Makita DLS110 Instruction Manual page 64

Cordless slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for DLS110:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
fletë të re dhe me bateritë të hequra, sigurohuni
gjithmonë që fleta të mos të prekë asnjë pjesë të
bazës së poshtme kur doreza ulet plotësisht. Nëse
fleta prek bazën mund të shkaktojë zmbrapsje dhe të
çojë në lëndime personale serioze.
Krahu i ndaluesit
Pozicioni i kufirit të poshtëm të fletës mund të
rregullohet lehtësisht me anë të krahut të ndaluesit. Për
ta rregulluar, rrotullojeni krahun e ndaluesit në drejtim
të shigjetës siç tregohet në figurë. Rrotullojeni vidën
rregulluese në mënyrë të tillë që fleta të ndalojë në
pozicionin e dëshiruar kur doreza ulet plotësisht.
► Fig.19: 1. Krahu i ndaluesit 2. Vida rregulluese
Rregullimi i këndit të prerjes me
kënd
KUJDES:
Pasi të keni ndryshuar këndin e
prerjes me kënd, gjithmonë siguroni bazën e
rrotullimit duke shtrënguar fort dorezën.
VINI RE:
Kur rrotulloni bazën e rrotullimit,
sigurohuni që të ngrini dorezën plotësisht.
► Fig.20: 1. Leva e bllokimit 2. Mbajtësja 3. Leva e
lirimit 4. Treguesi
Rrotulloni në drejtim të kundërt të akrepave të orës dorezën
për të zhbllokuar bazën e rrotullimit. Rrotullojeni dorezën
ndërsa mbani poshtë levën e bllokimit për të lëvizur
bazën e rrotullimit. Bashkërenditni treguesin me këndin e
dëshiruar në shkallë, më pas shtrëngoni dorezën.
SHËNIM: Nëse shtypni levën e lirimit, mund ta lëvizni
bazën e rrotullimit pa mbajtur poshtë levën e bllokimit.
Shtrëngoni dorezën në pozicionin e dëshiruar.
Kjo sharrë për prerje të pjerrët përmban funksion ndalimi
pozitiv. Mund ta vendosni me shpejtësi këndin e djathtë/majtë
të prerjes me kënd 0°, 15°, 22,5°, 31,6°, 45°, dhe 60°. Për të
përdorur këtë funksion, lëvizeni bazën e rrotullimit pranë këndit
të dëshiruar pozitiv të ndalimit ndërsa mbani shtypur levën e
bllokimit. Më pas lirojeni levën e bllokimit dhe lëvizeni bazën e
rrotullimit përpara derisa baza e rrotullimit të bllokohet.
Rregullimi i këndit të prerjes së
pjerrët
VINI RE:
Gjithmonë hiqeni mbrojtësen e sipërme
dhe morsën vertikale përpara se të rregulloni
këndin e prerjes së pjerrët.
VINI RE:
Kur ndryshoni këndet e prerjes së
pjerrët, sigurohuni që të keni pozicionuar siç
duhet dërrasat me kanale siç shpjegohet në
seksionin "Dërrasat me kanale".
VINI RE:
Sigurohuni që ta ngrini dorezën
plotësisht gjatë animit të fletës së sharrës.
VINI RE:
Mos e shtrëngoni shumë dorezën.
Duke vepruar kështu mund të shkaktohet
keqfunksionim i mekanizmit të bllokimit të këndit
të prerjes.
Pasi të keni instaluar një
1.
Rrotulloni çelësin rrotullues në shufrën me
rrëshqitje në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
► Fig.21: 1. Çelësi rrotullues
2.
Tërhiqni dhe rrotulloni levën kapëse në pozicionin
siç ilustrohet.
► Fig.22: 1. Leva kapëse
3.
Puthitni treguesin me këndin e dëshiruar në shkallë
duke lëvizur shasinë, më pas shtrëngoni çelësin rrotullues.
► Fig.23: 1. Shkalla e këndit të prerjes së pjerrët
2. Treguesi
Për të anuar shasinë djathtas, anojeni shasinë edhe
pak majtas dhe më pas anojeni djathtas ndërsa shtypni
poshtë butonin e lirimit.
► Fig.24: 1. Butoni i lirimit
Nëse kryeni prerje të pjerrët më të madhe se 45°, lëvizeni
shasinë ndërsa rrëshqisni levën e lirimit drejt pjesës së përparme
të veglës. Ju mund të kryeni prerje të pjerrët deri në 48°.
► Fig.25: 1. Leva e lirimit
Kjo sharrë për prerje të pjerrët përmban funksion ndalimi pozitiv.
Ju mund ta vendosni këndin 22,5° dhe 33,9° me shpejtësi si
në të djathtë ashtu edhe në të majtë. Vendoseni levën kapëse
në pozicionin siç ilustrohet dhe anoni shasinë. Për të ndërruar
këndin, tërhiqeni levën kapëse dhe anoni shasinë.
► Fig.26: 1. Leva kapëse
KUJDES:
Pasi të ndryshoni këndin e prerjes
së pjerrët, gjithmonë sigurojeni çelësin rrotullues.
Bllokimi me rrëshqitje
Për të bllokuar lëvizjen rrëshqitëse të shasisë, shtyjeni
shasinë drejt rigës udhëzuese derisa të ndalojë.
Tërhiqeni kunjin ndalues dhe rrotullojeni 90°.
► Fig.27: 1. Pozicioni i zhbllokuar 2. Pozicioni i
bllokuar 3. Kunji ndalues
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
bateritë në vegël, kontrolloni gjithmonë për të parë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet
në pozicionin fikur kur lëshohet. Mos e tërhiqni fort
këmbëzën e çelësit pa shtypur butonin e zhbllokimit. Kjo
mund të shkaktojë thyerjen e çelësit. Përdorimi i veglës
me një çelës që nuk funksionon siç duhet mund të çojë në
humbje të kontrollit dhe lëndime personale të rënda.
PARALAJMËRIM:
veglën pa çelës plotësisht funksional. Një vegël, çelësi i
së cilës nuk punon siç duhet është SHUMË E RREZIKSHME
dhe duhet të riparohet përpara se të përdoret më tej,
përndryshe mund të pësoni lëndime personale serioze.
PARALAJMËRIM:
butonin e zhbllokimit duke e goditur ose në ndonjë mënyrë
tjetër. Një çelës me një buton zhbllokimi të sforcuar mund të çojë
në ndezje të paqëllimshme dhe lëndime personale të rënda.
PARALAJMËRIM:
veglën nëse ndizet kur thjesht tërhiqni këmbëzën e çelësit, pa
shtypur butonin e bllokimit. Një çelës që ka nevojë të riparohet
mund të çojë në ndezje të paqëllimshme dhe lëndime personale
të rënda. Çojeni veglën në qendrën e shërbimit të Makita-s për
riparimet e duhura PËRPARA përdorimit të mëtejshëm.
64 ALBANIAN
Përpara se të vendosni
ASNJËHERË mos e përdorni
Mos e shtyni KURRË me forcë
ASNJËHERË mos e përdorni

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dls111Dls112

Table of Contents