Makita LS0816F Instruction Manual page 43

Slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS0816F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2.
Përdorni pajisje mbrojtëse personale.
Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë. Pajisjet
mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët e
sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskat e forta ose
mbrojtëset ndaj zhurmës të përdorura për kushtet
e duhura reduktojnë lëndimet personale.
3.
Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin fikur
përpara se ta lidhni me burimin e energjisë
dhe/ose paketën e baterisë, apo përpara se
të ngrini ose të mbani veglën. Mbajtja e veglës
elektrike me gishtin të vendosur te çelësi mund të
sjellë aksidente.
Hiqni çelësat rregullues përpara se të ndizni
4.
veglën. Çelësat e mbetur në pjesët rrotulluese
të veglës elektrike mund të rezultojnë në lëndim
personal.
5.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në
çdo moment këmbët në pozicionin e duhur dhe
ruani ekuilibrin. Kjo mundëson kontroll më të
mirë të veglës elektrike në situata të papritura.
6.
Vishuni siç duhet. Mos vishni rroba të lirshme
dhe mos mbani bizhuteri. Mbajini flokët dhe
rrobat larg pjesëve lëvizëse. Rrobat e lirshme,
bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen te
pjesët lëvizëse.
7.
Nëse ofrohen pajisje për lidhjen me mjete
ndihmëse të nxjerrjes dhe mbledhjes së
pluhurave, sigurohuni që këto të jenë lidhura
dhe të përdoren siç duhet. Mbledhja e pluhurave
mund të pakësojë rreziqet në lidhje me to.
8.
Mos lejoni që njohja nga përdorimi i shpeshtë
i veglave t'ju lërë të bëheni të vetëkënaqur dhe
të shpërfillni parimet e sigurisë së veglave. Një
veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë lëndime
të rënda brenda një fraksioni të sekondës.
Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të
9.
mbrojtur sytë nga lëndimi kur përdorni veglat
elektrike. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në
pajtim me ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në
Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën
e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që
të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre
për të mbrojtur fytyrën.
Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë
përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse
për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e
tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën elektrike
Mos ushtroni forcë mbi veglën elektrike.
1.
Përdorni veglën e duhur elektrike për
përdorimin tuaj. Vegla e duhur elektrike do
ta bëjë punën më mirë dhe më të sigurt, me
shpejtësinë për të cilën është projektuar.
Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi
2.
nuk ndizet dhe fiket. Çdo vegël elektrike që nuk
mund të kontrollohet me çelës është e rrezikshme
dhe duhet të riparohet.
3.
Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/
ose hiqni paketën e baterisë, nëse mund të
hiqet, nga vegla elektrike përpara se të bëni
rregullime, të ndërroni aksesorë ose ta ruani
veglën. Masa të tilla parandaluese të sigurisë
ulin rrezikun e ndezjes së veglës elektrike
aksidentalisht.
4.
Mbajini veglat elektrike të fikura larg fëmijëve
dhe mos i lejoni personat që nuk e njohin
veglën ose këto udhëzime ta përdorin atë.
Veglat elektrike janë të rrezikshme në duart e
përdoruesve të pakualifikuar.
5.
Mirëmbajini veglat elektrike dhe aksesorët.
Kontrolloni për keqvendosje ose ngecje të
pjesëve të lëvizshme, thyerje të pjesëve dhe
ndonjë gjendje tjetër që mund të ndikojë në
përdorimin e veglës elektrike. Nëse vegla
elektrike është e dëmtuar, riparojeni përpara
përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga
veglat jo të mirëmbajtura.
Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të
6.
pastra. Veglat prerëse të mirëmbajtura me fletë të
mprehta kanë më pak mundësi të përthyhen dhe
kontrollohen më lehtë.
7.
Përdoreni veglën elektrike, aksesorët dhe
puntot e veglës etj. sipas këtyre udhëzimeve,
duke pasur parasysh kushtet e punës dhe
punën që do të kryhet. Përdorimi i veglës
elektrike për punë të ndryshme nga ato të synuara
mund të rezultojë në situata të rrezikshme.
8.
Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e kapjes të
thata, të pastra dhe pa vaj dhe graso. Dorezat
dhe sipërfaqet e kapjes që janë të rrëshqitshme
nuk lejojnë manovrimin dhe kontrollin e sigurt të
veglës në situata të papritura.
9.
Gjatë përdorimit të veglës, mos mbani doreza
pune prej lecke sepse ato mund të ngecin.
Ngecja e dorezave të punës prej lecke në pjesët
lëvizëse mund të rezultojë në lëndime personale.
Shërbimi
1.
Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person
i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm
pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të
sigurt veglën elektrike.
2.
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe
ndërrimin e aksesorëve.
43 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents