunksionim.
► Fig.26
Funksionimi i shpimit me goditje
KUJDES:
Kur vrima bllokohet me cifla dhe
grimca ose gjatë goditjes së shufrave përforcuese
të futura në beton, ushtrohet një forcë e madhe dhe
e papritur përdredhjeje në vegël/punton turjelë në
momentin e çarjes së vrimës. Gjatë përdorimit,
përdorni gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe mbajeni veglën fort nga mbajtësja
anësore dhe nga doreza e çelësit. Në të kundërt,
mund të shkaktohet humbja e kontrollit të veglës dhe
lëndim i rëndë i mundshëm.
Vendosni dorezën e ndryshimit të regjimit të punës në
simbolin
.
Poziciononi majën e trapanit në vendin e dëshiruar
për vrimën, pastaj tërhiqni çelësin. Mos ushtroni forcë
mbi veglën. Presioni i lehtë jep rezultatet më të mira.
Mbajeni veglën në pozicion dhe mos lejoni që të
rrëshqasë nga vrima.
25 ALBANIAN

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hr2651Hr2651tHr2661