Makita DLS110 Instruction Manual page 58

Cordless slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for DLS110:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
5.
Asnjëherë mos e kaloni dorën mbi vijën e
synuar të prerjes qoftë përpara ose prapa fletës
së sharrës. Është shumë e rrezikshme mbajtja e
materialin e punës me "duar të kryqëzuara", pra
duke e mbajtur materialin e punës në të djathtë të
fletës së sharrës me dorën e majtë ose anasjelltas.
► Fig.1
6.
Mos e zgjasni dorën prapa rigës udhëzuese
më afër se 100 mm nga cilado anë e fletës së
sharrës, për të hequr ashklat e drurit apo për
arsye të tjera ndërsa fleta rrotullohet. Afërsia e
fletës të sharrës që rrotullohet me dorën tuaj mund të
mos jetë e dallueshme dhe mund të lëndoheni rëndë.
7.
Kontrollojeni fletën e sharrës përpara prerjes.
Nëse materiali i punës është i harkuar ose i
deformuar, shtrëngojeni me morsë me pjesën
e harkuar drejt rigës. Gjithmonë sigurohuni që
të mos ketë hapësirë mes materialit të punës,
rigës dhe bankës përgjatë vijës së prerjes.
Materialet e harkuara ose të deformuara të punës
mund të përdridhen ose të zhvendosen dhe
mund të shkaktojnë ngecje te fleta e sharrës që
rrotullohet gjatë prerjes. Nuk duhet të ketë gozhdë
ose objekte të huaja në materialin e punës.
8.
Mos e përdorni sharrën derisa banka të jetë
pastruar nga të gjitha veglat, ashklat e drurit,
etj. përveç materialit të punës. Copëzat e vogla
ose copëzat e lira të drurit ose objektet e tjera që
krijojnë kontakt me fletën që rrotullohet mund të
hidhen tutje me shpejtësi të lartë.
9.
Pritni vetëm një material pune njëkohësisht.
Materialet e punës të vendosura mbi njëra-tjetrën
nuk mund të mbërthehen ose shtrëngohen mirë
me morsë dhe mund të ngecin te fleta ose të
zhvendosen gjatë prerjes.
10. Sigurohuni që sharra për prerje me kënd të
jetë e montuar ose e vendosur në një sipërfaqe
të niveluar dhe të palëvizshme përpara
përdorimit. Një sipërfaqe pune e niveluar dhe
e palëvizshme redukton rrezikun që sharra për
prerje me kënd të bëhet e paqëndrueshme.
11.
Planifikojeni punën tuaj. Sa herë që ndryshoni
cilësimin e prerjes së pjerrët ose me kënd,
sigurohuni që riga e rregullueshme të vendoset
saktë për të mbajtur materialin e punës dhe që nuk
do të ndërhyjë me fletën ose sistemin mbrojtës. Pa
e vendosur veglën në pozicionin "NDEZUR" dhe pa
pasur material pune mbi bankë, lëvizeni fletën e sharrës
përmes një prerjeje të plotë të simuluar për t'u siguruar
që nuk ka ndërhyrje apo rrezik prerjeje të rigës.
12. Siguroni mbështetje të mjaftueshme, si p.sh.
zgjatim banke, këmbalecë druri, etj. për një
material pune që është më i gjerë ose më i gjatë
se pjesa e sipërme e bankës. Materialet e punës më
të gjata ose më të gjera se banka e sharrës për prerje
me kënd mund të përmbysen nëse nuk mbështeten
mirë. Nëse përmbyset copa e prerë ose materiali i
punës, ajo mund të ngrejë mbrojtësen e poshtme ose
mund të hidhet tutje nga fleta që rrotullohet.
13. Mos përdorni një person tjetër për të
zëvendësuar një shtesë banke ose si
mbështetje shtesë. Mbështetja e paqëndrueshme
për materialin e punës mund të bëjë që fleta të
ngecë ose materiali i punës të zhvendoset gjatë
veprimit të prerjes duke ju tërhequr juve dhe
ndihmësin në fletën që rrotullohet.
