Makita UM603D Instruction Manual page 27

Cordless grass shear
Hide thumbs Also See for UM603D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2.
Bëni kujdes të mos lëndoni këmbët dhe duart
me veglën prerëse.
Mos qëndroni asnjëherë mbi shkallë dhe të
3.
përdorni pajisjen.
4.
Mos hipni asnjëherë në pemë për të kryer
prerje me pajisjen.
5.
Mos punoni asnjëherë në sipërfaqe të
paqëndrueshme.
6.
Hiqni rërën, gurët, gozhdët etj. që gjenden
brenda zonës së punës. Copëzat e huaja
mund ta dëmtojnë veglën prerëse dhe mund të
shkaktojnë kundërveprime të rrezikshme.
7.
Nëse vegla prerëse godet gurë ose objekte
të tjera të forta, fikeni menjëherë motorin dhe
kontrolloni veglën prerëse.
8.
Inspektojeni veglën prerëse në intervale të
shkurtra të rregullta për dëmtim (zbulimi i krisjeve
të vogla me anë të testit të zhurmës së trokitjes).
9.
Përpara fillimit të prerjes, vegla prerëse duhet
të ketë arritur shpejtësi të plotë pune.
10. Vegla prerëse duhet të pajiset me mbrojtësen
e duhur. Mos e përdorni asnjëherë pajisjen
me mbrojtëse të dëmtuara ose pa i vendosur
mbrojtëset në vend!
11.
Të gjitha instalimet mbrojtëse dhe mbrojtëset që
ofrohen me pajisjen duhet të përdoren gjatë punës.
12. Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë nga pajisja:
kur e lini pajisjen pa mbikëqyrje;
përpara pastrimit të një bllokimi;
përpara se të kontrolloni, pastroni apo të
kryeni punë në pajisje;
pasi të keni goditur objekte të huaja;
kur pajisja fillon të dridhet në mënyrë
jonormale.
13. Sigurohuni gjithmonë që vrimat e ajrosjes të
mbahen të pastra nga papastërtitë.
14. Pajisjet prerëse vazhdojnë të punojnë pasi
motori të jetë fikur.
Veglat prerëse
Përdorni vetëm veglën e duhur prerëse për
punën që po kryeni.
Udhëzimet për mirëmbajtjen
1.
Përpara fillimit të punës duhet të kontrollohet
gjendja e pajisjes, në veçanti ajo e veglës
prerëse dhe e pajisjeve mbrojtëse.
2.
Fikni motorin dhe hiqni kutinë e baterisë
përpara se të kryeni mirëmbajtje, duke
ndërruar veglat prerëse ose duke pastruar
pajisjen ose veglën prerëse.
3.
Kur nuk e përdorni pajisjen, ruajeni brenda në një
vend të thatë dhe të lartë ose të kyçur, larg fëmijëve.
Pastrojeni dhe kryeni mirëmbajtje përpara ruajtjes.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
MOS lejoni që njohja
Paralajmërime sigurie për prerësin e
shkurreve me bateri
1.
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg fletës të
prerësit. Mos e largoni materialin e prerë dhe
mos e mbani materialin që do të prisni kur
fletët janë në lëvizje. Sigurohuni që çelësi të
jetë i fikur kur pastroni materiale të ngecura.
Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të prerësit
të shkurreve mund të shkaktojë lëndim të rëndë
personal.
2.
Mbajeni prerësin e shkurreve nga doreza
me fletën e prerësit të ndaluar. Vendosni
gjithmonë kapakun e pajisjes prerëse
gjatë transportimit ose ruajtjes së prerësit
të shkurreve. Përdorimi i duhur i prerësit të
shkurreve pakëson lëndimin e mundshëm
personal nga fletët e prerësit.
3.
Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet e
izoluara të kapjes sepse fleta e prerësit mund
të prekë tela të fshehur. Fletët e prerësit që
prekin tel me rrymë mund të elektrizojnë pjesët e
ekspozuara metalike të veglës elektrike dhe mund
t'i japin punëtorit goditje elektrike.
4.
Mos e përdorni prerësin e shkurreve në shi ose
në kushte shumë të lagështa. Motori elektrik nuk
është rezistues ndaj ujit.
5.
Përdoruesit fillestarë duhet të kenë pranë një
përdorues me përvojë të prerësit të shkurreve
që t'u tregojë si përdoret prerësi.
6.
Prerësi i shkurreve nuk duhet të përdoret nga
fëmijët ose nga personat nën 18 vjeç. Të rinjtë
mbi 16 vjeç mund të përjashtohen nga ky kufizim
nëse trajnohen nën mbikëqyrjen e një eksperti.
7.
Përdoreni prerësin e shkurreve vetëm nëse
jeni në gjendje të mirë fizike. Vëmendja
reduktohet nëse jeni të lodhur. Tregohuni
veçanërisht të kujdesshëm në fund të ditës së
punës. Kryejini të gjitha punët me qetësi dhe
kujdes. Përdoruesi është përgjegjës për të gjitha
dëmtimet ndaj palëve të treta.
8.
Asnjëherë mos e përdorni prerësin nën
ndikimin e alkoolit, drogave ose mjekimeve.
9.
Dorezat e punës prej lëkure të fortë janë pjesë
e pajisjeve bazë të prerësit të shkurreve dhe
duhet të vishen gjithmonë gjatë përdorimit të
tij. Mbani gjithashtu këpucë të forta me shuall
kundër rrëshqitjes.
10. Përpara se të filloni punën, kontrolloni për t'u
siguruar që prerësi është në gjendje pune të
mirë dhe të sigurt. Sigurohuni që mbrojtëset
janë vendosur siç duhet. Prerësi i shkurreve
nuk duhet të përdoret nëse nuk është montuar
plotësisht.
11.
Sigurohuni që keni mbështetje të sigurt të
këmbëve përpara se të filloni punën.
12. Mbajeni veglën fort gjatë përdorimit.
13. Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
14. Fikeni menjëherë motorin dhe hiqni kutinë e
baterisë nëse prerësi prek ndonjë gardh ose
objekt tjetër të fortë. Kontrollojeni prerësin për
dëmtim dhe riparojeni menjëherë nëse është
dëmtuar.
27 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Um603dz

Table of Contents