Makita LS0816F Instruction Manual page 48

Slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS0816F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ruajtja e kapacitetit prerës maksimal
Kjo vegël është rregulluar në fabrikë që të ofrojë
kapacitetin maksimal të prerjes për një fletë sharre të
rrumbullakët 216 mm.
Gjatë instalimit të një flete të re sharre të rrumbullakët,
kontrolloni gjithmonë pozicionin e kufirit të poshtëm
të fletës së sharrës së rrumbullakët dhe, nëse është e
nevojshme, rregullojeni si vijon:
1.
Hiqni veglën nga priza. Më pas, shtyni plotësisht
shasinë drejt rigës udhëzuese dhe ulni dorezën deri në fund.
2.
Përdorni çelësin fiso hekzagonal (ana e
kaçavidës) për ta rrotulluar bulonin e rregullimit derisa
fleta e sharrës së rrumbullakët të dalë paksa nën
sipërfaqen e rigës udhëzuese dhe sipërfaqen e sipërme
të bazës së rrotullimit.
► Fig.14: 1. Buloni rregullues 2. Riga udhëzuese
► Fig.15
3.
Rrotulloni me dorë fletën e sharrës së
rrumbullakët ndërkohë që mbani dorezën të ulur poshtë
fare që të siguroheni që fleta e sharrës së rrumbullakët
të mos prekë asnjë pjesë të bazës së poshtme.
Rirregulloni kapacitetin maksimal të prerjes, nëse është
e nevojshme.
PARALAJMËRIM:
një fletë të re sharre të rrumbullakët me veglën
të hequr nga priza, sigurohuni gjithmonë që
fleta e sharrës së rrumbullakët të mos të prekë
asnjë pjesë të bazës së poshtme kur doreza ulet
plotësisht. Nëse fleta e sharrës së rrumbullakët prek
bazën mund të shkaktojë zmbrapsje dhe të çojë në
lëndime personale serioze.
► Fig.16
Krahu i ndaluesit
Pozicioni i kufirit të poshtëm të fletës së sharrës mund
të rregullohet lehtësisht me anë të krahut të ndaluesit.
Për të rregulluar kufirin e poshtëm, rrotullojeni krahun e
ndaluesit në drejtim të shigjetës siç tregohet në figurë.
Rrotullojeni vidën rregulluese në mënyrë të tillë që
fleta e sharrës të ndalojë në pozicionin e dëshiruar kur
doreza ulet plotësisht.
► Fig.17: 1. Krahu i ndaluesit 2. Vida rregulluese
Rregullimi i këndit të prerjes me
kënd
KUJDES:
Pasi të keni ndryshuar këndin e
prerjes me kënd, gjithmonë siguroni bazën e
rrotullimit duke shtrënguar fort dorezën.
VINI RE:
Kur rrotulloni bazën e rrotullimit,
sigurohuni që të ngrini dorezën plotësisht.
Rrotulloni në drejtim të kundërt të akrepave të orës
mbajtësen për të zhbllokuar bazën e rrotullimit.
Rrotullojeni mbajtësen ndërsa mbani lart levën e
bllokimit për të lëvizur bazën e rrotullimit. Bashkërenditni
treguesin me këndin e dëshiruar në shkallën e këndit të
prerjes me kënd, më pas shtrëngoni mbajtësen.
► Fig.18: 1. Leva e bllokimit 2. Mbajtësja 3. Treguesi
Pasi të keni instaluar
Funksioni i ndalimit pozitiv
Kjo sharrë për prerje të pjerrët përmban funksion ndalimi
pozitiv. Mund ta vendosni me shpejtësi këndin e djathtë/
majtë të prerjes me kënd 0°, 15°, 22,5°, 31,6° dhe 45°.
Për të përdorur këtë funksion, lëvizeni bazën e rrotullimit
pranë këndit të dëshiruar pozitiv të ndalimit ndërsa mbani
lart levën e bllokimit. Më pas lirojeni levën e bllokimit dhe
lëvizeni bazën e rrotullimit në këndin pozitiv të dëshiruar
të ndalimit derisa baza e rrotullimit të bllokohet.
Rregullimi i këndit të prerjes së pjerrët
KUJDES:
Pasi të keni ndryshuar këndin e
prerjes së pjerrët, gjithmonë siguroni krahun
duke shtrënguar levën në drejtim të akrepave të
orës.
VINI RE:
Hiqni gjithmonë morsën vertikale
përpara se të rregulloni këndin e pjerrësisë.
VINI RE:
Kur anoni fletën e sharrës së
rrumbullakët sigurohuni që shasia të jetë ngritur
plotësisht.
VINI RE:
Kur ndryshoni këndet e prerjes së
pjerrët, sigurohuni që të keni ripozicionuar siç
duhet dërrasat me kanale siç shpjegohet në
paragrafin për pozicionimin e dërrasave me kanale.
VINI RE:
Mos e shtrëngoni shumë levën.
Duke vepruar kështu mund të shkaktohet
keqfunksionim i mekanizmit të bllokimit të këndit
të prerjes.
Animi i fletës së sharrës së
rrumbullakët në të majtë 0° - 45°
1.
Rrotulloni levën në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
2.
Mbani dorezën dhe anojeni shasinë në të majtë.
3.
Bashkërenditni treguesin me këndin e dëshiruar
në shkallën e këndit të prerjes së pjerrët.
4.
Shtrëngojeni levën në drejtim të akrepave të orës
për të siguruar krahun.
► Fig.19: 1. Leva 2. Doreza 3. Treguesi 4. Shkalla e
këndit të prerjes së pjerrët
Animi i fletës së sharrës së
rrumbullakët përtej të majtës 0° - 45°
1.
Rrotulloni levën në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
2.
Mbajeni dorezën dhe vendoseni shasinë në 0° për
anën e djathtë 2° ose 45° për anën e majtë 47°.
3.
Anoni shasinë pak në anën e kundërt.
4.
Shtyni butonin e lirimit.
5.
Anoni shasinë në pozicionin e dëshiruar përtej
diapazonit 0° - 45°.
6.
Shtrëngojeni levën në drejtim të akrepave të orës
për të siguruar krahun.
Kur e anoni shasinë në të djathtë 2°
► Fig.20: 1. Leva 2. Doreza 3. Butoni i lirimit
Kur e anoni shasinë në të majtë 47°
► Fig.21: 1. Leva 2. Doreza 3. Butoni i lirimit
48 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents