Makita DHR183 Instruction Manual page 37

Hide thumbs Also See for DHR183:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Zëvendësimi i kapakut izolues
1.
Futni një kaçavidë të drejtë në një nga kanalet
vendosura në anët e kokës së hundëzës. Anojeni
kaçavidën e drejtë me kënd për të shtypur dhe nxjerrë
jashtë grepin kubik të kapakut izolues. Më pas hiqni
buzën e gomës të kapakut izolues nga buza e hapjes së
kokës së hundëzës.
► Fig.37: 1. Kapaku izolues 2. Grepi kubik 3. Kanali
4. Koka e hundëzës
2.
Vendosni një nga grepat kubikë të një kapaku të
ri izolues në pjesën e poshtme të kanalit në kokën e
hundëzës me një sipërfaqe të futur të kapakut izolues
me drejtim përpara.
► Fig.38: 1. Grepat kubikë 2. Pjesa e poshtme e
kanalit 3. Kapaku izolues 4. Sipërfaqja e
futur
3.
Vendosni grepin tjetër në anën përballë, ndërsa
ripoziciononi kapakun izolues që të përshtatet imtas në
kokën e hundëzës.
► Fig.39: 1. Kapaku izolues 2. Grepi kubik 3. Pjesa
e poshtme e kanalit 4. Koka e hundëzës
5. Bordurat
4.
Vendosini lehtë buzën e gomës të kapakut izolues
mbi bordurën e hapjes së kokës së hundëzës nga
poshtë deri lart.
► Fig.40: 1. Buza e gomës 2. Kapaku izolues 3. Koka
e hundëzës
PËRDORIMI
Gjatë përdorimit, përdorni
KUJDES:
gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën ndihmëse)
dhe mbajeni veglën fort nga mbajtësja anësore
dhe nga doreza e çelësit.
Sigurohuni gjithnjë që materiali i
KUJDES:
punës të jetë siguruar përpara fillimit të punës.
Mos e tërhiqni veglën me forcë,
KUJDES:
edhe nëse puntoja ngec. Humbja e kontrollit
mund të shkaktojë lëndime.
Përpara se të përdorni sistemin e
VINI RE:
thithjes së pluhurit me veglën, lexoni pjesën rreth
sistemit të thithjes së pluhurit.
SHËNIM: Nëse kutia e baterisë është në temperaturë
të ulët, kapaciteti i veglës mund të mos arrihet
plotësisht. Në këtë rast, ngroheni kutinë e baterisë
duke e përdorur veglën pa ngarkesë për pak kohë për
të arritur plotësisht kapacitetin e veglës.
► Fig.41
Funksionimi i shpimit me goditje
Kur vrima bllokohet me cifla dhe
KUJDES:
grimca ose gjatë goditjes së shufrave përforcuese
të futura në beton, ushtrohet një forcë e madhe dhe
e papritur përdredhjeje në vegël/punton turjelë në
momentin e çarjes së vrimës. Gjatë përdorimit,
përdorni gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe mbajeni veglën fort nga mbajtësja
anësore dhe nga doreza e çelësit. Në të kundërt,
mund të shkaktohet humbja e kontrollit të veglës dhe
lëndim i rëndë i mundshëm.
Vendoseni dorezën për ndryshimin e modalitetit të
punës në simbolin
Poziciononi majën e trapanit në vendin e dëshiruar për
vrimën, pastaj tërhiqni çelësin.
Ushtroni forcën e furnizimit në dorezën e çelësit (doreza
kryesore) për saktësi dhe efikasitet pune, dhe mbani
mbajtëse anësore (doreza ndihmëse) për të ruajtur
ekuilibrin e veglës.
Mbajeni veglën në pozicion dhe mos lejoni që të
rrëshqasë nga vrima.
Mos ushtroni më shumë forcë kur vrima bllokohet nga
cifla ose grimca. Më mirë ndizeni veglën pa e vënë në
punë dhe më pas hiqeni majën e trapanit pjesërisht nga
vrima. Duke e përsëritur këtë disa herë, vrima do të
pastrohet dhe do të rifillojë shpimi normal.
SHËNIM: Jashtëqendërzimi në rrotullimin e puntos
së shpimit mund të ndodhë gjatë vënies në punë të
veglës pa ngarkesë. Vegla qendërzohet vetë gjatë
punës. Kjo nuk ndikon në precizonin e shpimit.
Shpimi në dru ose metal
Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes
KUJDES:
kur maja e puntos fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet. Gjatë depërtimit të puntos
në anën e kundërt të objektit mbi vegël/majën e
puntos ushtrohet një forcë e madhe shpuese.
Maja e puntos e ngecur mund të
KUJDES:
hiqet thjesht duke vendosur çelësin e ndryshimit
në rrotullimin e anasjelltë për ta nxjerrë punton.
Megjithatë, vegla mund të dalë papritmas nëse
nuk e mbani fort.
Siguroni gjithmonë materialet e
KUJDES:
punës në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
Mos përdorni kurrë "rrotullim me
VINI RE:
goditje" kur mandrina e shpimit është e instaluar
në vegël. Mandrina e shpimit mund të dëmtohet.
Gjithashtu mandrina e shpimit do të hiqet kur vegla të
kthehet mbrapsht.
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të
VINI RE:
shpejtojë shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do
të dëmtojë majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e
veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
37 SHQIP
.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents