Makita KP001GZ Instruction Manual page 39

Cordless planer
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
22. Mos e lini njësinë me valë në një vend me
pluhur ose grimca të vogla apo në një vend ku
mund të gjenerohet gaz gërryes.
23. Ndryshimi i papritur i temperaturës mund të
vesojë njësinë me valë. Mos e përdorni njësinë
me valë derisa vesa të jetë tharë plotësisht.
24. Kur pastroni njësinë me valë, fshijeni lehtë me
një leckë të butë e të thatë. Mos përdorni benzinë,
hollues, graso përcjellëse apo të ngjashme.
25. Gjatë ruajtjes, vendoseni njësinë me valë në kasën
e dhënë ose në një enë pa elektricitet statik.
26. Në folenë e veglës mos vendosni pajisje të
tjera të ndryshme nga njësia me valë "Makita".
27. Mos e përdorni veglën me kapakun e folesë të
dëmtuar. Uji, pluhuri dhe papastërtitë që hyjnë në
fole mund të shkaktojnë keqfunksionim.
28. Mos e tërhiqni dhe/ose rrotulloni kapakun e
folesë më shumë seç nevojitet. Rivendoseni
kapakun nëse hiqet nga vegla.
29. Ndërroni kapakun e folesë nëse humbet apo
dëmtohet.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
► Fig.1: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërendisni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq siç tregohet në figurë, nuk është e
bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së veglës/
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në motor
për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës dhe baterisë. Vegla do
të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse vegla ose bateria
janë vendosur sipas një prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur vegla/bateria vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të tërheqë
një korrent më të lartë nga normalja, vegla fiket automatikisht. Në këtë
situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën e
veglës. Pastaj ndizeni veglën për të rinisur punën.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla/bateria mbinxehet, vegla ndalon
automatikisht. Në këtë rast, lëreni veglën/baterinë të
ftohet përpara se ta ndizni sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk është i mjaftueshëm, vegla ndalon
automatikisht. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga vegla dhe ngarkojeni.
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të
tjera që mund ta dëmtojnë veglën dhe i lejon veglës
të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjitha hapat e
mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur vegla ka arritur në
ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të punës.
1.
Fikeni veglën dhe pastaj rindizeni për të rifilluar.
2.
Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të karikuara.
3.
Lëreni veglën dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e sistemit të
mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të shërbimit të Makita.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
► Fig.2: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Llambat treguese
Ndezur
39 SHQIP
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti i
mbetur
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Kp001gKp001gm201

Table of Contents