14. Pjesa e prerë nuk duhet në asnjë mënyrë të
ngecet ose të shtypet kundrejt fletës së sharrës
që rrotullohet. Nëse mbyllet, pra duke përdorur
ndalesa në gjatësi, pjesa e prerë mund të futet si
pykë kundrejt fletës dhe të hidhet tutje me forcë.
15. Gjithmonë përdorni një morsë ose fiksuese
të projektuar për të mbajtur mirë materialet
e rrumbullakëta siç janë shufrat ose tubat.
Shufrat kanë tendencën të mbështillen kur priten,
duke bërë që fleta të "kafshojë" dhe tërheqë
materialin e punës me dorën tuaj te fleta.
16. Lëreni fletën të arrijë shpejtësinë e plotë
përpara se të krijoni kontaktin me materialin
e punës. Kjo do të reduktojë rrezikun e hedhjes
tutje të materialit të punës.
17. Nëse materiali i punës ose fleta ngecin, fikeni
sharrën për prerje me kënd. Prisni që të gjitha
pjesët lëvizëse të ndalojnë dhe shkëputeni spinën
nga burimi i rrymës dhe/ose hiqni paketën e
baterisë. Më pas punoni që të lironi materialin
e ngecur. Vazhdimi i sharrimit me material pune të
ngecur mund të shkaktonte humbje të kontrollit ose
dëmtim të sharrës për prerje me kënd.
18. Pas përfundimit të prerjes, lironi çelësin,
mbajeni kokën e sharrës poshtë dhe prisni që
fleta e sharrës të ndalojë përpara se të hiqni
pjesën e prerë. Është e rrezikshme zgjatja e
duarve pranë fletës që po ndalon.
19. Mbajeni dorezën mirë kur bëni një prerje të
paplotë ose kur lironi çelësin përpara se koka
e sharrës të jetë plotësisht në pozicionin
poshtë. Veprimi i frenimit të sharrës mund të bëjë
që koka e sharrës të tërhiqet papritur poshtë, duke
shkaktuar rrezik lëndimi.
20. Përdorni vetëm fletë sharre me diametrin që
shënohet në vegël ose që specifikohet në
manual. Përdorimi i një flete me madhësi jo të duhur
mund të ndikojë në mbrojtjen e përshtatshme të
fletës ose në funksionimin e mbrojtëses, gjë e cila
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
21. Përdorni vetëm fletë sharre që kanë të shënuar
një shpejtësi të barasvlershme ose më të
madhe sesa shpejtësia e shënuar mbi vegël.
22. Mos e përdorni sharrën për të prerë materiale
të tjera përveç drurit, aluminit dhe materialeve
të ngjashme.
23. (Vetëm për vendet evropiane)
Gjithmonë përdorni fletën që është konform
me EN847-1.
Udhëzime shtesë
Bëjeni punishten të tillë që të mos futen fëmijë,
1.
duke përdorur kyça.
2.
Mos hipni kurrë mbi vegël. Mund të shkaktohen
lëndime të rënda nëse vegla përmbyset ose nëse
krijohet kontakt pa dashje me veglën prerëse.
3.
Asnjëherë mos e lini veglën në punë të
pamonitoruar. Fikeni rrymën. Mos e lini veglën
derisa ajo të ndalojë plotësisht.
4.
Mos e vini sharrën në punë pa vendosur
mbrojtëset. Kontrolloni mbrojtësen e diskut për
mbyllje të saktë përpara çdo përdorimi. Mos
e përdorni sharrën nëse mbrojtësja e diskut
nuk lëviz lirshëm dhe nuk mbyllet menjëherë.
Asnjëherë mos e mbërtheni ose lidhni
mbrojtësen e diskut në pozicion të hapur.
58 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dls111Dls112

Table of Contents