Download Print this page

Makita ADP12 Instruction Manual page 110

Communication connector
Hide thumbs Also See for ADP12:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Siguria në zonën e punës
1.
Mos e ekspozoni këtë bashkues ndaj shiut,
borës ose lagështisë. Përndryshe në bashkues
mund të futet ujë dhe të shkaktohet goditje
elektrike ose qark i shkurtër.
2.
Mos e përdorni bashkuesin në atmosfera
shpërthyese, si për shembull në praninë e
subsancave të djegshme lëngje, gaze ose
pluhur. Rrezik shpërthimi ose zjarri.
Siguria elektrike
1.
Përdorni një kabllo USB që përshtatet me
terminalin USB Type-C. Mos e modifikoni kabllon
USB. Përndryshe mund të ndodhin defekte.
Mos krijoni lidhje të shkurtër ndërmjet
2.
terminaleve. Mbajeni terminalin larg nga
objektet e tjera metalike, si gjilpërat ose telat,
të cilat mund të krijojnë lidhje nga një terminal
në një tjetër. Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet
terminaleve mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
3.
Përdoreni këtë bashkues vetëm me bateri të
posaçme. Mos përdorni bateri të modifikuar.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
Shërbimi
1.
Kërkojini një personi të kualifikuar që t'i bëjë
riparime këtij bashkuesi vetëm duke përdorur
pjesë këmbimi të njëjta. Kjo do të garantojë që të
ruhet siguria e këtij bashkuesi.
Mos e çmontoni ose mos e ngacmoni këtë
bashkues. Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi
të lartë ose shpërthim.
Nëse vini re ndonjë problem me këtë bashkues,
dërgojeni te Qendrat e Autorizuara të Makita
ose të Fabrikës për kontroll dhe riparim.
Nëse këtë produkt përpiqet ta riparojë një person
që nuk ka njohuritë dhe aftësitë e duhura, produkti
jo vetëm që nuk do të performojë siç duhet, por
ekziston edhe rreziku i aksidenteve ose lëndimeve.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
1.
Kontrollojeni nëse ka pjesë të dëmtuara.
Nëse ndodh ndonjë problem ose defekt, mos
e përdorni më këtë bashkues. Nëse vazhdoni
ta përdorni, mund të ndodhin tym/zjarr, goditje
elektrike dhe dëmtime.
<Shembuj të anomalive/defekteve>
Kablloja ose terminalet janë shumë të
nxehta.
Ka gërvishtje të thella ose deformim.
Kur prekni kabllon USB, përçuesit mund të
kenë ose mund të mos kenë energji.
Mban erë e djegur.
Ka një ndjesi elektrike.
Nëse ndjeni ndonjë problem, shkëputeni
menjëherë energjinë nga bashkuesi dhe
kontaktoni qendrat e autorizuara të servisit të
Makita ose të fabrikës për kontroll dhe riparim.
2.
Nëse vini re ndonjë problem, si nxehje të
kutisë së baterisë gjatë përdorimit, hiqeni
menjëherë kutinë e baterisë dhe mos e
përdorni më. Nëse vazhdoni ta përdorni, mund të
shkaktohet tym, zjarr ose shpërthim.
3.
Mos e mbani dhe përdorni këtë bashkues në vende ku
temperatura mund të arrijë ose kalojë 50 °C (122 °F).
Ruajeni në një vend të thatë dhe larg fëmijëve.
Ekziston rreziku i aksidenteve.
Mos i prekni terminalet me duar të lagura.
4.
Rrezik i goditjeve elektrike.
Mos e rrëzoni këtë bashkues. Rrezik defektesh.
5.
RUAJINI KËTO UDHËZIME – Ky manual përmban
udhëzime të rëndësishme sigurie dhe operimi për
këtë bashkues.
Kur ia jepni këtë bashkues dikujt tjetër, jepini edhe
manualin e udhëzimeve.
Paralajmërime sigurie për valët radio
Mos e përdorni këtë produkt pranë pajisjeve
1.
elektronike që kanë sinjale kontrolli dhe të
dobëta me saktësi të lartë. (Shembuj të pajisjeve
elektronike që kanë nevojë për kujdes: Aparat
dëgjimi, stimulues kardiak, pajisje të tjera
mjekësore, alarm zjarri, derë automatike dhe
pajisje të tjera të kontrollit automatik).
2.
Valët e radios së këtij produkti nuk janë të
garantuara në të gjitha mjediset. Në rastet e
mëposhtme, valët e radios mund të mos arrijnë
ose valët e radios mund të shkëputen.
Kur e përdorni këtë produkt në ndërtesa ku
përdoret beton, shufra hekuri ose metal.
Kur e përdorni këtë produkt pranë pengesave.
Kur ky produkt interferohet nga pajisjet e komunikimit
me valë që përdorin të njëjtën frekuencë.
Kur e përdorni këtë produkt pranë pajisjeve
të tilla si, furra me mikrovalë që gjenerojnë
fushë magnetike, elektricitet statik ose
interferenca të valëve radio.
MARKAT TREGTARE
PËRKATËSE dhe
MARKAT TREGTARE TË
REGJISTRUARA
Logoja dhe marka e fjalës Bluetooth
të regjistruara tregtare që zotërohen nga Bluetooth
SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga
Makita bëhet me licencë. Markat e tjera tregtare
dhe emrat e tjerë tregtarë u përkasin zotëruesve
të tyre përkatës.
Android dhe Google Play janë marka tregtare ose
marka tregtare të regjistruara të Google LLC.
iPhone është markë tregtare e Apple Inc., e
regjistruar në SHBA dhe në shtete të tjera.
Marka tregtare iPhone përdoret nën licencë nga
Aiphone Co., Ltd.
App Store është markë shërbimi e Apple Inc.
Të gjitha markat e tjera tregtare në këtë dokument
janë pronë e pronarëve të tyre përkatës.
Vini re se shenjat ™ dhe ® janë hequr në disa
pjesë të tekstit.
110 SHQIP
®
janë marka

Advertisement

loading