Makita LS0816F Instruction Manual page 45

Slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS0816F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
18. Pas përfundimit të prerjes, lironi çelësin,
mbajeni kokën e sharrës poshtë dhe prisni që
fleta e sharrës të ndalojë përpara se të hiqni
pjesën e prerë. Është e rrezikshme zgjatja e
duarve pranë fletës që po ndalon.
19. Përdorni vetëm fletë sharre me diametrin që
shënohet në vegël ose që specifikohet në
manual. Përdorimi i një flete sharre me madhësi
jo të duhur mund të ndikojë në mbrojtjen e
përshtatshme të fletës ose në funksionimin e
mbrojtëses, gjë e cila mund të shkaktojë lëndim të
rëndë personal.
20. Përdorni vetëm fletë sharre që kanë të shënuar
një shpejtësi të barasvlershme ose më të
madhe sesa shpejtësia e shënuar mbi vegël.
21. Mos e përdorni sharrën për të prerë materiale
të tjera nga të specifikuarat.
22. (Vetëm për shtetet evropiane)
Gjithmonë përdorni fletën që është konform
me EN847-1, nëse synohet për dru dhe
materiale të ngjashme.
Udhëzime shtesë
1.
Bëjeni punishten të tillë që të mos futen fëmijë,
duke përdorur kyça.
2.
Mos hipni kurrë mbi vegël. Mund të shkaktohen
lëndime të rënda nëse vegla përmbyset ose nëse
krijohet kontakt pa dashje me veglën prerëse.
3.
Asnjëherë mos e lini veglën në punë të
pamonitoruar. Fikeni rrymën. Mos e lini veglën
derisa ajo të ndalojë plotësisht.
4.
Mos e vini sharrën në punë pa vendosur
mbrojtëset. Kontrolloni mbrojtësen e diskut
për mbyllje të saktë përpara çdo përdorimi.
Mos e përdorni sharrën nëse mbrojtësja e
diskut nuk lëviz lirshëm dhe nuk mbyllet
menjëherë. Asnjëherë mos e mbërtheni ose
lidhni mbrojtësen e diskut në pozicion të
hapur.
Mbajini duart larg rrugës së fletës së sharrës.
5.
Shmangni kontaktin me fletën e sharrës që po
ndalon. Ajo sërish mund të shkaktojë lëndime
të rënda.
6.
Për të reduktuar rrezikun e lëndimit, kthejeni
shasinë në pozicionin plotësisht prapa pas
çdo veprimi prerjeje tërthore.
Sigurojini gjithmonë të gjitha pjesët lëvizëse
7.
para se të transportoni veglën.
8.
Kunji ndalues ose leva e ndaluesit që bllokon
pjesën e përparme të kokës së sharrës
shërben vetëm për qëllime transportimi dhe
ruajtjeje dhe jo për prerje.
Përpara përdorimit kontrolloni me kujdes
9.
fletën e sharrës për krisje ose dëmtime.
Zëvendësoni menjëherë fletën e krisur ose
të dëmtuar të sharrës. Pluhuri i shpimit dhe
palca e drurit të forcuara në fletët e sharrës
ngadalësojnë sharrën dhe rrisin mundësinë e
zmbrapsjes. Mbani fletën e sharrës të pastër,
fillimisht duke e hequr atë nga pajisja dhe
pastaj duke e pastruar me pastrues pluhurash
dhe palce druri, ujë të nxehtë ose vajguri. Mos
përdorni asnjëherë benzinë për të pastruar
fletën e sharrës.
10. Kur kryeni prerje me rrëshqitje, mund të
ndodhë ZMBRAPSJE. ZMBRAPSJA ndodh
kur fleta e sharrës ngec te materiali i punës
gjatë një veprimi prerjeje dhe fleta e sharrës
lëviz shpejt drejt operatorit. Mund të rezultojë
humbje e kontrollit dhe lëndim i rëndë i
personit. Nëse fleta e sharrës fillon të ngecë
gjatë një veprimi prerjeje, mos e vazhdoni
prerjen dhe lirojeni çelësin menjëherë.
11.
Përdorni vetëm flanxha specifike për këtë
vegël.
12. Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin
kryesor, flanxhat (sidomos sipërfaqen e
instalimit) ose bulonin. Dëmtimi i këtyre
pjesëve mund të shkaktojë thyerjen e fletës së
sharrës.
13. Sigurohuni që baza e rrotullimit të jetë
siguruar siç duhet që të mos lëvizë gjatë
punës. Përdorni vrimat në bazë për të
shtrënguar sharrën në një platformë ose stol
të qëndrueshëm pune. ASNJËHERË mos e
përdorni veglën ku pozicionimi i operatorit
mund të ishte i vështirë.
14. Sigurohuni që bllokuesi i boshtit të lirohet
përpara se të ndizet çelësi.
15. Sigurohuni që fleta e sharrës të mos prekë
bazën e rrotullimit në pozicionin më të ulët.
16. Mbajeni dorezën fort. Vini re që sharra lëviz
pak lart ose poshtë gjatë ndezjes dhe fikjes.
17. Sigurohuni që fleta e sharrës të mos prekë
materialin e punës përpara se të ndizet çelësi.
18. Përpara se ta përdorni veglën mbi një material
pune të vërtetë, lëreni të qëndrojë ndezur për
pak kohë. Bëni kujdes për dridhje ose lëkundje
që mund të tregojnë instalim të gabuar ose
fletë sharre të pabalancuar mirë.
19. Ndaloni menjëherë punën nëse vini re diçka
jonormale.
20. Mos u përpiqni të bllokoni këmbëzën në
pozicionin "NDEZUR".
21. Përdorni gjithmonë aksesorët e rekomanduar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve jo
të duhur, siç janë disqet abrazive të prerjes,
mund të shkaktojnë lëndim.
22. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
Rregulla të tjera sigurie për llambën në punë
1.
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e
dritës.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
45 SHQIP
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents