Makita MLT100N Instruction Manual page 36

Hide thumbs Also See for MLT100N:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mjetet ndihmëse
Shkopinj shtytës ose dërrasa shtytëse ose kufizuesi i
ndihmës janë lloje të "mjeteve ndihmëse". Përdorini për të
bërë prerje të sigurta pa qenë nevoja që përdoruesi të bjerë
në kontakt me fletën e sharrës në asnjë pjesë të trupit të tij.
Blloku për shtyrje
► Fig.33: 1. Pjesa e përparme/ana paralele 2. Doreza
3. Vidë druri 4. Ngjiteni bashkë
Përdorni një copë kompensatë 19 mm.
Doreza duhet të jetë në qendër të copës së
kompensatës. Vendoseni me ngjitës dhe vida druri
siç tregohet. Copa të vogla druri 9,5 mm x 8 mm x
50 mm duhet të ngjiten gjithmonë te kompensata për
të parandaluar çmprehjen e fletës së sharrës, nëse
përdoruesi pret gabimisht dërrasën shtytëse. (Mos
përdorni asnjëherë gozhdë te dërrasa shtytëse.)
Riga ndihmëse
► Fig.34: 1. Pjesa e përparme/ana paralele
Bëni kufizues ndihmës nga copa kompensate 9,5 mm
dhe 19 mm.
Anët e drejta
Kur dëshironi të përcaktoni anët e
KUJDES:
drejta hiqni matësin për prerjen tërthore nga tavolina.
Kur prisni materiale pune të gjata ose të
KUJDES:
mëdha, tavolina duhet të ketë gjithmonë mbështetjen e
përshtatshme. MOS lejoni që një dërrasë e gjatë të lëvizë
ose të bjerë mbi tavolinë. Kjo do të bëjë që fleta e sharrës
të përkulet dhe të rritet mundësia e zmbrapsjes dhe lëndimit
personal. Mbështetja duhet të ketë të njëjtën lartësi si tavolina.
Mos kryeni prerje me kënde të drejta
KUJDES:
në anën me kënd të pjerrët të fletës së sharrës.
1.
Rregulloni thellësinë e prerjes pak më lart se
trashësia e materialit të punës.
► Fig.35
2.
Poziciononi rigën drejtuese në gjerësinë e dëshiruar
të pozicionit të drejtë dhe bllokojeni në atë vend duke e
rrotulluar mbajtësen. Përpara vendosjes së pozicionit të drejtë
sigurohuni që skaji i pasmë i rigës drejtuese të mos lëvizë.
Nëse ai nuk sigurohet sa duhet, ndiqni procedurat në seksionin
e titulluar "Vendosja dhe rregullimi i rigës drejtuese".
3.
Ndizni veglën dhe afroni me ngadalë materialin
drejt fletës së sharrës bashkë me rigën drejtuese.
Kur gjerësia e rigës drejtuese është 150 mm dhe pak
më i madh, përdorni me kujdes dorën e djathtë që të
afroni materialin. Përdorni dorën e majtë për të mbajtur
materialin e punës në vend kundrejt rigës drejtuese.
► Fig.36
Kur gjerësia e rigës drejtuese është 65 mm - 150 mm,
përdorni shkopin e shtytjes që të afroni materialin.
► Fig.37: 1. Shkopi shtytës
Kur gjerësia e rigës është me e ngushtë se 65 mm,
shkopi i shtyrjes nuk mund të përdoret sepse do
të godasë mbrojtësen e fletës. Përdorni kufizuesin
e ndihmës dhe dërrasën shtytëse. Bashkoni rigën
ndihmëse me rigën drejtuese me dy morseta "C".
Afrojeni materialin me dorë deri kur fundi të jetë rreth 25
mm larg skajit të përparmë të tavolinës.
► Fig.38: 1. Morseta "C" 2. Riga ndihmëse
Vazhdoni ta afroni me anë të dërrasës shtytëse që ndodhet
mbi kufizuesen e ndihmës derisa prerja të jetë e plotë.
► Fig.39: 1. Riga ndihmëse 2. Blloku për shtyrje
Prerja e tërthortë
Kur bëni prerje tërthore hiqni rigën
KUJDES:
drejtuese nga tavolina.
Kur prisni materiale pune të gjata
KUJDES:
ose të mëdha, tavolina duhet të ketë gjithmonë
mbështetjen e përshtatshme në anë të saj.
Mbështetja duhet të ketë të njëjtën lartësi si tavolina.
Mbajini duart gjithmonë larg nga
KUJDES:
drejtimi i prerjes së fletës së sharrës.
Matësi i prerjes tërthore
► Fig.40: 1. Prerja e tërthortë 2. Prerja me kënd 3. Prerja
me buzë 4. Prerja e përbërë (me kënde)
Përdorni matësin për prerjen tërthore për 4 llojet e
prerjeve të treguara në figurë.
Shtrëngoni me kujdes çelësin mbi
KUJDES:
matësin e prerjes tërthore.
Shmangni fërkimin e materialit me
KUJDES:
matësin me anë të strukturave të qëndrueshme që
mbajnë ngarkesën e punës, sidomos kur prisni me kënd.
Mos e mbani ose kapni KURRË
KUJDES:
pjesën që keni ndër mend të prisni nga materiali.
Rregulloni gjithmonë distancën
KUJDES:
ndërmjet fundit të matësit të prerjes tërthore dhe
fletës së sharrës të mos i kalojë 15 mm.
Përdorimi i matësit të prerjes tërthore
► Fig.41: 1. Matësi i prerjes tërthore 2. Çelësi
rrotullues
Rrëshqitni matësin e prerjes tërthore në ulluqet e
trasha në tavolinë. Lironi çelësin mbi matës dhe
bashkërenditeni në këndin e dëshiruar (0° – 60°).
Ngjisheni lëndën e parë fort pas rigës dhe tërhiqeni me
ngadalë përpara drejt fletës së sharrës.
Transportimi i veglës
► Fig.42
Sigurohuni që vegla të jetë hequr nga priza.
Transportojeni veglën duke e mbajtur nga ana që
tregohet në figurë.
Sigurojini gjithmonë të gjitha pjesët
KUJDES:
lëvizëse para se të transportoni veglën.
Përpara se të transportoni veglën,
KUJDES:
sigurohuni që mbrojtësja e fletës dhe mbrojtësja
e poshtme janë ulur dhe se ana e poshtme
e mbrojtëses së poshtme krijon kontakt me
tavolinën kryesore.
36 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents