Makita 4101RH Instruction Manual page 17

Hide thumbs Also See for 4101RH:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet.
Pajisje portative për rrymën e
mbetur
► Fig.1: 1. Butoni TEST 2. Butoni RIVENDOS ose
"NDEZUR" 3. Llamba pilot 4. Pajisje portative
për rrymën e mbetur (PRCD)
Lidheni veglën me furnizimin me energji dhe testoni
Pajisjen portative për rrymën e mbetur (PRCD) përpara
përdorimit të veglës. Shtypni butonin "RIVENDOS" ose
"NDEZUR" dhe konfirmoni nëse llamba pilot ndizet.
Shtypni butonin "TEST" dhe konfirmoni që llamba
pilot fiket. Shtypni sërish butonin "RIVENDOS" ose
"NDEZUR" për të përdorur veglën.
PARALAJMËRIM:
Mos e përdorni veglën nëse llamba pilot nuk
fiket kur shtypet butoni "TEST".
Rregullimi i thellësisë së prerjes
► Fig.2: 1. Bulon flutur 2. Bazamenti
Lironi bulonin flutur në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni
bazën lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar bulonin flutur.
KUJDES:
Pas rregullimit të thellësisë së prerjes,
shtrëngojeni gjithnjë mirë bulonin flutur.
Rregullimi i këndit të buzëve
► Fig.3: 1. Dadoja flutur
Lironi dadon flutur në pllakën e shkallëzimit të buzëve
në pjesën e përparme të bazës. Caktoni këndin e
dëshiruar (0° - 45°) duke e anuar sipas nevojës dhe
shtrëngoni mirë dadon flutur.
Lironi bulonin flutur në niveluesin e thellësisë dhe
lëvizni bazën në mënyrë të tillë që fundi i kasës së fletës
të jetë mbi vizën jeshile mbi niveluesin e thellësisë. Më
pas shtrëngoni bulonin flutur për të siguruar bazën.
► Fig.4: 1. Bulon flutur 2. Fundi i kasës së fletës
3. Viza e kuqe
SHËNIM:
Nëse fundi i kasës së fletës është poshtë vizës
së kuqe mbi niveluesin e thellësisë, fllanxha e
jashtme mund të godasë materialin e punës kur
bëni prerjen e buzëve.
Shikimi
► Fig.5: 1. Bazamenti 2. Udhëzuesi i sipërm
Për prerje të drejta, vini në vijë të drejtë pozicionin "A"
në pjesën e parme të bazës me vijën tuaj të prerjes.
Për prerje me kënd 45° vini në vijë të drejtë pozicionin
"B" me të.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet
në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
► Fig.6: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i bllokimit
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës
çelës, ka një buton bllokimi.
Për të nisur veglën, shtypni butonin e bllokimit dhe
tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën çelës
për të ndaluar.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Instalimi ose heqja e diskut të
diamantit
► Fig.7: 1. Çelësi 22 2. Çelësi heksagonal
Mbajeni fllanxhën e jashtme me çelës dhe lironi
bulonin me kokë hekzagonale në drejtim orar me
anë të çelësit hekzagonal. Më pas hiqeni bulonin me
kokë hekzagonale, fllanxhën e jashtme dhe diskun e
diamantit.
Instaloni diskun e diamantit, fllanxhën e jashtme dhe
bulonin me kokë hekzagonale në bosht. Mbajeni
fllanxhën e jashtme me çelës dhe shtrëngoni bulonin
me kokë hekzagonale në drejtim kundërorar me anë të
çelësit hekzagonal. SIGUROHUNI TA SHTRËNGONI
MIRË BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE.
► Fig.8: 1. Flanxha e brendshme 2. Disku i diamantit
3. Flanxha e jashtme 4. Buloni me kokë
hekzagonale
KUJDES:
Përdorni vetëm çelësa Makita për instalimin apo
heqjen e diskut.
Instalimi i tubit të ujit
► Fig.9: 1. Bulon flutur 2. Kasa e fletës 3. Tub uji
Si fillim, veglën nga priza. Lironi bulonin flutur në
niveluesin e thellësisë dhe lëvizni bazën poshtë.
Instaloni tubin e ujit në kasën e fletës duke përdorur
vidën.
Vendosni tubin e vinilit mbi tubin e ujit dhe vendosni
përshtatësin e tubit të vinilit në një rubinet të rrjetit
kryesor të ujit. Rregulloni sasinë e rrjedhjes së ujit
vetëm duke rregulluar rubinetin.
Instalimi i kapakut (A)
► Fig.10: 1. Morsetë 2. Kapaku (A)
Instaloni kapakun (A) në vegël në mënyrë të tillë që ana
me shenjën "Lart
17 SHQIP
" të drejtohet nga lart.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents