Makita DHR183 Instruction Manual page 33

Hide thumbs Also See for DHR183:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Vetëm rrotullim
Për shpim në materiale druri, metali ose plastike,
rrotulloni dorezën për ndryshimin e modalitetit të punës
në simbolin . Përdorni një punto shpimi turjelë ose
punto shpimi për dru.
► Fig.7: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të
punës
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksione elektronike për
përdorim të lehtë.
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik. Nëse
vegla vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me
shpejtësi funksionimin pasi lëshohet këmbëza e
çelësit, dërgojeni veglën për shërbim te një qendër
shërbimi Makita.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë ofron rrotullim
konstant pavarësisht kushteve të ngarkesës.
MONTIMI
Sigurohuni gjithmonë që vegla
KUJDES:
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Mbajtëse anësore (dorezë
ndihmëse)
Përdorni gjithmonë mbajtësen
KUJDES:
anësore për të garantuar funksionim të sigurt.
Pas instalimit apo rregullimit të
KUJDES:
mbajtëses anësore, sigurohuni që mbajtësja
anësore të sigurohet mirë me pjesët e dala të
kapura plotësisht nga kanalet në mbajtësen
anësore.
Për të instaluar mbajtësen anësore, ndiqni hapat e
mëposhtëm.
1.
Lironi vidën me veshë në mbajtësen anësore.
► Fig.8: 1. Vida me veshë
2.
Instalojeni mbajtësen anësore në mënyrë të tillë
që kanalet në mbajtëse të përshtaten me pjesët e dala
në trupin e veglës ndërsa shtypni vidën me veshë.
► Fig.9: 1. Vida me veshë
3.
Shtrëngoni vidën me veshë për të siguruar
mbajtësen. Mbajtësja mund të fiksohet në këndin e
dëshiruar.
Instalimi ose heqja e puntos së
shpimit
Grasoja
Pastrojeni pjesën boshtore të puntos dhe lyejeni me
graso përpara se të vendosni punton.
Lyeni pjesën boshtore të puntos paraprakisht me pak
graso (rreth 0,5 - 1 g). Lubrifikimi i mandrinos siguron
punim pa probleme dhe një jetëgjatësi më të madhe.
► Fig.10: 1. Pjesa boshtore 2. Grasoja
Futeni punton e shpimit në vegël. Rrotullojeni punton e
shpimit dhe shtyjeni derisa të mbërthehet.
Pas vendosjes së puntos së shpimit, sigurohuni
gjithmonë që puntoja e shpimit është siguruar mirë në
vend duke u përpjekur ta nxirrni.
► Fig.11: 1. Maja e puntos
Për të hequr majën e puntos shtyni poshtë deri në fund
kapakun e mandrinës dhe nxirreni majën e puntos
jashtë.
► Fig.12: 1. Maja e puntos 2. Kapaku i mandrinës
Matësi i thellësisë
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi të njëtrajtshme.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e bllokimit dhe më
pas vendosni matësin e thellësisë në vrimë. Sigurohuni
që ana e dhëmbëzuar e matësit të thellësisë të jetë me
drejtim nga shenja.
► Fig.13: 1. Matësi i thellësisë 2. Butoni i bllokimit
3. Shenja 4. Ana e dhëmbëzuar
Rregulloni matësin e thellësisë duke e lëvizur përpara
dhe pas ndërkohë që shtypni butonin e bllokimit. Pas
rregullimit, lëshoni butonin e bllokimit për të bllokuar
matësin e thellësisë.
SHËNIM: Sigurohuni që matësi i thellësisë të mos
prekë trupin kryesor të veglës kur bashkohet.
Kupa kundër pluhurit
Aksesor opsional
Përdorni kupën kundër pluhurit për të parandaluar
shpërndarjen e pluhurit mbi vegël dhe mbi veten tuaj
gjatë punimeve të shpimit në tavan. Bashkëngjitni
kupën kundër pluhurit në punto siç tregohet në figurë.
Përmasa e puntove ku mund të bashkëngjitet kupa
kundër pluhurit është si më poshtë.
Modeli
Kupa kundër pluhurit 5
Kupa kundër pluhurit 9
► Fig.14: 1. Kupa kundër pluhurit
33 SHQIP
Diametri i puntos
6 mm - 14,5 mm
12 mm - 16 mm

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents