Makita 4101RH Instruction Manual page 16

Hide thumbs Also See for 4101RH:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
16. Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme. Shkëndijat mund t'i
ndezin këto materiale.
Kundërveprimi dhe paralajmërimet e lidhura me të
Kundërveprimi është një reagim i shpejtë që ndodh kur
disku prerës bllokohet ose ngec. Bllokimi ose ngecja
shkaktojnë një ndalesë të menjëhershme të diskut
rrotullues, gjë e cila shkakton që vegla elektrike të dalë
jashtë kontrollit dhe të shkojë në drejtim të kundërt të
rrotullimit të diskut në pikën e lidhjes.
Për shembull, nëse një disk abraziv ngec ose bllokohet
nga materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e
bllokimit mund të godasë sipërfaqen e materialit duke
bërë që disku të ndërrojë drejtim ose të vijë mbrapsht.
Disku mund të kërcejë në drejtim të punëtorit ose
larg tij, në varësi të drejtimit të lëvizjes së diskut në
momentin e bllokimit. Disqet abrazive edhe mund të
thyhen në këto kushte.
Kundërveprimi është rezultat i keqpërdorimit të veglës
elektrike dhe/ose procedurave ose kushteve të pasakta
të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat
parandaluese të dhëna më poshtë.
a) Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat kundërvepruese. Përdorni gjithmonë
dorezën ndihmëse, nëse mundësohet, për një
kontroll maksimal mbi kundërveprimin ose
reagimin rrotullues gjatë ndezjes. Përdoruesi
mund të kontrollojë reagimet rrotulluese ose
forcat kundërvepruese, nëse merren masa
parandaluese.
b) Mos e vini kurrë dorën pranë aksesorit
rrotullues. Aksesori mund të kundërveprojë mbi
dorën tuaj.
c) Mos e mbani trupin në një vijë me diskun
prerës. Kundërveprimi e shtyn veglën në drejtimin
e kundërt të lëvizjes së diskut në pikën e ngecjes.
d) Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në
cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet
dhe ngecjen e aksesorit. Cepat, anët e mprehta
ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar
ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton
humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.
e) Mos montoni zinxhir sharre, disk për
prerjen e druve, disk të segmentuar diamanti
me hapësirë anësore më të madhe se 10 mm
ose teh sharre të dhëmbëzuar. Disqe të tilla
krijojnë kundërveprime të shpeshta dhe humbje
të kontrollit.
f) Mos e "bllokoni" diskun dhe mos ushtroni
presion të tepërt mbi të. Mos provoni të kryeni
prerje të thella. Ushtrimi i forcës së tepërt
mbi disk rrit ngarkesën dhe ndjeshmërinë ndaj
përdredhjeve ose kapjes së diskut gjatë prerjes
dhe mundësinë e kundërveprimit ose të thyerjes
së diskut.
g) Kur disku ngec ose kur ndërprisni prerjen
për çfarëdo lloj arsyeje, fikeni veglën elektrike
dhe mbajeni veglën elektrike pa lëvizur
derisa disku të ndalojë plotësisht. Mos
provoni asnjëherë ta tërhiqni diskun nga
procesi i prerjes kur disku është duke lëvizur,
përndryshe mund të ndodhë kundërveprim.
Hetoni dhe ndërmerrni veprime korrigjuese për të
eliminuar ngecjen e diskut.
h) Mos e rifilloni procesin e prerjes së
materialit të punës. Lejoni diskun të arrijë
shpejtësinë maksimale dhe futeni sërish me
kujdes te vendi i prerjes. Disku mund të kapet,
të shkojë lart ose të kundërveprojë nëse vegla
elektrike rindizet brenda materialit të punës.
i) Mbështetini panelet ose çdo material të madh
pune për të minimizuar rrezikun e bllokimit
të diskut dhe të kundërveprimit. Materialet e
mëdha të punës kanë tendencë të përkulen nga
pesha e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen
poshtë materialit të punës pranë vijës së prerjes
dhe buzës së materialit të punës nga të dyja anët
e diskut.
j) Tregoni kujdes të veçantë kur bëni "prerje
në xhep" në muret ekzistuese ose në zona të
tjera me shikim të kufizuar. Disku i dalë mund të
presë tuba gazi ose uji, tela elektrikë ose objekte
që mund të shkaktojnë kundërveprim.
17. Përpara se të përdorni disk të segmentuar
diamanti, sigurohuni që disku i diamantit të
ketë hapësirë anësore prej 10 mm ose më pak
ndërmjet segmenteve, vetëm me kënd negativ
pjerrësie.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
18. Asnjëherë mos provoni të prisni duke e
mbajtur veglën përmbys në një morsë
shtrënguese. Kjo mund të shkaktojë aksidente
të rënda, sepse është shumë e rrezikshme.
19. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
20. Magazinojini disqet sipas rekomandimeve
të prodhuesit. Magazinimi i pasaktë mund t'i
dëmtojë disqet.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që
njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të
rregullave të sigurisë për produktin në
fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja
e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime personale serioze.
16 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents